Skandali me datën e gjenocidit çam dhe “1 miliardëshi” i - TopicsExpress



          

Skandali me datën e gjenocidit çam dhe “1 miliardëshi” i varrezave çame Nuk e di pse Idrizi mendon se Camet jane budallenje dhe nuk kuptojne hajduterit e tij. Tenderi i Organizuar nga Komuna Markat dhe ndertimi po ndodh ne Komunen Zarre eshte nje rast i paprecedent ne administraten shqiptare. Cdo lloj vjedhje eshte pare tek ne por dicka te tille askush nuk e kishte provuar me pare. Firma qe ka fituar tenderin cuditerist eshte ajo qe i ka "shitur" dhe per 3 dite deputeti i PDIU-se Vlore nje Italiani. Italiani na paska qene shoke me Malon e Markatit dhe na paska fituar tenderin. Madje Italiani cuditerisht edhe nje kontraktor qe gjeti ishte kryetari i PDIU per Saranden Madje Kryetari i PDIU-se Sarande e ka per detyre administrative (si nen-prefekt qe eshte aktualisht) te zbuloj se komuna Markat nuk mund te tenderoj objekte ne Komunen Zarre. Nje histori qe vjen ere fund e krye dhe qe tani personazhet kane filluar te hajne njeri tjetrin sepse dikush u ka vjedh leket dhe nuk eshte kryer asnje pagese per punimet. 23 qershori do ti coj njehere e mire perpara drejtesise keto individe qe nuk kane frike te pasurohen edhe me gjakun e te pareve tane. Drejtesia do te vihet ne vend dhe prokuroria do te beje punen e saj mbas 23 Qershorit. Shpëtim Idrizi dhe anëtarë të partisë së tij kanë qenë dje në Kllogjer dhe Qafë-Botë për të përkujtuar gjenocidin grek mbi popullsinë çame gjatë viteve 1913 – 1944. Po ashtu zyra e shtypit të PDIU lajmëroi se janë inauguruar edhe varrezat në Kllogjer në nder të të rënëve çamë gjatë gjenocidit. Në fakt që të dyja këto janë mashtrime dhe lojëra që po bëhen ndaj komunitetit çam që besojnë ende te Idrizi. Dita përkujtimore ndaj gjenocidit grek ndaj popullsisë çame është caktuar 27 qershori qysh prej vitit 1994 me dekret të presidentit të asaj kohe. Po ashtu edhe varrezat që janë dhënë më shumë se 1 miliardë lekë fond ende nuk janë përfunduar dhe këtë e tregoi edhe fakti që Idrizi nuk u afrua në asnjë moment për t’i filmuar mediat. Dita e gjenocidit Dekreti me numër 7839 i datës 30 qershor 1994 është pikërisht dekreti që shpall 27 qershorin si “Dita e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinizmi grek” dhe ngritjen e një memoriali në Konispol (siç mund ta shikoni dhe në vendimin përbri të vitit 1994). Për arsye elektorale, Idrizi dhe të vetët vendosën ta spostonin si datë, duke e sjellë tetë ditë më përpara. Kjo tregon edhe qasjen që ka kreu i PDIU me çështjen çame dhe mënyra se si e shikon ai kauzën e një shtrese që nuk u përndoq vetëm nga grekët por dhe nga vetë shteti shqiptar për vite me radhë. Vetë kreu i PDIU nuk dha asnjë shpjegim pse mori këtë vendim për të spostuar një datë që është historike dhe e shenjtë për komunitetin. Shumë pjesëtarë të këtij komuniteti janë ndjerë të indinjuar dhe kanë paralajmëruar se do të ruajnë traditën për të shkuar në Qafë-Botë më 27 qershor për të përkujtuar të afërm të tyre që u masakruan nga shteti grek gjatë viteve 1913 – 1944. Të njëjtën gjë kanë paralajmëruar edhe drejtues të partisë që përfaqëson komunitetin çam në këto zgjedhje, Aleanca Popullore që është shprehur se do të përkujtojë gjenocidin pikërisht më 27 qershor. Tenderi dhe varrezat e Kllogjerit Mashtrimi i dytë i zotit Idrizi lidhet me përfundimin e varrit monumental në Kllogjer. Ky monument ende nuk ka përfunduar edhe pse ishte caktuar muaji qershor si afat përfundimtar. Tenderi për ndërtimin e kësaj vepre u zhvillua në shtator të vitit të shkuar dhe fituese u shpall firma që kishte për bashkëaksionerë edhe deputetin e PDIU, Dashamir Tahiri. Firma Blumar-Skelë ka si administrator “çamin” italian Salvatore Costanzo. Projekti ishte që kjo vepër do të realizohej në sajë të një fondi prej 123 milionë lekësh të dhëna nga qeveria shqiptare për Komunën Markat. Guri i parë i punimeve u vendos në Kllogjer gjatë homazheve qershorin e vitit të kaluar nga kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, si dhe ai i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti. Ideja e kësaj Varreze Monumentale erdhi si përkujtesë e atij gjenocidi të egër grek i viteve 1913 – 1945, që u mori jetën me