HISTORI FANTASTIKE! Ja vlen ta lexoni! 6 gënjeshtrat e - TopicsExpress



          

HISTORI FANTASTIKE! Ja vlen ta lexoni! 6 gënjeshtrat e nënës... Isha fëmija i vetëm në një familje shumë të varfër. Nëse ndonjë ditë gjenim pak oriz, ashtulargonim urinë. Pasi e mbaroja pjesën time, nënaedhe pjesën e saj ma jepte mua dhe thoshte: “O biri im! Haje, sepse nuk jam e uritur.” Kjo ishte gënjeshtra e parë e saj. Një herë kishte zënë dy peshq në lumin afër shtëpisë. I vendosi para meje dhe unë fillova taha peshkun e parë ngadalë, ndërsa nëna ime hante atë që mbetej në mes të eshtrave. Mu rrëqeth zemra dhe peshkun tjetër ia dhurova asaj. Ma ktheu mbrapsht dhe më tha: “O biri im! Ha edhe këtë peshkun, a nuk e di se unë nuk i dua peshqit?!” Kjo ishte gënjeshtra e dytë e saj. U rrita dhe duhej të shkoja në shkollë. Nëna shkoi në treg dhe bëri marrëveshje me një tregtar rrobash, që ajo të ecte shtëpi për shtëpi për të prezantuar mallin. Një natë dimri u vonua ndërsa unë dola ta kërkoj. E gjeta duke bartur rrobat dhe duke trokitur shtëpi për shtëpi, dhe i thirra: “O nënë, eja të kthehemi në shtëpi sepse është bërë vonë dhe është ftohtë, ti mund ta vazhdosh nesër punën. Buzëqeshi dhe më tha: “Bir, nuk jam e lodhur.” Kjo ishte gënjeshtra e tretë e saj. Kur mbarova studimet, gjeta një punë të mirë, dhe mendova se ishte koha që nëna ime të pushonte e unë të merrja mbi supe obligimet e familjes. I caktova një pjesë të rrogës sime vetëm e vetëm ta linte punën, refuzoi t’i marrë dhe tha: “O biri im! Ruaji paratë e tua, unë kam aq pasuri sa të më mjaftojë!” Kjo ishte gënjeshtra e katërt e saj. Firma në të cilën punoja ishte gjermane, kështuqë më transferuan në Gjermani. I telefonova nënës sime që të vinte të jetonte me mua, por ajo nuk donte të më ngushtonte dhe më tha: “Jam më mirë këtu, biri im.” Kjo ishte gënjeshtra e pestë e saj. U plak nëna ime dhe e goditi sëmundja e kancerit në sy. Lashë çdo gjë dhe shkova ta vizitoja. Ishte e shtrirë në shtrat, kur më pa u mundua të buzëqeshë, por ishte e dobësuar. Filluan të më rridhnin lotët, ndërsa ajo më tha: “Mos qaj o biri im, unë nuk po ndiej dhimbje.” Kjo ishte gënjeshtra e gjashtë e saj dhe e fundit… Pasi ma tha këtë, i mbylli sytë, dhe nuk i hapi më kurrë. Për këdo që ka një nënë gjallë: “Ruaje këtë dhunti të madhe para së të pikëllohesh për humbjen e saj…” Për këdo që ka humbur nënën e tij: “Kujtoje çdoherë se sa shumë është lodhur ajo për ty. Mos e harro në lutjet e tua Zoti e mëshiroftë!” #D
Posted on: Wed, 07 Aug 2013 22:28:10 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015