"Politikani si gazetar" 25 qershor 2013 I dashur "Ditar!" Me fal - TopicsExpress



          

"Politikani si gazetar" 25 qershor 2013 I dashur "Ditar!" Me fal qe te mungova te dielen e madhe te 23 qershorit dhe dje, diten e pare pas perfundimit te zgjedhjeve. Por, siç duhet ta kesh mare me mend, kam qene tmerresisht i impenjuar per te ndjekur ne çdo sekonde, cdo detaj te procesit. Ne 5 ditet e fundit, fjeta vetem 5 ore. Sepse nga puna e atyre diteve, do te varej i gjithe fati i fushates sime. Nese do arrija qe te menaxhoja dhe administroja dot pune dhe mundin e derdhur ne 6 muajt e fundit. Por, me e veshtira ishte e shtuna e 22 qershorit, e diela dhe dita e djeshme, derisa perfundoi zyrtarisht procesi i numerimit te votave dhe daljes se rezultatit ne KZAZ me numer 44, qe i perkiste rrethit te Peqinit. Fundi ishte i lumtur per mua, per bashkepunetoret me te ngushte, per miqte, familjaret, mbeshtetesit dhe perkrahesit e mij. Nuk e fsheh qe ishte dita me e bukur e jetes sime. Sepse, per fitoren time, gati askush nuk vinte bast fillimisht ne Peqin, shume pak ne PS dhe me shume besonin njerezit e thjeshte ne gjithe Shqiperine, qe me njohnin si gazetar. Sepse, une kandidoja ne Peqin, zonen me te veshtire te ketyre zgjedhjeve ne te gjithe Shqiperine, perballe kandidateve Dashnor Sula te PD dhe Aqif Rakipi te PDIU. Qe te dy, pjese e koalicionit te qeverise Berisha. Ne perfundim te kesaj gare, une arrita te mar 6688 vota, kandidati i PD 4276 vota, ndersa i PDIU 3496 vota. Ne kete menyre, per here te pare pas 8 vjetesh, socialistet fitojne ne Peqin, ku i kishin humbur te gjitha pushtetet, qendrorin dhe pushtetin lokal ne qytet dhe ne 4 nga 5 komunat e rrethit. Me erdhi shume mire nga vetja, qe mbajta premtimin qe i kisha bere te gjithe banoreve te zones, te cilet i kam takuar gjate fushates, per te mbrojtur çdo vote te tyre. Gjithashtu qe mbajta premtimin qe bera diten e pare qe shkova si kandidat i PS per deputet ne Peqin, me 17 shkurt te ketij viti, per ta nxjerre Dashnor Sulen nga politika, duke i dhene mundesine qe te kapi topat prapa portes se futbollit. Dhe sefundi, qe mbajta premtimin per te arritur nje fitore te thelle dhe spektakolare me 23 qershor. Sot isha ne seline qendrore te PS, ku takova ne zyren e tij Edi Ramen. Po priste me qetesi, perfundimin e procesit te numerimit te votave ne te gjithe Shqiperine, per te filluar punen per krijimin e qeverise se re. Me pas, dhashe intervista live nga holli i selise se PS, per televizionit "Vizion+" dhe "A1 Report", ku deklarova se isha shume krenar qe per zgjedhjet e 23 qershorit, isha kandidati i pare per deputet i prezantuar zyrtarisht, qe ne 3 shkurtin e ketij viti. Ndersa isha bere edhe pari deputet i konfirmuar zyrtarisht. Sepse KZAZ e Peqinit ishte e para ne Shqiperi, qe perfundoi procesin e numerimit te votave per zgjedhjet e se dieles. Pyetjes se gazetarit se si ndjehesha pas kesaj, iu pergjigja: Fitimtar. Deklarova se fitorja e thelle e se majtes ne te gjithe Shqiperine, na fut per here te pare pas 100 vjetesh nga krijimi i shtetit, ne normalitet demokratik. Sepse, per here te pare, kemi mundesine qe te realizojme dy rrotacione normale pushteti njera pas tjetres. Njehere ne 2005 dhe njehere tani, pas zgjedhjeve te 2013. Me vjen mire, qe mes rreshqitjes se vendit ne nje regjim rrenimtar dhe rilindjes, shqiptaret zgjidhen bindshem rrugen e dyte. Ky eshte fillimi me i mbare qe mund ti benim, 100 vjeçarit te dyte te ekzistences se shtetit shqiptar. I dashur "Ditar!" Pas nje momenti te tille, njeriu kupton se jeta eshte e bukur. Sepse, ti ke bere betejat, luftrat e tua dhe ke dhene kontribute sado modeste, per te qene pjese e kthesave te medha historike te vendit tend. Nje prej te cilave, eshte padyshim, rrezimi per here te pare me vote, i Sali Berishes nga pushteti. Me vjen mire qe ne vitin 1997, une isha kryeredaktori i gazetes "Koha Jone", me te madhes ne historine post komuniste te Shqiperise, kur Berisha humbi zgjedhjet e 18 qershorit, pasi ishte krijuar qeveria e "Pajtimit Kombetar" kur vendi u zhyt ne anarki totale pas rrezimit te firmave mashtruese piramidale. Une isha aty, si kontributor kryesore ne rrezimin e Saliut te pare. Jam ketu, kur rrezuam me vote, Saliun e dyte. Kete here, per ta nxjerre njehere e pergjithmone nga skena politike. Eshte hera e pare qe jam i ngazellyer, nga dalja ne pension e nje njeriu. Kaq per sot. Shihemi neser. Deri atehere: "Mirupafshim dhe Zoti ju rujt!"
Posted on: Tue, 25 Jun 2013 20:55:25 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015