Lugina e Shkumbint drejt shkatërrimit ! Deri sot mburreshim me - TopicsExpress



          

Lugina e Shkumbint drejt shkatërrimit ! Deri sot mburreshim me Luginën e Shkumbinit,Rrapunit,Lunikut apo te Gurakuqit, kishim të drejtë sespe ku në cdo vend te Shqipërise digjeshin dhe shkatëroreshim pyjet këtu mbrohej me fanatizëm. Gjelbërimi,llojshmëria bimore,fauna e pakët ishin pjesë e një peishazhi të mrekullueshëm që shtrihej përgjatë lumit i cili gjarpëronte mes kodrave dhe fshatrave të kësaj zone. Ujrat që rrjedhin lirshëm nga burime dhe përrenj të veshur me petkun e myshkut nën Rrapat hijerëndë që bëjnë fresk me anë gjetheve që lëvizin ngadalë nga flladi i veriut dhe përtej ku dëgjohej një zilke e vogël të një cjapi që vërtitet për të kapur një bisk shkoze që është rritur në mes të një grumbulli dushku,aty ku bariu është fermeri zot i tokës të mbjellur me kujdes me drithërat dhe perimet e vaditura mirë, aty ku makina të ndryshme vershojne andej këndej rrugës kombëtare, herë herë ndalojnë për tu qetësuar dhe për relaksim, aty ku ajri i freksët prodhohet jo nga kondicionerët, pikërisht këtu : SOT – Masakra ka filluar , ta bëjme Shqipërine Superfuqi energjetike , 17 leje koncensionare të miratuar tashmë nga qeveritar te papërgjegjshëm për të ndertuar një BLLOF vdekjeje të zonës tonë. Që sipas projekteve skandaloze, cdo burimi të futet në Tubë nënshtratin e lumit me gjatesi 5-8km.Kjo masaker vjen edhe nga neglizhenca e drejtuesve vendorë që sduhet të kishin mirtuar ndërtimin e HC në të gjitha burimet ujore, aktulisht në rrethin janë në pune 8 HC , pamvaresisht dëmit ekologjik dhe mjedisor që kanë sjelle ato tashme janë ndërtuar dhe nuk mund të prishen , problem është se janë miratur të tjerë që do tja marrin krejtësisht frymën Librazhdit , një pasojë që brezat nuk do të na falin që edhe zoti do na ndërshkojë për këtë që po i bëjmë ne natyrës. Futja e ujit në TUBA është vdekja e tij , gjallesat ujore,peshqit , fauna dhe flora nuk do të ekzistojnë më , lageshtira ajrore , freskia , bukuria peisazhistike do ti humbasim përgjithmonë. Ne do zgjedhim Hidrocentralet ne vend të jetës ose duhet të shpërngulemi përfundimisht nga ky qytet që nuk ndjehet dhe nuk po reagon në kohën e duhur.
Posted on: Sat, 17 Aug 2013 08:43:41 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015