INJORIMI I GJENDJËS ALARMANTE NË KOSOVË!!! Realiteti në - TopicsExpress



          

INJORIMI I GJENDJËS ALARMANTE NË KOSOVË!!! Realiteti në Kosovë fletë për situat kërcënuese për vlerat më sublime të vendit. Fatkeqësisht, sa do që i gjithë populli ka një përceptim të tillë, kush do që ngrit zërit ndaj kësaj gjendje, identifikohet me motive politike, duke humb rëndisnë e trjatimit serioz e profesional të problemeve. shkruan: Mr.Sc Armend Halimi Ekzistenca në rrezik?! Fatkeqësisht populli i Kosovës për 14 vite në liri çdo ditë e më tepër në mënyrë permanente viktimizohet në mënyra të ndryshme, ende pa u shëru plagët fizike dhe psiqike të së kaluarës së hidhur të shekullit që lamë pas. Rreziku ndaj të cilit janë të ekspozuar qytetarët sot në Kosovë për arsye se vjen nga mesi i tyre, (përfaqësuesit e tyre), bën të shihet si problem për të u menjanuar. Për veç se është gjë e turpshëme të flasësh kundër vendit, njëherit shkuarja më largë me masa të pakanaqësisë, si revolta dhe kryengritja, e mos të flasim revulucioni i dhunshëm janë edhe të inkriminuara si të kundërligjshëme. Por, nëse merret parasysh ana tjetër, ajo etimologjike, apo shkaktarët e gjitha këtyre që mund të rezultojnë me pasoja për vendin, parasëgjithashë duhet parë si gjë e turpshëme, apo e pafalshëme ndaj atyre që nxisin situata të tilla, duke qenë kështu barra duhet ra pikërisht mbi ta. Është aq e dhimbshëme që në Kosovë pjesmarrës të gjithë kësaj loje (situates alarmante) janë ata që në kulte të diturisë mësojnë studiuesit si duhet drejtësia…si duhet respektuar e drejta e qytetarit…si ndërtohet demokracia…ndërsa vetë duke dhënë shembull të kundërt me pozicionet e tyre praktike në pushtet…kjo s’mund të quhet ndryshe vetëm se keqpërdorim i intelektit, dhe njëherit keqpërdorim i besimit dhe pozitës së dhënë. Padrejtësitë që përjeton populli i Kosovës nga pas lufte e deri tani nisen që nga shpërlarja e trurit. Si rezultat i kësaj sot krenaria e tyre më e madhe që kishin dikur thuajse u shua…atëdhedashuria…më sot populli nuk gjenë fuqin të qaj dertin pse në simbole të shetetit të tyre të ëndërruar nuk janë ato kombëtare të cilat ishin arsye e rezistencës dhe sakrificës…sot ky popull më nuk gjenë fuqin të shqetësohet se çka po bëhet me një pjesë të territorit të tij, apo shtetit përgjithësisht. Sepse ata gjinden para sfidës për ekzistencë dhe dinjitetit individual. S’ka si të mos shihet situata e tillë gjendje alarmante, përderisa pasuria më e madhe që çmohet në çdo vend, në Kosovë po shkatrrohet…rinia e tij. Sot për dallim nga ata që kanë pas fatin të jenë të lidhur me njerzë të pushtetit dhe gëzojnë pozita të pamerituara, pjesa e dërrmuese e popullit në gjendje depresive dhe pa shpresë i’u janë dhënë zanateve të ndyta të imponuara; vjedhjeve, grabitjeve, narkomanisë, bredhjeve…pandëgjushmërisë…etj…etj…të tjerët si zgjidhje shohin mjerisht vetëm ikjen nga vendi i tyre. Sot ata pranojnë të dërrmohen në çdo vend dhe me çdo punë që u siguron bukën…lirinë…drejtësinë…ekzistencën…dinijitetin. Kjo ka bërë që jo vetëm duke mos pas kohë e as arsye shkollimin, por fatkeqësisht duke ndij edhe irritim ndaj saj, sepse nga to të priveligjuarit pajisen dhe arrinë tek gradat shkencore pa mund. Edhe pse përshkrimi i situatave të tilla të rinisë së Kosovës është një barrë e madhe, për arsye se pjesën më të madhe të popullit e bën rinia, por jam i sigurt se flas në emër të gjithëve, përderi sa të gjithë janë viktimë e aktualitetit, përjashtimisht të fëmijëve të të priveligjuarëve. Për regjisorët e kësaj drame tragjike gjuha profesionale thotë se dy elemente të shtetit, apo interesat e sigurisë kombëtare jo që janë në rrezik, por gjenden para shkatrrimit total: identiteti i popullit dhe jo vetëm mirëqenja e tij çoftë me në aspekt fizik, çoftë psiqik, por përgjithësisht themelet e shtetit.Vendin me gjendje të tillë bashkë me raportet kombëtare e ndërkombëtare të organizatave e institucioneve të ndryshme, shkenca e emërton shtetë të dobët sipasoj e kriminalizimit të tij, ndërsa populli atë e përjetonë si të padëshiruar…e gjithë kjo për gjendjen e një vendi në aspektin profesional ka një emër të përgjithshëm “gjendje alarmante” potencialisht të përshkallëzuar. Ndryshe po të i dhëmë një rrumbullaksim realitetit në Kosovë si për nga shkaktarët si për nga pasojat, do dukej kështu: shkaktarët: nepotizmi, diskriminimi, korrupsioni, paaftesia dhe mos efikasiteti i organeve të rendit, mossundimi i ligjit, papunësia, servilizimi apo gjunzimi para diplomacisë imponuese, etj pasojat: varfëria, kriminaliteti i llojeve të ndryshme, vjedhjeve, grabitjeve, vandalizmi, krimi i organizuar, trafikimi, prostitucioni, migrimi