Myftinia Shkoder, 10 gusht 2013. "Prandaj unë i bëj thirrje - TopicsExpress



          

Myftinia Shkoder, 10 gusht 2013. "Prandaj unë i bëj thirrje edhe drejtuesve të komuniteteve të tjera fetare në Shkodër dhe jashtë saj, të bashkohemi në rrugën e kërkimit të drejtës së edukatës fetare në shkollat tona, edhe si një model i suksesshëm evropian (meqë flitet kaq shumë për integrimin evropian), që fëmijët tanë të mos rriten ateistë a laramanë, që fëmijët tanë të mos edukohen me moralin e sharjes, vjedhjes, mashtrimit, degradimit moral, fëlliqësisë e imoralitetit! Që fëmijët tanë ta mallkojnë shejtanin, armikun më të madh e më të urryer të njerëzimit, prej të cilit marrin inspirim krejt këto realitete të papranueshme prej nesh, besimtarëve në Një ZOT! Po lexoja me vëmendje mesazhin e urimit që Papa i ri i dërgon botës islame me rastin e Fitër Bajramit të sivjetshëm. Ndër të tjera thotë se: “Tema që dua të ndaj me ju këtë vit është: Forcimi i respektit të ndërsjellët nëpërmjet edukimit”. Po, edhe ne jemi të vetëdijshëm ... Shiko më shumë Myftinia Shkoder, 10 gusht 2013. "Prandaj unë i bëj thirrje edhe drejtuesve të komuniteteve të tjera fetare në Shkodër dhe jashtë saj, të bashkohemi në rrugën e kërkimit të drejtës së edukatës fetare në shkollat tona, edhe si një model i suksesshëm evropian (meqë flitet kaq shumë për integrimin evropian), që fëmijët tanë të mos rriten ateistë a laramanë, që fëmijët tanë të mos edukohen me moralin e sharjes, vjedhjes, mashtrimit, degradimit moral, fëlliqësisë e imoralitetit! Që fëmijët tanë ta mallkojnë shejtanin, armikun më të madh e më të urryer të njerëzimit, prej të cilit marrin inspirim krejt këto realitete të papranueshme prej nesh, besimtarëve në Një ZOT! Po lexoja me vëmendje mesazhin e urimit që Papa i ri i dërgon botës islame me rastin e Fitër Bajramit të sivjetshëm. Ndër të tjera thotë se: “Tema që dua të ndaj me ju këtë vit është: Forcimi i respektit të ndërsjellët nëpërmjet edukimit”. Po, edhe ne jemi të vetëdijshëm se muslimanë dhe të krishterë, duhet të punojmë më shumë bashkarisht në këtë drejtim, si fetarë të mirë e atdhetarë të mirë, jashtë ndikimeve dhe influencave jobesimtare, për të kërkuar lartësimin kombëtar nëpërmjet rrugëve të fesë dhe besimit. Se një komb, ku nuk ka besim dhe fé, ku nuk ka mirëkuptim dhe harmoni në mes bijve të tij, ku feja nuk luan rolin e edukatorit dhe mbrojtësit të vlerave të harmonisë dhe respektit të ndërsjellët, ku fetarët e mirë nuk bashkëpunojnë për të ardhmen e fëmijëve dhe rinisë së tyre, është një komb i dobët, që shkon verbërisht drejt dekadencës. E, ne shqiptarët nuk jemi komb i dobët dhe nuk duhet të pranojmë rrugëtimin e verbër drejt dekadencës së atyre që kanë lidhur besën me shejtanin!" - Nga fjala e Myftiu te Shkodres Imam Muhamed Sytari, mbajtur ne dersin e Fiter Bajramit, me 8. 8. 2013.
Posted on: Sat, 10 Aug 2013 18:44:35 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015