Dy pika loti më rrodhën nga sytë, e mbi letrën që po shkruaja - TopicsExpress



          

Dy pika loti më rrodhën nga sytë, e mbi letrën që po shkruaja ranë! Thellë më tronditën në shpirtë, e shpejtë nga letra u thanë! Mbi fjalën ku qe shkruar ” Të dua”, pikat e lotit tim ranë! U tretën mbi bojën e shkruar, ku një shenjë të vogël lanë! Pra me bojë edhe me lotë, t’i shkruajta ty këto fjalë! Nga këtu larg ku s’të shoh dot, e ku të kujtoj me shumë mall! U bënë kohë që jam larguar, e në zemër vazhdoj të të mbajë! Ndoshta edhe ndjehesh e lënduar, por të lutem më beso se unë s’kam faj!!
Posted on: Sat, 05 Oct 2013 02:33:28 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015