Nje mesazh shume kuptimplote per punen e Himares: Nga Sali - TopicsExpress



          

Nje mesazh shume kuptimplote per punen e Himares: Nga Sali Berisha: Nje ceremoni mortore e politizuar deri ne nazizem nga nje grusht fare i vogel ekstremistesh, vrau keto dite per se dyti te riun A. Guma. Perpjekjet per te gjetur nepermjet nekropolitikes minoritet ne Himare jane donkishoteske dhe tragjikomike. Himara ne shekuj ka qene dhe mbetet djep i atdhetarizmit shqiptar me kontribute te medha ne luftrat e vendit per liri, ne letrat, artin dhe kulturen kombetare. Ne kete zone, disa nga fshatrat dhe vete Himara jane bilingual por me ADN dhe nengrupe gjaku identike me fshatrat e tjera qe ne mijera vjet nuk kane folur nje fjale ne gjuhen greke apo tjeter perveçse shqipes se bukur. Nje ceremoni perkujtimore mortore me politizim ekstrem deshmon dhe njehere mjerimin e atyre qe duan te gjejne ne te vdekur gjurmet e nje minoriteti qe nuk ka egzistuar kurre ne Himare. sb
Posted on: Tue, 13 Aug 2013 19:06:13 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015