Miremengjes te dashur dashamire! Dite te qete e ne harmoni me - TopicsExpress



          

Miremengjes te dashur dashamire! Dite te qete e ne harmoni me vehten! DASHURIA Një ditë e ndjeva se më mungonte dashuria, Kish dalë prej meje, Ishte arratisur! E pyeta veten ,ajo mblodhi supet, -Gjej tjetër-më tha-kjo të ka ikur! U nisa i dëshpëruar për tek sheshi i brengave, Dhe rrugës takova një njeri gri! -Dashuria ka vdekur-më tha, -S’e ke marrë vesh?! As kufomën e saj s’e gjen dot tani! Më tej takova një të marrë, Që pllakat e trotuarit i numëronte me zë! -Dashurinë-më tha-e kam parë në varr, Atje do ta gjeni atë! Më në fund më doli përpara një fëmijë, Ndoshta,fare kot atë e pyeta. -E kam parë në qiell-më tha ai, Atje ku rrinë dashuritë e vërteta ! Po ti,merre timen,më tha pastaj, Mua më jep prapë Zoti Krisht! Që atëhere shpirtin e atij fëmije unë kam, Dhe dashurinë e tij,natyrisht Skender Rusi
Posted on: Tue, 16 Jul 2013 07:42:57 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015