WWAWW SA E BKR Sa më do? - e pyeti ajo. Vërtet dëshiron ta - TopicsExpress



          

WWAWW SA E BKR Sa më do? - e pyeti ajo. Vërtet dëshiron ta dish? - ia ktheu ai. Patjetër që dua! tha ajo dhe një buzëqeshje e bukur përkëdheli fjalët. Ai humbi i tëri në bukurinë e buzëqeshjes së saj. U magjeps! Kushedi për të satën herë e ndjeu me tërë qenien. Mund të takonte edhe një milion vajza tjera, por asnjëra nuk mund të krahasohej me të. U përhumb në mendime. Dashuria e tij ishte një det i madh që përpinte çdo mendim. Ma thuaj, - këmbënguli përsëri ajo dhe e ktheu në realitet. Mbylli sytë, - i tha ai dhe pastaj e përqafoi derisa ajo i mbylli sytë në kraharorin e tij. Përpiqu të përfytyrosh gjithë universin, vijoi ai dhe pastaj e puthi lehtë në faqe. Vajza deshi të thoshte diçka, por ai ia vuri gishtin tregues mbi buzë. Tani të gjithën shumëzoje me pafundësi, - i foli lehtë në vesh, - dhe përsëri do të arrish të përfytyrosh vetëm një pjesë të asaj që ndiej për ty. Ti je universi im, i shumëzuar me pafundësi... dhe shumë më tepër se kaq... . **jola**
Posted on: Sat, 20 Jul 2013 09:14:24 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015