Diku në një qoshe të metrosë, ndodhej një djalë i brishtë, - TopicsExpress



          

Diku në një qoshe të metrosë, ndodhej një djalë i brishtë, i cili shiste lapsa, por njëkohësisht edhe lypte. Pranë tij kaloi një biznesmen, i cili i la një dollar në dorë dhe hyri me nxitim në tramvaj. Biznesmeni u mendua një çast, doli sërish nga tramvaji, iu afrua djaloshit, mori një laps plumbi dhe me një gjuhë keqardhjeje i tha se kishte harruar të merrte lapsin që donte të blejë. Me pas, shtoi:”Ti je biznesmen si unë dhe ke mallra për të shitur me çmim tepër të favorshëm.” Pasi erdhi tramvaji i radhës, ai u largua. Disa muaj më vonë, në një ceremoni të madhe, një operator shitjesh i veshur mirë dhe xhentil, iu afrua biznesmenit në fjalë dhe i tha:”Jam i bindur se nuk u kujtohem. Edhe pse nuk ua di as emrin, unë nuk mund t’ju harroj sa të jem gjallë. Ti je personi që më ktheu shpresën e humbur dhe respektin për veten. Unë kam qenë lypës dhe njëkohësisht shisja ndonjë laps rrugëve të qytetit. Derisa erdhët ju dhe më thatë se edhe unë isha biznesmen. Një burrë i mençur thotë:”Shumë njerëz kanë arritur më shumë sesa mendonin se mund të arrijnë. Kjo, sepse dikush tjetër besonte se ata i kanë aftësitë e duhura për këtë.”
Posted on: Wed, 09 Oct 2013 07:52:08 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015