Geci: EULEX-i ka prova për vrasjet e pas luftës Pse nuk po - TopicsExpress



          

Geci: EULEX-i ka prova për vrasjet e pas luftës Pse nuk po hetohen vrasjet e pas luftës? Misioni për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, po vazhdon të merret me hetimet për vrasjet e kryera gjatë kohës së luftës. Disa po hetohen, disa po merren në pyetje, e disa të tjerë edhe po burgosen. Mirëpo ngjashëm nuk po vepron edhe me “autorët” e vrasjeve pas luftës, kur dihet se raste të tilla ka pasur shumë, ndërsa është ndërmarrë fare pak. Kështu në kohën e pas luftës vrasje të shqiptarëve të Kosovës, përfshirë politikanë, gazetarë, ushtarakë e deputetë. Xhemajl Mustafa, Shaban Manaj, Ismet Rraci, Tahir Zemaj, Bekim Kastrati, Bardhyl Ajeti, Haki Ymeri, Shaban Manaj, Smajl Hajdaraj, janë disa prej personaliteteve politike, ushtarake e të cilët janë vrarë pas përfundimit të luftës në Kosovë. Mirëpo këto vrasje ende kanë mbetur të pa zbuluara.
Posted on: Sat, 08 Jun 2013 23:39:27 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015