Treni i jetës Vëlla i dashur! - A nuk e di se vizita e Melekun - TopicsExpress



          

Treni i jetës Vëlla i dashur! - A nuk e di se vizita e Melekun meutit është gjë përfundimtare, dhe përcaktim i njohur i mëpërshtatshëm, pa marrë parasysh se sa ë zgjatet apo shkurtohet jeta? - A nuk e di se ne të gjithë jemi udhëtarë në këtë botë… e udhëtari mendon të arrijë në qëllimin e tij dhe ta plotësojë udhëtimin e tij? - A nuk e di se rrethi i jetës ankohet nga ndërprerja e saj… dhe se treni i jetës vetëm se i është afruar stacionit të fundit? - Kanë ndëgjuar disa njerëz të devotshëm qarjen për një të vdekur dhe kanë thënë: “Sa gjë e çuditshme te ky popull, që është udhëtar, e qajnë udhëtarin që ka arritur në shtëpinë e tij në të cilën është nisur! Vëlla i dashur! Ke kujdes vëlla i dashur të mos jesh prej atyre që: “E si do të jetë atëher puna e tyre engjëjt t’ua marrin shpirtin duke i rrahur fytyrave dhe shpinave të tyre?” (Muhamed, 27) ose prej tyre që: “Mandej, në Ditën e Gjykimit Ai i turpëron ata dhe thotë: ‘Ku janë ata që m’i bënit shokë Mua dhe për hir të tyre grindeshit?’. E ata që ishin të zotët e dijes, do të thonë: ‘Vërtet, sot turpësia dhe e keqja i përfshiu jobesimtarët’. Të cilët, duke qenë mizorë të së vërtetës së tyre, engjëjt ua marrin shpirtin, e ata shprehin dorëzimin (në momentin e vdekjes, duke thënë): ‘Ne nuk ishim që bëmë ndonjë të keqe!’ (u jipet përgjigjja). Po Allahu e di shumë mirë atë që e punuat ju. Andaj, hyni në dyert e Xhehenemit, aty do të jeni përjetë: sa vend i keq është ai i kryelartëve!” (En-Nahël, 27-29) Vëlla i dashur! Vallë, a nuk e di se me vizitën që ta bën Melekul meuti mbaron jeta yte, ndërpritet puna yte dhe mbyllen fletushkat e veprave tua?! - A nuk e di se pas vizitës së tij nuk ke mundësi të përfitosh asnjë të mirë tjetër, nuk ke mundësi që t’i falish as dy rekate namaz, nuk ke mundësi as të lexosh asnjë ajet nga Libri i Allahut subhanehu ue teala, e as që ke mundësi të bësh ndonjë tesbih, tahlil e istagfar, nuk ke mundësi të agjërosh asnjë ditë e as të japësh sadaka sado e vogël të jetë ajo, e as që ke mundësi të bësh haxh dhe umre, as ndonjë të mirë t’ia bësh fqiut apo të afërmit, vetëm se të ka kaluar koha e punës, dhe ka mbetur llogaria dhe shpërblimi për bamirësitë apo gabimet: “E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: ‘O Zoti im, më kthe, që të bëj vepra të mira e të kompensoj atë që lëshova!’. Kurrsesi (kthim nuk ka), e kjo është vetëm fjala që thotë ai, e ata kamë para tyre një perde (distancë periodike) deri në ditën kur ringjallen” (El Mu’mminun, 99-100) Pra o vëlla! - Ku është përgaditja yte për ta takuar Melekul meutin?! Ku është përgaditja yte për atë që të pret më pastaj? Në varr… Në të pyeturit… Në ringjalljen… Në llogarinë… Në mizan…Në zbritjen e fletushkave…Në kalimin e urës së Siratit… dhe para Allahut, subhanhu ve atela?! - Transmeton se Pejgamberi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Përkujtoni shkatërrusin e kënaqësive, e ajo është vdekja”. Vëlla i dashur, vallë je duke e përkujtuar këtë shkatërrues të kënaqësive?! facebook/groups/Aforizma.Fetare/permalink/407204779401376/
Posted on: Tue, 01 Oct 2013 20:13:46 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015