Konkurs për vend të lirë pune Universiteti i Prishtinës - TopicsExpress



          

Konkurs për vend të lirë pune Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” shpall konkurs për këtë vend të lirë pune: - Administrator i Qendrës Ndërdisiplinore të Trekëndëshit të Dijes (IKTC) me afat të caktuar (një punonjës) për periudhë gjashtë mujore. Kushtet: Diplomë universitare në Mjekësi, ose preferohet diplomë e nivelit master ose doktoratë në fushën e biomjekësisë (Phd., apo M.S.), të ketë përvojë pune në projektet shkencore dhe arsimore të lidhura më Kujdesin Shëndetësor si dhe të ketë njohuri të mirë të gjuhës angleze. Detyrat – përgjegjësitë: - Të asistoj organizimin dhe menaxhimin e takimeve në kuadër të projektit; - Të mbështesë përgatitjen e projekteve kërkimore-shkencore në mënyrë që të përfitohet nga grada të ndryshme; - Menaxhim i kapaciteteve teknike të laboratorëve, zhvillimi i orareve për shfrytëzimin dhe raportimin e aktiviteteve të realizuara në laboratorë; - Dokumentimi i aktiviteteve, organizimi i dokumentacionit për kërkime shkencore si dhe aktivitete tjera brenda qendrës; - Përkthimi i dokumenteve të lidhura më aktivitetet e qendrës nga gjuha shqipe në gjuhë angleze dhe anasjelltas; - Në koordinim me menaxherin e Qendrës, asiston në implementimin e aktiviteteve në kuadër të Qendrës Ndërdisciplinare të Transferit të Dijes (IKTC). Konkursi mbetet i hapur 7 ditë nga dita e shpalljes në ueb-in e UP-së. Në zbatim të nenit 11 pika 2 të Ligjit për Shërbyesit Civilë të Republikës së Kosovës, ftohen që të konkurrojnë edhe kandidatët nga komunitetet minoritare në Kosovë. Dokumentet e kompletuara duhet të dorëzohen në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës Rr. "Nëna Terezë", p.n. 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës, zyra nr. 1. Aplikacionet për konkurrim mund të shkarkohen në: uni-pr.edu ose mund të merren me rastin e aplikimit për këto vende pune. Në procedurën e pranimit të kandidatëve, do të bëhet intervista dhe testimi i kandidatëve të cilët i plotësojnë kushtet sipas konkursit. Kandidatët të cilët konkurrojnë duhet ta shënojnë edhe numrin e telefonit kontaktues. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. uni-pr.edu/Lajmet/Konkurs-per-vend-te-lire-pune.aspx
Posted on: Tue, 18 Jun 2013 06:00:37 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015