Politike Cilat janë profesionet e 140 deputetëve në Kuvendin e - TopicsExpress



          

Politike Cilat janë profesionet e 140 deputetëve në Kuvendin e ri! Juristët dhe biznesmenët kryesojnë listën e profesioneve të ligjvënëseve që do të betohen nesër në Kuvend, citon Shekulli. Në një vëzhgim të CV-ve të tyre vihet re numri i madh i të zgjedhurve të cilët edhe pse kanë pasur një fakultet të parë nuk kanë lënë pas dore dhe marrjen e një tjetër diplome, asaj të Juridikut. Të gjitha forcat partiake duket se kanë treguar mjaft kujdes në përzgjedhje të emrave që do të hartojnë tashmë ligjet e reja të vendit. Ndërkohë që nuk mungojnë as gazetarët, pedagogët, apo të shkolluarit në Akademinë Ushtarake dhe Inxhinieri. Profesioni i deputetëve Kuvendi i ri i Shqipërisë ka shtuar edhe më tej numrin e të shkolluarve në Fakultetin e Drejtësisë apo njerëzve që vijnë nga fusha e biznesit. Në krahasim me katërvjeçarin 2009-2013 ky numër është shtuar sërish ndërkohë që është shumëfishuar në krahasim me mandatin 2005-2009. Kjo duket se do të lehtësojë punën e subjekteve politike në komisionet parlamentare të cilët tashmë mund të kenë në përbërje të tyre njerëz të specializuar në fushat përkatëse ku ata janë përqendruar. Është shtuar dhe numri i ekonomistëve. Në Kuvendin e kaluar kishte gjithsej 19 ekonomistë ndërsa në këtë legjislaturë numri ka shkuar në 22. Ndërsa në Kuvendin e 2005-2009 kishim 5 gazetarë tashmë do të kemi 8 të tillë. Kuvendit i rikthehen ish-gazetarët Musa Ulqini, Luan Rama ndërsa u shtohet radhëve dhe Alfred Peza edhe pse arsimi fillestar i tij është Akademia Ushtarake. Ajo që bie edhe më shumë në sy është shtimi i të shkolluarve jashtë vendit dhe kryesisht në degën e Shkencave politike. Në këtë listë hyn deputetit i ri Erjon Veliaj apo Klajda Gjosha. Edhe pse emra të rinj të dy këta të zgjedhur përkatësisht nga Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, veç mandatit të deputetit do të mbajnë dhe postin e ministrit përkatësisht Erjon Veliaj do të jetë Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Ndërsa Klajda Gjosha do të jetë tashmë Ministre e Integrimit Evropian. Gjithashtu nga radhët e të shkolluarve për Shkencat Politike janë dhe Aldo Bumçi i cili tashmë nga karrigia ministrore do të zbresë në karrigen e deputetit të opozitës dhe Olta Xhaçka që ka fituar të drejtën për një mandat të dytë deputeteje. Matematicienia Lindita Nikolla do të ulet për herë të parë në karrigen e deputetit. Ndërsa rikthehet kimisti Besnik Baraj dhe biokimisja Monika Kryemadhi. Deputetja e LSI-së, Kryemadhi do të ulet për herë të parë në karrigen e deputetit pas 8 vitesh. Akademia e policisë është një tjetër shkollim që duket se shton radhët e ligjvënësve socialistë. Pjerin Ndreu pas një karriere të gjatë në radhët e policisë tashmë do të diskutojë hartimin e ligjeve. Inxhinieria Elektronike një degë e re por mëse e preferuar në kuadër të zhvillimit të teknologjisë është një tjetër profesion që zotërojnë ligjvënësit e Kuvendit të ri mes të cilëve Gerti Bogdani e Blendi Klosi. Radhës së pedagogëve u shtohet Namik Kopliku dhe Edi Rama, Liljana Elmazi ndërsa bëhet sërish deputet Gjergji Papa. Ndërsa nga aktoret mbetet në Kuvend vetëm Luiza Xhuvani dhe Arben Imami. Biznesmenët ligjvënës Kuvendi i ri do të ketë në përbërje të tij 31 biznesmenë. 