FEJA JONË NA MËSON (T’ua mësojmë fëmijëve tanë këto - TopicsExpress



          

FEJA JONË NA MËSON (T’ua mësojmë fëmijëve tanë këto rregulla) -Çdo punë të mirë (hajrit) ta fillojmë me “BISMIL-LAH”. -T’i përshëndësim të tjerët, e sidomos më të vjetrit me “ES-SELAMU ALEJKUM”. -Prindërve të mos ua kthejmë fjalën. -Të shkruajmë dhe ushqehemi me dorë të djathtë, dhe të themi “ELHAMDU LIL-LAH” kur të ngopemi. -Të kujdesemi për higjienën: 1) Duke prerë thonjtë me rregull; 2) Duke pastruar duart para dhe pas ngrënies; 3) Duke pastruar dhëmbët gjithëherë; 4) Duke përdorur ujin me rastin e shkuarjes në tualet; 5) Duke mbajtur rrobat dhe trupin gjithëherë pastër. -Kur të dëgjojmë ezanin të përgjigjemi në thirrje dhe të përsërisim fjalët që thotë Muezini. -Të mos bëhet traditë qëndrimi nëpër rrugë. -Mos të hedhim mbeturina nëpër rrugë, e po qe se hasim diç në rrugë ta largojmë. -Të sillemi mirë me komshinjtë dhe t’i mirëpresim mysafirët.
Posted on: Sat, 28 Sep 2013 21:08:06 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015