Reagim i kryetarit të komunës Rufki Suma lidhur me zhvillimet - TopicsExpress



          

Reagim i kryetarit të komunës Rufki Suma lidhur me zhvillimet në raportet Kosovë - Maqedoni Kryetari i komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, në takimin e rregullt të ekzekutivit të komunës së Hanit të Elezit, shqyrtoi edhe zhvilimet më të reja në raportet e krijuara ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë. Për ekzekutivin e komunës së Hanit të Elezit veprimet më të reja të Republikës së Maqedonisë për pagesëm e taksës hyrëse për qytetarët kosovarë dhe mjetet transportuese, konsiderohet veprim në kundërshtim të drejtpërdrejtë me të gjitha vlerat e demokracisë për lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mallrave. Në kohën kur janë ngritur shumë iniciative për bashkëpunim ndërshtetërorë dhe ndërkufitar, kur për shumë arsye kemi pritur që kalimet në kufi të bëhen vetëm me letërnjoftime, shteti fqinjë, Republika e Maqedonisë vendosë “taksa hyrëse “ të cilën e cilësojmë në kundërshtim me promovimin e bashkëpunimit ndërshtetërorë dhe ndërkufitarë, me iniciativat të cilat po përkrahen fuqishëm nga Bashkimi Evropian. Ky veprim i Republikës së Maqedonisë në mënyrë më të theksuar rëndon gjendjen në komunën së Hanit të Elezit, ngase si vendë kufitarë banorët tanë janë goditur më së shumti nga “taksat ndëshkuese”. Banorët e komunës së Hanit të Elezit ndihen të irituar dhe të revoltuar nga ky veprim i shtetit fqinjë, duke paralajmruar vetëiniciativa për bllokim të pikes kufitare dhe njëherit duke kërkuar që të zbatohet masa e ndalimit për hyrje në Kosovë për banorët jo shqiptarë të Maqedonisë Këto kërkesa dhe qëndrime të banorëve të Hanit të Elezit, kryetari i komunës i shprehu para komandantit të Policisë Kufitare në Han të Elezit, gjatë takimit lidhur me situatën e krijuar Komuna e Hanit të Elezit përkrahë fuqishëm masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës, njëherit kërkon që gjendja e krijuar të zgjedhet sa më shpejt në interes të fqinjësisë së mirë të të dy shteteve. Me këto qëndrime kryetari i komunës Rufki Suma iu drejtua edhe Ambasadës së Maqedonisë në Kosovë. Zyra për Informim
Posted on: Mon, 09 Sep 2013 12:45:44 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015