Kurban Bajrami Ky është një version i shqyrtuar i kësaj - TopicsExpress



          

Kurban Bajrami Ky është një version i shqyrtuar i kësaj faqejeshow/hide details Ky artikull është pjesë e koleksioneve: Islam Allah-eser-green.png Besimet▲ fsheh Njësia e Zotit Profetët · Librat e zbritur Engjujt · Paracaktimi Dita e Ringjalljes Praktikat▲ fsheh Deklarimi i fesë · Namazi Agjërimi · Lëmosha · Haxhxhi Teekstet & ligjet▲ fsheh Kurani · Sunna · Hadithi Fikh-u · Sheriati · Kalem Historia & liderët▲ fsheh Kalendari · Muhameti Ehl el-Bejt · Sahabët Rashidun · Imamati Kalifati · Përhapja e Islamit Konfesionet▲ fsheh Sunnit · Shia Sufi · Ibadi · Ahmadiyya · Kuranijun · NOI Kultura & shoqëria▲ fsheh Akademikët · Kafshët · Arti Kalendari · Fëmijët Dauah · Demografia Festivalet · Xhamitë Filozofia · Politika Shkenca · Gratë Shih edhe▲ fsheh Religjionet tjera · Fjalori Portali islam Kjo kuti: shiko · diskuto · redakto Kurban Bajrami - Eid-al-Ad-ha (Ad-ha Eid) është festë fetare Islame gjatë ditëve të të cilit myslimanët të cilët kane mundësi financiare flijojnë kafshë në emër të Allahut dhe një pjesë nga mishi i tyre ua dhurojnë të varfërve. Eid-al-Ad-ha (Ad-ha Eid) përdoret edhe me emra tjerë në botën myslimane, për shembull në Maroko. Algjeri, Tunisi, Egjipt, Jemen dhe Libi quhet Eid el-Kibir (Eidi i madh). Në Turqi quhet kjo festë Kurban Bayrami. Kështu quhet edhe në Shqipëri, Bullgari dhe Rusi. Në Kinë quhet Festa e Kurbanit. Kjo ka të bëjë me sakrificën që bëhet në emër të profetit Ibrahim. Kjo sakrificë është prerje e një kafshe (dele, qengj ose cjap) si kurban. Sipas rregullave kjo kafshë duhet të jetë së paku një vit i vjetër. Ky recital thuhet arabisht për sakrificën e bërë: Në emër të Allahut بسم الله Dhe Allahu është më i madhi والله أكبر O Allah, kjo me të vërtetë është për ty اللهم إن هذا منك ولك O Allah, pranoje nga unë اللهم تقبل مني Pas sakrificës së kafshës, sipas Kuran-it, mishi duhet të ndahet në tri pjesë: Një pjesë për të varfrit, një pjesë për të afërmit dhe fqinjët dhe pjesa e fundit për familjen tënde. Historia[redakto] Me mijëra vite lugina e Mekës ishte një vend i thatë dhe pa banorë. Myslimanët besojnë se profeti Ibrahim ishte këshilluar që të sjellë gruan e tij Haxhira dhe birin e tij Is’mail që të mbroj ata nga xhelozia e gruas së dytë të Ibrahimit e cila quhej Sara. Ai i la ata aty me pak ushqim dhe ujë. Mirëpo këto u sosën shpejtë dhe Haxhira dhe Ismaili vuanin nga uria dhe etja. Haxhira shkoi për të kërkuar ndihmë pas kodrave, por ajo u lodh dhe u shtri afër Is’mailit duke ju lutur Allahut. Is’maili e futi këmbën në tokë dhe uji filloj të dalë nga toka. Tani që ata kishin ujë e shkëmbenin atë me ushqim me nomadët që kalonin aty. Pas pak Profeti Ibrahim u kthye prapë në Palestinë që të vizitoj familjen e tij dhe e vërejti se ata ishin mirë dhe kishin gjithçka që ju duhej. Allahu i kishte thënë profetit Ibrahim që të ndërtoj një altar për te. Ibrahimi dhe Is’maili e mbaruan një gur – Kaab (ose Kub) – e cili do të bëhej vend në të cilin mblidhen të gjithë që dëshirojnë që të forcojnë besimin në Allahun. Ky kub përdorej edhe nga besimet tjera. Pas shumë viteve, Allahu i tha profetit Muhammed që të rindërtoj Kaab-ën (Kubin) vetëm për ata të cilët dëshirojnë t’i luten Allahut. Në vitin 628 profeti Muhammed u nis për një udhëtim me 1400 besimtarë për të vizituar Kaab-ën dhe kjo shënon shtegtimin e parë të Islamizmit dhe ringjall traditën e Profetit Ibrahim. Tradita[redakto] Për këtë festë të gjithë besimtarët vishen me rrobat më të mira që kanë dhe vizitojnë njëri tjetrin
Posted on: Mon, 14 Oct 2013 21:27:18 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015