Pasojeni sunetin… “Në të Dërguarin e Allahut ka një - TopicsExpress



          

Pasojeni sunetin… “Në të Dërguarin e Allahut ka një shembull të mrekullueshëm për atë që shpreson tek Allahut dhe dita e fundit dhe e përmend shumë Allahun” (Ah’zab 21) Ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë thotë: “Ky ajet është një fundament i madhë sa i përket pasimit të Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem, në fjalët, veprat dhe në gjendjet e tij” Veç së është transmetuar në transmetime të vërteta dhe është potencuar në librat e jetshkrimit profetik që Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem i është ofruar për të zgjedhur për të qenë mbret dhe profet apo rob dhe i dërguar, e Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem e ka refuzuar të parën dhe ka pranuar të dyten, ashtu siç e ka refuzuar edhe propozimin e arabëve, të cilet i propozuan që të behët mbret i gjithë arabëve me kusht që të le thirrjen për tek Zoti i tij, thirrjen për Teuhid. Migjithatë Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem iu tha: Unë jam përgezues dhe qortues, pasojeni rrugën time! Edhe muslimanët e sodit sikur ta pasonin shëmbullin e të Dërguarit të Allahut, Muhamedit salAllahu alejhi ue selem, Allahu do t’ju jepte sukses dhe mekëmbje në tokë, mirëpo, fatkeqësisht kërkojnë jetsimin e Islamit përmes atyre rrugëve që vet Islam ka paralajmëruar prej tyre! Allahu i plotëfuqishëm e ktheft krenarinë e muslimanëve ashtu sikur e kishin në një kohë! Allahumme Amin! Marrë nga profili i hoxhës Besim Gjelaj
Posted on: Thu, 29 Aug 2013 19:20:04 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015