Kosova dhe populli i saj kanë nevojë për Republikën e Tretë - TopicsExpress



          

Kosova dhe populli i saj kanë nevojë për Republikën e Tretë të Kosovës. Vetëm një Republikë e Tretë na e shpëton Republikën. Kjo Republikë e Tretë duhet të jetë Republikë që kujdeset për paqen, stabilitetin dhe sigurinë por që ato i sheh si pasoja të natyrshme të demokracisë, zhvillimit dhe drejtësisë. Duke i pasur për qëllim veçse paqen, stabilitetin dhe sigurinë as nuk po i arrijmë ato plotësisht dhe me të vërtetë, por edhe do t’i humbin edhe dromcat e tyre. Republika e Tretë synon demokraci për shoqërinë dhe institucionet, zhvillim për shtetin dhe ekonominë, drejtësi për qytetarët dhe njerëzit. Paqja, stabiliteti dhe siguria më pas lindin mes nesh. Sepse, fundja, paqja pa demokraci, stabiliteti pa zhvillim dhe siguria pa drejtësi, janë shtypje e shfrytëzim, janë robëri e varfëri. Pikërisht Lëvizja VETËVENDOSJE! është edhe alternativë konceptuale edhe alternativë politike edhe alternativë ekonomike edhe alternativë qeverisëse. Idetë dhe kritikën, vizionin dhe zgjidhjet, organizatën dhe vullnetin, të gjitha këto i kemi. Ne duhet vetëm të punojmë dhe fitorja e Kosovës është e sigurt. Kjo fitore quhet Republika e Tretë e Kosovës.
Posted on: Sun, 21 Jul 2013 16:39:32 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015