20 prej tyre hyjnë për herë të parë në Kuvend. Në një vëzhgim të listës së deputetëve vihet re se PS ka në radhët e saj biznesmenët Fidel Ylli, Tom Doshi, Paulin Sterkaj, Sadri Abazi, Parid Cara, Dashamir Peza, Artan Gaçi, Rakip Suli etj. Ndërsa në listat e PD janë 5 deputet biznesmenë si Bedri Hoxha, Roland Keta, Astrit Velia, Kozma Dashi dhe Gjovalin Kadeli i cili u fut në listat e demokratëve pas largimit nga PS. Lëvizja Socialiste për Integrim nga 16 mandate të fituara 6 i ka nga radhët e biznesit si Lefter Koka apo Agron Çela. Janë shtuar radhët e përfaqësuesve të biznesit dhe me mandatet e fituara nga Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Përveç kryetarit të saj Shpëtim Idrizit, 4 të tjerët janë përfaqësues biznesi si Tahir Muhedini, Dashamir Tahiri, Omer Mamo dhe Aqif Rakipi. Po kështu edhe Parti Republikane nga radhët e biznesit ka Agron Dukën ndërsa një tjetër deputet biznesmen, Mark Frroku në parlamentin e ri vjen nga Partia Kristan Demokrate. Profesioni i ligjvënësve Jurist, 32 Biznesmenë, 31 Ekonomistë, 22 Gazetarë, 8 Mjekë, 7 Inxhinierë, 6 Pedagogë, 6 Shkenca Politike, 6 Agronomë, 2 Matematicienë 2 Kimistë 3 Deputetë dhe profesione Pandeli Majko, jurist Saimir Tahiri, jurist Vasilika Hysi, juriste Ditmir Bushati, jurist Fatmir Xhafaj, jurist Lindita Nikolla, matematiciene Besnik Baraj, kimist Xhemal Qefalia jurist, Akademia e Policisë, Akademia Ushtarake Sadri Abazi, biznesmen Parid Cara, biznesmen Spartak Braho, jurist Artan Gaçi, biznesmen Pjerin Ndreu, Akademia e Policisë Rakip Suli, biznesmen Milena Harito, Informatikë Dashamir Peza, biznesmen Ilir Meta, ekonomist Klajda Gjosha, Shkenca Politike Luan Rama, gazetar Sali Berisha, mjek Myqerem Tafaj, pedagog Majlinda Bregu, Shkenca Sociale Halim Kosova, mjek Florion Mima, ekonomist Gerti Bogdani, Inxhineri Elektronike Dashamir Shehi, agronom Jorida Tabaku, ekonomiste Edi Paloka gazetar Keltis Kruja, jurist Kastriot Islami, jurist Ylli Shehu Tahir Muhedini, biznesmen Monika Kryemadhi, biokimi Mimi Kodheli, ekonomiste Armando Prenga jurist, biznesmen Arben Ndoka Aldo Bumçi, Shkenca Politike Gjovalin Kadeli, biznesmen Albina Deda, mjekësi Fidel Ylli, biznesmen Ermonela Felaj, juriste Eduard Shalsi, ekonomist Eduard Bejko Nasip Naço, jurist Gledjon Rehovica, biznesmen Genc Pollo, historian Astrit Veliaj, biznesmen Mimoza Hafizi, fizikante Tom Doshi, biznesmen Paulin Sterkaj, biznesmen Namik Kopliku, pedagog Agron Çela biznesmen Mark Frroku biznesmen Jozefina Topalli, juriste Helidon Bushati, Shkenca Politike Voltana Ademi mjeke Nard Ndoka, jurist Gjovalin Bzhetaj, ekonomist Lefter Koka, biznesmen Blendi Klosi, Inxhinieri Elektronike Klodiana Spahiu, mjeke Ilir Beqaj, informatike Namik Dokle gazetar Gentian Bejko Artur Bushi Eduard Halimi, jurist Igli Cara, biokimi Albana Vokshi, inxhinieri Gent Strazimiri, jurist Oerd Bylykbashi jurist Agron Duka, biznesmen Vexhi Muçmata, jurist Flamur Noka, mjek Besnik Dusha, jurist Alban Zeneli Shkëlqim Cani, ekonomist Ulsi Manja Përparim Spahiu, biznesmen Sherefedin Shehu, ekonomist Bedri Hoxha, ekonomist, biznesmen Roland Keta Edmond Haxhinasto, anglisht Bujar Kllogjri Ben Blushi, gazetar Damian, Gjiknuri, jurist Evis Kushi, ekonomist Alfred Peza, gazetar Taulant Balla, Shkenca Politike Musa Ulqini, gazetar Arben Imami aktor, jurist Eduard Selami, filozofi Ardian Turku, pedagog Luçiano Boçi, Gjuhë-Letërsi Aqif Rakipi, biznesmen Luan Duzha Piro Kapurani, biznesmen Bashkim Fino, ekonomist Arta Dade, arsimtare Olta Xhaçka, Shkenca Politike Ilirian Pendavinji, mjek Ilir Xhakolli, biznesmen Ylli Ziçishti, mjek Ridvan Bode, ekonomist Eleina Qirici Edmond Spaho, ekonomist Fatmir Mediu, inxhinier Gjergji Papa, pedagog Petrit Vasili, mjek Robert Bitri, Agronomi Gramoz Ruçi, arsimtar Erion Braçe, ekonomist Eglantina Gjermeni, pedagoge Ilirjan Celibashi, jurist Armando Subashi, jurist Arben ,Çuko, Akademia Ushtarake, jurist Piro Lutaj, Akademia Ushtarake, jurist Majlinda Bufi, biznesmene Ervin Koçi, bankier Sokol Olldashi, gazetar Mesila Doda, jurist Kozma Dashi, biznesmen Shpëtim Idrizi ekonomist, jurist Omer Mamo, biznesmen Vangjel Tavo, mjek Arben Ahmetaj, ekonomist Erion Veliaj, Shkenca Politike