Roma humbet Tottin për një muaj Të gjithë ata që mezi - TopicsExpress



          

Roma humbet Tottin për një muaj Të gjithë ata që mezi ç’prisnin për të marrë një përgjigje të saktë se deri ku mund të shkojë Roma gjatë këtij sezoni nuk duhet të presin për shumë kohë. Pikërisht në momentin më të mirë të tyre verdhekuqtë humbasin Francesco Totti-n dhe nga kontrollet e para mjekësore bëhet fjalë për një dëmtim që mund ta mbajë kapitenin larg fushës për pothuajse një muaj. Ekipi i Rudi Garcia-s deri më sot është absolutisht ekipi më i mirë në Europë për nga rendimenti, sidoqoftë klubi kryeqytetas tashmë duhet t’i demonstrojë gjithë botës mbarë se është në gjendje të bëjë edhe pa simbolin e saj. Francesco Totti u dëmtua në 30’ të ndeshjes me Napolin dhe kontrolli i kryer ditën e Hënë në mëngjes konfirmoi pikërisht problemin, të cilit edhe i druheshin më shumë drejtuesit e Roma-s. Ekzaminimi më i fundit nxorri në pah faktin se 37-vjecari italian ka një dëmtim miotendinik dhe muskulor të kofshës së djathtë, që do të rivlerësohet sërish pas 10 ditësh. Poezia e tij do t’i mungojë Roma-s, megjithatë kjo është prova e zjarrit për verdhekuqtë, që kanë fituar 8 nga 8 ndeshjet e zhvilluara deri më tani, një rendiment që nuk e ka patur as Roma e Capellos-s, i cili mbetet edhe trajneri i fundit që i ka çuar kryeqytetasit te titulli. Mbi të gjitha natyrisht do të jetë një provë për Rudi Garcia-n, që duhet të ruajë ekuilibrat në skuadër por gjithashtu të konfirmojë se Roma është në gjendje të vijojë rrugën e fitoreve edhe pa kapitenin e saj. Mbetet për t’u parë cfarë do të ndryshojë në aspektin taktik 49-vjecari francez dhe a do të jetë në gjendje Roma të mbajë të njëjtin nivel loje, sidomos pas një periudhe të jashtëzakonshme ku “ujqërit” kanë shqyer skuadra të tilla si Lazio, Inter apo Napoli. Verdhekuqtë kanë një goxha avantazh pasi gjithçka është arritur falë kualitetit të lojës dhe ky është një detaj që jep shumë garanci, sidoqoftë përsa i përket kualiteteve kryeqytetasit i kanë me shumicë dhe një alternativë e mirë mund të jetë kthimi ca më prapa i Florenzi-t dhe përfshirja si titullar i një sulmuesi me eksperiencë si Marco Borriello. Francesco Totti ka nisur menjëherë fazën e riaftësimit, megjithatë gjatë muajit të ardhshëm kapiteni do të humbasë përballjet me Udinese-n dhe Chievo-n, por emblema e Roma-s me shumë gjasa do të humbasë gjithashtu edhe sfidat ndaj skuadrave të tilla si Torino e Sassuolo dhe kthimi i tij parashikohet të jetë më 25 Nëntor në “Olimpico” në ndeshjen ndaj Cagliari-t.
Posted on: Mon, 21 Oct 2013 16:02:04 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015