I shpëton jetën motrës 22 herë me “puthjen e - TopicsExpress



          

I shpëton jetën motrës 22 herë me “puthjen e jetës” Harry Flynn mund të konsiderohet me plot kuptimin e fjalës si një shpëtues i madh jete. Djaloshi tetë vjeçar deri më tani i ka shpëtuar jetën motrës së tij Isabelës rreth 22 herë. Isabela, 2 vjeç, është një vajzë që ka lindur 12 javë më herët e për pasojë ajo vuan nga një gjendje e pazakontë që quhet apnea e parakohshme e cila i ndalon asaj frymëmarrjen pa paralajmërim. Por shumë shpejt vëllai i saj Harry e ka gjetur zgjidhjen për jetëgjatësinë e motrës së tij. Ai ka mësuar se si ta kryejë frymëmarrjen gojë-më-gojë në Kryqin e Kuq dhe me këtë mësim ai rregullisht i qëndron afër motrës së tij sa herë ajo ka nevojë për frymëmarrje. Harry-t të vogël frymëmarrjen gojë -me-gojë i është dashur ta kryejë shumë herë dhe në vende të ndryshme, si gjatë shikimit të televizorit, gjatë blerjes në supermarkete dhe gjatë ditëve kur prindërit e tij kanë qenë jashtë shtëpisë. Maria, nëna e Harry-t e Isabelës thotë se nuk ka dyshim se është nëna më krenare në botë që Harry është djali i saj, sepse sipas saj po të mos ishte Harry tashmë Isabela do të ishte e vdekur. Rasti i parë i shpëtimit erdhi kur familja ishte duke parë televizor dhe Isabela thirri para se të binte në dysheme pa ndjenja. “E gjitha ndodhi aq shpejt sa në ishim të çuditur kur pamë veprimin e djalit”, tonë kujton nëna e tyre. “Pasi Isabela ra në dysheme dhe nuk jepte shenja jete, ne të gjithë ishim të trishtuar përveç Harry i cili ishte i qetë dhe me po atë qetësi ai u përgjunj e thirri emrin e saj dhe kur Isabela e vogel nuk i ktheu përgjigje, ai i dha dy herë frymëmarrje dhe ajo menjëherë u zgjua kurse ne nuk mund tu besonim”, syve tregon Maria. Isabela ishte shumë e dobët kur lindi në javën e 28 dhe pas lindjes ajo qëndroi 10 javë në spital derisa gjendja e saj u përmirësua. Problemin me frymëmarrje e ka pasur të shpeshtë. Ky problem më parë i përsëritej dy herë në javë, kurse tashmë ky episod i përsëritet një herë në muaj edhe pse mjekët thonë së ky problem do t’i kalojë me kohë. Apnea e parakohshme është mungesa e frymëmarrjes spontane. Ajo zakonisht ndodh tek foshnjat e lindura parakohe për shkak se sistemi nervor qëndror i foshnjave nuk është i zhvilluar plotësisht kur ata janë lindur. Shumica e bebeve mund të zgjohen nga një krizë e apneas thjesht nga kujdesi apo fërkimi, shkruan AS. Edhe pse apnea zakonisht bëhet më e padukshme me rritjen e foshnjave, ato gjithsesi se do të kenë përsëritje të këtyre episodeve edhe pasi shkojnë në shtëpi. Në këto raste të përsëritjes së këtyre ndodhive fëmijëve pas daljes nga spitali u vihet një monitor apnea për të monitoruar gjendjen e fëmijës nga ana e familjarëve. Fëmija gjithashtu duhet të marrë ilaçe që përmbajnë kafeinë për një kohë të shkurtër. Isabela e vogël tashmë ka një sensor në dyshekun e saj që monitoron frymëmarrjen e saj dhe jep alarm sa herë që frymëmarrja e saj ndalon. Kurse Harry është gjithmonë i pranishëm që t’i japë ndihmë edhe në mes të natës. Ai madje e ka trajnuar edhe motrën e tij Molly që është vetëm 5 vjeçe që ta “ringjall” motrën e tyre të vogël në kohën kur ai është në shkollë apo në aktivitete të tjera rreth shkollës. Edhe pse një hero, vetë Harry vazhdon ta jetojë jetën e tij në mënyrë normale. Ai është një nxënës shembullor në shkollë dhe një hero në familje. Y. Adam
Posted on: Sat, 20 Jul 2013 09:05:58 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015