ilegal, bashkë me to edhe dukurit tjera negative, si bredhja, kërkim lëmosha, lojrat e fatit, lëshim ndaj interesave shtetërore, etj. Loja e dyfishtë mes pushtetarëve dhe diplomacisë imponuese Fatkeqësia më e madhe shihet tani që diplomacia imponuese ndërkombëtare në Kosovë është mjetë duke i’u kushtëzuar kompromiset dhe lëshimet në dëm të interesave të vendit, e në favor të interesave të Serbisë, gjë që faktikisht po lenë të kuptohet se kjo e fundit ende ka rolin e hegjemonit në Rajon. Pikrishtë përshtatjëja ndaj një loje të tillë mbanë njerzit imun në Kosovë, duke u kushtëzuar me servilizmin. Ngase vetëm duke qenë kështu sigurohen nga ndjekja e sigurt për korrupsion, krim të organizuar, kolaps të demokracisë në Kosovë, etj. E gjithë kjo “loj” mes ndërkombëtarëve në Kosovë dhe pushtetarëve sot kamuflohet gjoja me të arritura për vendin, duke u dhënë epitete të ndryshme vendorëve, që në fakt janë grada falenderimi për serviliziem. Për çudi sikur të vërbuar kjo i mban krenar pushtetarët, sikur janë të pavetëdijshëm se lavdat dhe epitetet e vërtëta për suksese jep vetum populli të cilit i shërbehet. Është e dhimbshëme për popullin e Kosovës që në krye të kësaj diplomacie imponuese gjendet pikrisht vendi që më së shumti është shpresuar për ndihmë në çdo rrethanë, fjala është për shtetin e Amerikës. A ka shpëtimtarë?! Megjithëatë më alarmante se ekzistenca e pasojave është mosgadishmëria për parandalim të shkaktarëve.! Dikur populli i Kosovës ishte rezistent ndaj terrorit, ngase kishte një helmet mbrojtës të fortë, atë të krenarisë së bashku me shpresën për ditë të mira. Mjerisht, sot kësaj “dite të mirë” nuk arrin të i gëzohen as kush tjetër, veq se nëntoka e krimit…personalitetet e dyfishta…një pjesë e atyre që njëkohësisht me pushtetin, përfaqëojnë edhe krimin... Kjo “ditë e mirë” për dallim nga populli i gjunëzuar për ekzistencë, simbolizon boss-ët multimilioner...sot kjo ditë simbolizon vendin ku për dallim nga kollapsi në drejtësi, shefi i drejtësisë gjenë arsye për komoditet e krenari...sot përkundër asaj që krimi ngulfatë shoqërinë, shefi i rendit dhe qetësisë ndihet i sukseshëm...sot për dallim nga gadishmëria për të ik të rinjët nga vendi si pasoj e mos prespektivës për jetë dhe msymjës ilegale për shpëtim, njerzit e ekonomisë thonë se populli nuk donë punë në Kosovë, ndërsa shefja e integrimit insiston në izolim...sot për dallim nga alarmimi për korrupsion, shefi i shefave ndihet i paprekshëm nga përgjegjësisa dhe morali... Sa do që në një vend demokratik adresa për shpëtim është ana institucionale, një gjë e tillë realisht është e pamundër të ndodh ndojëherë në Kosovë, së paku jo deri sa ekziston një strukturë e tillë në pushtet e paprekshëme nga ligji dhe pa ndërgjegjëje. Sepse fare thjeshtë ndryshimet e pritshëme në këtë drejtim do të thoshte vetflijim pikrishtë i atyre që kanë sjell gjendjen e tillë... “lufta” duhet të filloj nga ta, dhe pasi gjenden në pozita të tilla, atyre u takon vija e parë e “frontit” si në anën e sulmuesit sikurse të sulmuarit, që do kishte kuptimin metaforik të sulmosh personin në pasqyrë, para së cilës gjendesh vetëm ti, me fjalë të tjera do të thotë luftë kundër vetës. Fare në fund, për të stopuar këtë gjendje alarmante, dhe parandaluar përshkallëzimin e saj, me potencial të trazirave mbarë shoqërore, mos të themi edhe luftës civile në Kosovë, duhen hapa emergjent si shpëtm i vetëm. Parësore duhet të jetë përmisimi i kushteve ekonomiko-sociale, pastaj seriozitet dhe efikasitet të organeve të ndjkjës sipas mandatit ligjor në ndjekjen e personazheve me afera korruptive, krim të organizuar, etj. Serioziteti për ndryshimin e kësaj gjendje mund të shihet vetëm me rezultat konkret e të prekshëm, e jo shpresa se do bëhet dikur. Ky rezultat varet pikrisht nga vullneti, sepse infrastruktura ligjore dhe mekanizmat e organeve të rendit dhe sigurisë kanë potencial të mjaftushëm. E kundërta e kësaj siq është parë deri tani, pamvarësisht premtimeve, mungesa e suksesit për kapjen e “peshqëve të mdhenjë”, i ngjanë hiq më pak se një aleance të lidhur mes peshkatarëve dhe peshqëve, të cilët me qëllim shkojnë për peshkim me grepa të ligj për të shpëtuar nga kapja peshqit e mdhenjë, madje edhe të vegjlit. Ndërsa, përderi sa do ekzistojë kjo gjendje alaramante, dhe mos serioziteti për ndryshim nga ata prej të cilëve pritet, ekziston frika se populli tani më tepër se kurr është i gatshëm të marrë vetgjyqësinë në dorë, e që pastaj pasojat e përgjithshëme jo vetëm se do jenë të dhimbshëme, por edhe të pandalshëme.
Posted on: Fri, 26 Jul 2013 21:25:18 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015