Skema mafioze, ja si menaxhohej bixhozi nga dyshja Berisha-Bode, - TopicsExpress



          

Skema mafioze, ja si menaxhohej bixhozi nga dyshja Berisha-Bode, fitimi mujor 25 milionë euro Skema mafioze, ja si menaxhohej bixhozi nga dyshja Berisha-Bode, fitimi mujor 25 milionë euro Ngushtohet rrethi i të implikuarve në biznesin e paligjshëm të bixhozit në Shqipëri. Pas kazinove dhe pikave të bixhozit të paligjshëm, ku shmangeshin taksat dhe grabiteshin shqiptarët, tashmë dihet se fshihej kupola drejtuese e Partisë Demokratike, e rrëzuar nga pushteti në zgjedhjet e 23 Qershorit. Bëhet fjalë për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ish-ministrin e Financave, Ridvan Bode. Dyshja në fjalë ka menaxhuar mijëra makineri bixhozi, të cilat gëlltitnin paratë e shqiptarëve për të mbushur xhepat e kupolës. Për vite me radhë, biznesi i paligjshëm i bixhozit lulëzoi qetësisht, pasi nuk mund t’u afrohej asnjë taksidar apo inspektor tatimesh. Për t’u kujdesur për aktivitetin e bixhozit, kupola e PD kishte angazhuar disa drejtues policie. Krerët e policisë kishin për të detyrë të mbronin makineritë e bixhozit të palicencuara. Sipas dëshmisë së sh-drejtorit të Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, Viron Bezhani, krerët e policisë bllokonin çdo tentativë të inspektorëve për të kontrolluar aktivitetet e paligjshme. Rrjeti funksiononte si një strukturë e mirëfilltë kriminale. Njëri nga kapot e lartpërmendura, vetëm nga një rrjet lojërash fati që kontrollonte, nxirrte mbi 25 milionë euro fitime në muaj. Natyrisht, krerët e policisë dhe pronarët fantazmë të kazinove merrnin pjesën e tyre. Në këtë mënyrë, kupola në fjalë u ka vjedhur shqiptarëve qindra milionë euro. Njeriu i Bodes Ish-ministri i Financave, Ridvan Bode kishte katapultuar njeriun e vet në krye të Njësisë së Mbikqyrjes së Lojërave të Fatit. Ky njeri krijoi me shpejtësi monopolin e lojërave të fatit. Konkurrentët trembeshin me kontrolle dhe falimentonin me gjoba. Nëpërmjet këtij njeriu, Ridvan Bode kontrollonte biznesin e bixhozit në Shqipëri. Ndërkaq, biznesi i bixhozit ishte ndarë në tre pjesë. Një pjesë Bode, një pjesë Topalli dhe një pjesë Berisha. Ky i fundit e menaxhonte biznesin me anë të besnikëve të tij. Nga ana tjetër, aktiviteti i paligjshëm i kazinove dhe i pikave të lojërave të fatit i ka kushtuar shtrenjtë buxhetit të shtetit, pasi paratë, në vend që të shkonin në arkën e shtetit, kanë shkuar në xhepat e kupolës në fjalë. Për të kuptuar se sa para u janë vjedhur shqiptarëve, duke shmangur taksat, mjafton të përmendim faktin se një makinë bixhozi duhet të paguajë rreth 1 mijë euro taksë në muaj. Ndërkaq, janë mijëra makina në të gjithë Shqipërinë që kanë funksionuar për vite me radhë pa paguar taksë. Për një ruletë duhet paguar 20 mijë euro taksë në muaj. Qindra miliona euro janë grabitur nga kupola dhe menaxherët e vegjël që janë caktuar nga kupola për të kontrolluar biznesin e bixhozit në Shqipëri. Arrestimi Jo vetëm policia, por edhe zyrtarë të lartë pranë ministrave të Berishës ishin kthyet në pronarë të kazinove dhe lojërave të paligjshme të fatit. Kështu, në kuadër të operacionit “Fundi i marrëzisë” është shoqëruar në polici ish-shefi i kabinetit të ish-ministrit të Drejtësisë, Eduard Halimi, Arben Braçe. Ndalimi i tij nga forcat e policisë u bë mbrëmjen e djeshme pranë stadiumit “Dinamo”. Mësohet se blutë e kanë shoqëruar Braçen pasi tentoi të ndalonte policinë për kontroll në disa pika lojërash fati, të cilat dyshohet se janë në pronësi të tij. Pas shoqërimit të tij, policia ka vazhduar kontrollin në kuadrin e operacionit “Fundi i marrëzisë”. Dëshmia Ish-drejtori i Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, Viron Bezhani, ka deklaruar se i është drejtuar me tre letra ish ministrit Ridvan Bodes, ku i ka denoncuar punën e zezë të kazinove dhe pikave të basteve. Po ashtu, ai ka insistuar për ta takuar ish-ministrin e Financave për këtë problem. Ndërkaq, Bode ka heshtur, pasi ka qenë përfitues në paratë që fitonin bosët e bixhozit, duke shpenguar taksat. Bezhani madje denoncon edhe luftën e policisë për të bllokuar inspektorët, që të mos inspektonin aktivitetin e lojërave të fatit. Ish-drejtori i Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit e vlerëson aksionin e fundit kundër aktivitetit të paligjshëm, por ka dyshime se nga ky aksion do të shpëtojnë kapot kryesorë të bixhozit. Berisha dhe Bode Ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-ministri i Financave, Ridvan Bode kanë “meritën” për lulëzimin e biznesit të paligjshëm të bixhozit në Shqipëri. Edhe pse janë informuar herë pas here për skandalin e lojërave të fatit, Berisha dhe Bode nuk kanë marrë asnjë masë për të ndërhyrë, për shkak se ishin të implikuar në këtë biznes të paligjshëm. Shuma e vjedhur tejkalon disa herë shumën e të ardhurave të mbledhura. - See more at: sot.al/politike/skema-mafioze-ja-si-menaxhohej-bixhozi-nga-dyshja-berisha-bode-fitimi-mujor-25-milion%C3%AB-euro#sthash.ULiMBOFQ.dpuf
Posted on: Thu, 17 Oct 2013 06:41:55 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015