tortura nga më monstruozet qindra burrave, grave e fëmijëve çamë. Sipërfaqja që do të zërë ndërtimi i Varrezës Monumentale është 9810 m2. Ajo është projektuar me disa objekte të ndërthurura mes njëri-tjetrës. Një portë hyrëse dhe më pas disa shtëpi e objekte të rrënuara, të cilat japin imazhin e shtëpive të braktisura në Çamëri. Dojaka: Shpëtim Idrizi po përdor çështjen çame për fushatë Kreu i Aleancës Popullore, Artur Dojaka gjatë një interviste në emisionin “Tonight” të gazetares Ilva Tare komentoi dhe gjestin e Shpëtim Idrizit për të spostuar datën e kujtimit të gjenocidit grek ndaj popullsisë çame. Dojaka akuzoi kreun e PDIU se po përdor çështjen çame për interesa personale dhe elektorale. “Kjo është ndoshta një nga arsyet ku unë do të tentoja të isha më i heshtur, por nuk mund të rri pa denoncuar përdorimin e radhës, ndoshta më të kobshin që Shpëtim Idrizi po i bën çështjes çame. Këtë e them për arsyen e vetme se komuniteti çam genodicin e tij që mban mbi shpinë prej 70 vitesh, që nga viti 1994 e përkujton këtë datë më 27 qershor. Kjo datë nuk është e rastësishme, por është vendosur më 30 qershor të vitit 1994. Këtë datë nuk e shpall as Shpëtim Idrizi, as Artur Dojaka. Kjo datë tregon edhe njëherë përdorimin që Shpëtim Idrizi i ka bërë çështjes çame për ta futur atë në fushatë. Të kishim pritur edhe këtë javë për të përkujtuar këtë datë. Është hera e parë që ndodh diçka e tillë dhe në fakt komuniteti çam e ka bojkotuar vajtjen në Kllogjer”, u shpreh kreu i AP-së. Sipas tij është 27 qershori data e gjenocidit. “E sjell në datën 19 qershor thjesht që të jetë para votimeve. Ndërkohë që s’bën vaki që në varreza dikush të tundë flamur partiak. Shpëtim Idrizi e bën këtë me flamujt e PDIU, por në të njëjtën kohë ne shikojmë që aty nuk ka asgjë për t’u përuruar. Janë disa skeleri, disa punime të papërfunduara të cilat jo pak por kanë fituar një tender prej 1 miliardë lekësh të qytetarëve shqiptarë dhe kjo nga një kompani “Blumar-Skelë” sh.p.k nga një çam 100 karat Salvatore Kostanco. Unë dua të garantoj jo vetëm komunitetin çam, por mbarë shqiptarët që kushdo që ka ngjyer majën e lapsit, gishtin, kovën e eskavatorit apo çdo gjë tjetër, pas datës 23 qershorit do të përgjigjet për këtë pikë. Ne jemi të hapur që të bashkohen të gjithë me ne, por jo për afera korruptive. Por të bashkohen të gjithë për atë amanet që ne kemi mbi supe. Kjo është ajo çka Aleanca Popullore ofron”, përfundoi Dojaka. Dekreti për shpalljen e 27 qershorit në kalendarin kombëtar “Dita e genocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinizmi grek” dhe ngritjen e një memoriali në Konispol L I G J Nr.7839, datë 30.6.1994 PER SHPALLJEN E 27 QERSHORIT NE KALENDARIN KOMBETAR “DITA E GENOCIDIT NDAJ SHQIPTAREVE TE ÇAMERISE NGA SHOVINIZMI GREK” DHE NGRITJEN E NJE MEMORIALI NE KONISPOL Në mbështetje të nenit 16 te ligjit nr. 7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore kushtetuese”, me propozim të një grupi deputetësh, KUVENDI POPULLOR I REPUBLIKES SE SHQIPERISE V E N D O S I : Neni 1 Dita 27 qershor shpallet në kalendarin kombëtar “DITA E GENOCIDIT NDAJ SHQIPTAREVE TE ÇAMERISE NGA SHOVINISTET GREKE”. Neni 2 Të ngrihet në Konispol një Memorial në kujtim të viktimave të këtij genocidi. Neni 3 Ky ligj hyn në fuqi menjëherë. Shpallur me dekretin nr. 885, date 12.7.1994 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha. Firma fituese e tenderit KOMUNA MARKAT FORMULARI I NJOFTIMIT TE FITUESIT [ Ref. -63351 – 09 – 13 – 2012 ] [Data 12.11.2012 ] Për: Shoqerine “BLUMAR SKELE” sh.p.k Vlore Me Drejtues Z. SALVATORE COSTANZO Procedura e prokurimit: PROCEDURE E HAPUR Përshkrim i shkurtër i kontratës: “ Vorreza Monumentale e Shqipetareve te Camerise “Qafebote” Kllogjer” KOMUNA MARKAT Fondi limit pa T.V.SH. 99.648.850 leke ( pa t.v.sh) ( Nentedhjet e nente milion e gjashteqind e dyzet e tete mije e teteqind e pesedhjet) Fondi vene ne dispozicion nga Fondi i Zhvillimit te Rajoneve. Publikime të mëparshme (nëse zbatohet): Buletini i Njoftimeve Publike dt. 02.07.2012 gazetadita.al/skandali-me-daten-e-gjenocidit-cam-dhe-1-miliardeshi-i-varrezave-came/
Posted on: Thu, 20 Jun 2013 12:05:15 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015