Shqip: Truqia, aleati i dytë i rëndësishëm për kabinetin - TopicsExpress



          

Shqip: Truqia, aleati i dytë i rëndësishëm për kabinetin Rama Turqia duket qartë se tashmë po formëzohet për Shqipërinë si aleati i dytë më i rëndësishëm, pas Italisë. Kryeministri i ri i vendit, Edi Rama, nisi dje një vizitë zyrtare në Turqi, duke e zgjedhur ta bëjë këtë menjëherë pas Italisë, si një sinjal i përcaktimit të aleancave të qeverisë së re në rajon. Në këtë kuadër, ai do të zhvillojë mesditën e sotme një takim me Kryeministrin turk, Recep Tayip Erdogan, takim i cili vjen rreth dy muaj pas takimit të tyre të parë, po në Ankara. Por këtë aleancë të fortë dhe prioritare me Turqinë, Rama e ka zbukuruar dhe me motive artistike, duke zgjedhur që përkthimin e parë të librit të tij “Kurban” ta bëjë pikërisht në gjuhën turke dhe sot ai pritet të bëjë dhe një inaugurim të këtij libri në Ankara. Po kështu, “dashamirësia” e Ramës për Turqinë është thelluar dhe mes gjuhës së përdorur nga ai gjatë një interviste të dhënë për televizionin CNN në gjuhën turke. Kryeministri i ardhshëm e ka konsideruar zhvillimin e Turqisë si një “transformim verbues”, nga i cili Shqipëria kishte shumë për të mësuar. Bashkëpunimi Vizitat e shpeshta të Ramës në Turqi dhe konsideratat e larta për vendin mik të Shqipërisë, duket se kanë krijuar një aleancë të fortë në marrëdhëniet mes dy vendeve. Pas Italisë fqinje dhe mike tradicionale, Turqia do të jetë vendi i zgjedhur nga Shqipëria për një partneritet strategjik. Këtë e pohoi edhe Rama gjatë intervistës në CNN turk. “Me zotin Erdogan jemi takuar para zgjedhjeve dhe sinqerisht është një emër që unë e vlerësoj shumë për atë çfarë ka bërë për shtetin e tij. Gjatë bisedës sonë, ai na premtoi se do të na ndihmojë për sa u përket marrëdhënieve mes Turqisë dhe Shqipërisë. Së bashku me Italinë dhe Greqinë, Turqia u bë partner strategjik i yni. Ne Turqinë e shohim si një partner strategjik, duam që të forcojmë dhe ta zhvillojmë marrëdhënien që kemi me vendin tuaj. Ne duam që të përfitojmë nga procesi i transformimit verbues që ka përjetuar Turqia këto kohë, ne e shohim atë si shembull. Problemet me të cilat ne po përballemi sot, veçanërisht problemet që hasim në shëndetësi, në arsim, janë probleme shumë të ngjashme me ato që ka kaluar Turqia para shumë vjetësh”, theksoi Rama. Në mënyrë të herëpashershme, Rama e ka quajtur Kryeministrin turk Erdogan, si një mik të mirë të Shqipërisë dhe të tijin personalisht, Sfidat Për CNN turk, Rama zbuloi dhe disa nga pikat kryesore ku do të përqendrohej puna në qeverinë e tij, duke e vendosur theksin te korrupsioni. Shpresoj që ju të mos mendoni se korrupsioni është një virus që i përket Shqipërisë. Por ju e dini që kudo që shkon dhe këdo që prek, korrupsioni përhapet në mënyrë shumë të shpejtë si sëmundje ngjitëse. Dhe situata në Shqipëri kështu është. Ajo që duhet të bëjmë ne është të marrim përsipër të bëjmë një luftë të madhe kundër këtij fenomeni. Ne kemi në plan të ngremë disa sisteme dhe të realizojmë disa reforma në luftën kundër korrupsionit, në mënyrë që të shpëtojmë popullin tonë, të mbrojmë dhe të shpëtojmë vendin nga korrupsioni. Ky fenomen është futur aq thellë saqë e ka lënë vendin në një pozitë shumë të vështirë”, theksoi Rama. Po kështu, ai theksoi se një sfidë e rëndësishme ishte dhe integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian. “Do të bëjmë ç’është e mundur në një kohë shumë të shkurtër që të marrim statusin për vendin kandidat. Më kujtohet që një nga sloganet që përdorën studentët gjatë rrëzimit të sistemit ishte: E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Qëllimi ynë kryesor është që Shqipëria të jetë pjesë e Europës dhe të integrohet në të”, theksoi Rama. Tendenca Në të shkuarën, vizita e parë e një kryeministri në Itali apo Greqi ka treguar tendencën e marrëdhënieve të Tiranës me fqinjët Itali - Kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, zhvilloi në fillim të korrikut një vizitë në Romë, ku u prit nga Kryeministri dhe ministrja e Jashtme Turqia - Vizita e Ramës në Ankara është e dyta, pasi një të tillë të papritur kreu i PS-së e zhvilloi para zgjedhjeve, ku u prit nga Edogan Greqia - Ministri i Jashtëm grek, Evangelos Venizelos, i tha ambasadorit shqiptar në Athinë se do ta ftonte Ramën zyrtarisht për vizitë në Greqi. CL 77news.al
Posted on: Sat, 03 Aug 2013 10:50:23 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015