Anastas Angjeli, ekonomist, biznesmen Genc Ruli, ekonomist Edi Rama, pedagog Valentina Leskaj, pedagoge Koço Kokëdhima, biznesmen Luiza Xhuvani, aktore Fatmir Toçi, botues Andrea Marto,biznesmen Shkëlqim Selami, biznesmen Vangjel Dule, gjuhët e huaja Astrit Patozi, gazetar Arben Ristani, jurist Liljana Elmazi, pedagoge Dashamir Tahiri, biznesmen Roland Keta, biznesmen Deputetë për herë të parë, 55 emrat e rinj 55 të zgjedhur nga votuesit më 23 qershor do të ulen për herë të parë në karrigen e deputetit. Në listën e të rinjve është kryesocialisti njëherësh kryeministri i zgjedhur, Edi Rama i cili ka fituar mandatin e deputetit në Vlorë. Po nga ky qark vjen për herë të parë në Kuvend dhe Koço Kokëdhima dhe Andrea Marto. Nën siglën e Lëvizjes Socialiste për Integrim vjen Shkëlqim Selami dhe nga Partia Demokratike Liljana Elmazi e Arben Ristani. Erion Veliaj është deputet i ri që përfaqëson socialistët e Gjirokastrës, ndërsa rikthehet në parlament pas 8 vjetësh Anastas Angjeli. Ndërkohë në Shkodër, socialistët përfaqësohen me dy deputetë të rinj Mimoza Hafizin e Sahit Fishtën ndërsa Partia Demokratike me Helidon Bushatin e Voltana Ademin dhe Lëvizja Socialiste për Integrim me Agron Çelën. Një deputet i ri është dhe Mark Frroku, që përfaqëson Partinë Kristian Demokrate shqiptare. Emrat e rinj të demokratëve në Tiranë janë Keltis Kruja, Jorida Tabaku, Halim Kosova. Nga republikanët Ylli Shehu dhe nga Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Tahir Muhedini. Një deputet i ri është Vexhi Muçmata, që përfaqëson socialistët në Kukës, kurse në grupin e demokratëve është deputet i ri Alban Zeneli. Nga qarku Dibër vjen një deputet i ri socialist Ulsi Manja, Përparim Spahiu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, dhe demokrati Roland Keta, ish kryetar i bashkisë Bulqizë. Ligjvënësit e rinj që janë zgjedhur në qarkun e Elbasanit janë të majtët Alfred Peza dhe Evis Kushi, nga Lëvizja Socialiste për Integrim Edmond Haxhinasto e Bujar Kllogjri. Ndërsa Partia Demokratike ka rikthyer në karrigen e deputetit Eduard Selamin. Në qarkun Lezhë emrat e rinj të koalicionit fitues janë Arben Ndoka, Monika Kryemadhi ndërsa nga Partia Demokratike Albina Deda. Në listën e Durrësit janë të rinj Gentian Bejko e Artur Bushi, ndërsa nga demokratët ka siguruar mandatin e deputetit Oerd Bylykbashi, shef i kabinetit të kryeministrit Sali Berisha. Është rikthyer Agron Duka, por këtë herë deputet në siglën e republikanëve. Në Tiranë janë emra të rinj që përfaqësojnë Partinë Socialiste si Parid Cara, Pjerin Ndreu, Rakip Suli, Milena Harito, Lindita Nikolla. Kurse për Lëvizjen Socialiste për Integrim, është emër i ri Klajda Gjosha. Në këtë qark morën mandat deputeti dy të rinj që përfaqësojnë njëri Partinë Republikane dhe tjetri Partinë Drejtësi, Integrim e Unitet përkatësisht, Luan Duzha, e Aqif Rakipi. Qarku i Beratit ka sjellë në Kuvendit e ri dy emra deputetësh, Eduard Bejkon dhe Selfo Kapllanin, kurse demokratët nga dy të fituara kanë emër të ri Astrit Veliajn. Në Korçë janë deputet të rinj për Partinë Socialiste Ilirian Pendavinji, Ilir Xhakolli, Ylli Ziçishti dhe për Lëvizjen Socialiste për Integrim Piro Kapurani, për demokratët është emër i ri Eleina Qirici. Në Fier në 9 mandate të partisë socialiste janë katër të rinj Arben Çuko, Majlinda Bufi, Ervin Koçi e Ilirian Celibashi. Dy mandatet e LSI-së në këtë qark janë Petrit Vasili dhe Robert Bitri. Demokratët nga katër mandate ku një është Shpëtim Idrizi ka emër të ri Kozma Dashin, por Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka arritur të marrë një mandat në këtë qark dhe do të ulet në sallën e Kuvendit Omer Mamo. cl 77news.al
Posted on: Sun, 08 Sep 2013 08:02:54 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015