Pse foshnja në duart e lypëses është gjithmonë në - TopicsExpress



          

Pse foshnja në duart e lypëses është gjithmonë në gjumë? Një gazetare boshnjake ka bërë një zbulim tronditës i cili duhet të zgjojë ndërgjegjen e të gjithëve. Në storjen e saj për revistën boshnjake Magazin, gazetarja tregon se si e ka ndjekur organizimin e bandës së lypsarëve, të cilët “mbrohen” dhe kontrollohen nga një bos i tyre. Bosi merr pjesën më të madhe të “fitimit” ditor, përderisa lypset marrin ndonjë shishe vodka, viski ose ndonjë sandviç apo qofte skare. Organizimi i këtillë i bandës është një “sekret publik”, është diçka të cilën të gjithë e dinë e askush s’e flet publikisht. Lidhjet e bosëve me autoritetet shtetërore janë aq të thella saqë askush nuk i heton apo nuk i ndjek për të parë se ku përfundojnë paratë e mëshirës. Pjesa shqetësuese e storjes është abuzimi i fëmijëve, e në veçanti i foshnjave gjatë procesit të kërkimit të lëmoshës. Keni vërejtur se shumica e lypëseve femra mbajnë në dorë një foshnjë të cilën s’e keni dëgjuar asnjëherë të qajë apo të bëjë zë. Gjithmonë është në gjumë. Gazetarja e ka hetuar këtë rast dhe i ka kërkuar lypëses së njëjtë informacion për foshnjën, pse gjithmonë fle, pse asnjëherë s’dëgjohet të qajë, si mundet që gjatë gjithë ditës foshnja të jetë e qetë pranë “nënës” kur dihet se foshnjat flenë e zgjohen disa here brenda ditës. Përgjigja që ka marrë gazetarja ka qenë nga qytetarët dhe kalimtarët e rastit, të cilët nga dhembshuria për lypsen e kanë sharë dhe ofenduar gazetaren që s’e lë lypsen rehat në vuajtjet e saja. Beteja e saj për të nxjerrë të vërtetën nuk ndalet këtu, por ajo gjen lidhje dhe njerëz të afërt me krimin e organizuar të cilët në besueshmëri të plotë i rrëfejnë se foshnjat që mbajnë lypset në dorë, nuk janë fëmijë biologjikë të tyre, por janë zakonisht bebe të vjedhura nga spitalet, nga jetimoret, por edhe nga familje të ndryshme. Shkaku pse ato foshnja flenë gjatë gjithë ditës është se atyre ju jepet një sasi droge dhe vodka (alkool) për t’i mbajtur në gjumë. Organet e foshnjave nuk janë në gjendje të durojnë një shok të atillë dhe shpeshherë këto foshnjë vdesin gjatë “orarit të punës”, por lypset megjithatë vazhdojnë punën edhe me foshnjën e vdekur në krahë. Këto janë rregullat. Dhe kalimtarët do hedhin ndonjë denar duke menduar se i ndihmojnë “nënës”, transmeton ShqipMedia. Kur të shihni një lypse me foshnjë në dorë rrugëve të qytetit, vini re nëse foshnja fle apo është e zgjuar. Kërkoni nga “nëna” ta shihni beben përpara se t’i jepni një 10 denarësh. Nuk e di nëse në Tetovë (dhe në përgjithësi në vendin tonë) ekziston praktika e njëjtë si rrugëve të Bosnjës, por e di që një ditë kur po pija një kafe me një mikun tim në një lokal në Tetovë, erdhi një lypse me një foshnjë, dhe një burrë në një tavolinë i kërkoi ta shihte foshnjën, por lypësja u largua me shpejtësi dhe s’u kthye më. Dihet se ka nevojtarë, por duhet ta dini se ka dhe kriminalitet. Kur vendosni ta bëni një të mirë duke i dhënë ca para një lypëses, mendojeni mirë se mund të keni investuar në një biznes të fëlliqur që shuan jetë foshnjash çdo ditë.
Posted on: Tue, 27 Aug 2013 03:15:36 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015