Ngadale ngadale...Pak material nga fejtoni PREJ “GJARPRIT” - TopicsExpress



          

Ngadale ngadale...Pak material nga fejtoni PREJ “GJARPRIT” NË NOBEL! Historia e ndritur e UÇK-së, njeh komandant mbi komandantë, me nofka e pseudonime të shumta, por me nofkën “Gjarpri”, njeh vetëm njërin. E, ky është Hashim Thaçi, i cili si në luftë, e si pas lufte, pa mjekër e pa mustaqe, me dorën e tij, nënshkroi themelin e shtetit më të ri në botë, Kosovës Republikë. Krahas pushkës dhe lahutës, historianët nuk reshtën së shkruari për personalitete të shquara të luftës dhe politikës shqiptare, që nga UÇK-ja, Marrëveshja e Rambujesë, jeta politike, firmosja e pavarësisë së Kosovës, njohja e saj ndërkombëtare, avancimi i mirëqenies së qytetarëve, dialogu i Brukselit, Rruga e Kombit e shumë procese të tjera, që janë të lidhura ngushtë me figurën emblematike të Hashim Thaçit, i cili i ka dhënë një imazh ndryshe Kosovës. Kandidat për çmimin Nobel për paqe, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zgjuar interesimin e faktorëve ndërkombëtar, për qëndrimin e një burrështetasi shqiptar, i cili i ka të gjitha tiparet për të ecë përpara fitoreve të reja të Kosovës................
Posted on: Sun, 29 Sep 2013 18:38:38 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015