Politika ngulfat sportin në Kosovë Patën humbur shpresat që - TopicsExpress



          

Politika ngulfat sportin në Kosovë Patën humbur shpresat që do të mbushen ndonjëherë stadiumet sportive, e kërkonim atë kohë të artë të futbollit kosovar, të plisave dhe shallit të bardhë, bile ishte shumë më e hershme koha e pulenëve boksierë të Lah Nimanit (të ndjerë), britmë zhurmë, tupanë e instrumente tjera të dasmës përçonin lart gëzimin kolektiv. Përnjëherë kthehej në gëzim atmosfera impozante garuese, gëzimi, buzëqeshja dhe vallet shqiptare, tash ata që na argëtojnë nuk kanë të veshura fanellat sportive, por ato klasike, me kravate të lidhura nyje "guxhë" rreth qafe, nuk ka të ndalur lumturia e sportdashësve, nuk do të mbetet e shkurt, do të vazhdon deri sa të shetisin botën rreth e përqark, e pastaj gëzimi do të venitet nga fytyra e shumë garuesve, ata do të notohen nga gjykatësit votues. Eshtë një problem në dukje i thjeshtë por idheheqin sportin. Ne jemi mësuar të importojmë ide dhe ato përnjëherë i zhvillojmë për të eksportuar politikanë. Në Kosovë vërtetë nuk dihet kush është sportistë e kush është politikan, thjeshtë politikanet vendor i njohur, ai jo që përpiqet të zhvillojë institucionalimin në sport por përkundrazi pretendon që me duetin vendor Belegu-Shala të rikonceptoj Videofestin duke promovuar "World Wrestling Entertainment" apo përkthyer shqip "sport për estradë". Sa për kuriozitet ai së bashku me Erolld Belegun, hartues i programit fantastiko-shkencor si e quante vet me të cilin pretendonte të ngjitej shkallëve të olimpit, por u ndal nga votat e kuvendarëve, në përcjellje të cilit ishte bashkëpunëtorja shumëvjecare në biznes Linda Abrashi Shala, dhe shoqëruesja simpatike e Federatës së Triatlonit (që është improvizuar pasi është parë lista e federatave aktive të cilat funksionojnë në botë), të gjithë këta në kuartet pten shoqëruar kryetarin e KOK-ut Besim Hasanin që e kishte vendin aty me ndonjë sportist kulminant, apo dikend nga udhëheqësia e ngusht e KOK-ut, në Denver të Colorado-s për të shtërnguar dorën me pjesmërrësit e takimit treditor të federatave të ndryshme sportive dhe udhëheqësinë e KON-it që drejtohet nga Presidenti Jacques Rogge. Duket se politik adhe sporti, nuk munden p njer tjetren, e kush do te dehej nga djersa e sportisteve, perveqse ata vete. Majlinda Kelmendi dhe Dritan Kukaj deshmuan domethenien e faneles se sportistit dhe prezentimit te denje te sportit kosovar ne dyshemen e Rio De Zhaneiros, duke stolisur vitrinen e sportit te xhudos se Kosoves me nje medalie te art, e cila erdhi pas nje pune disavjecare te bashkepunimit te trajnerit dhe garueses dhe ishte vijimesi e e skolles se xhudos te Kosoves, te njohur me pionieret e xhudos kosovare hajrullah ternava, Selatin Xhemshiti, e shume te tjere... Perfundimisht auditoriumi ne kosove, politikanet, afarsitet, dyhet te kuptojne se sportin mud ta udheheqin denjesisht vetem ata qe kane derdhur djerse ne fushen e sportit, jo ata qe sportin e kuptojne si aheng, apo trampolina per tu ngjitur ne politike...
Posted on: Fri, 30 Aug 2013 04:57:18 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015