ËNDËRRA E QUDITSHME E MUHAMEDIT S.A.V.S. "Doli një ditë prej - TopicsExpress



          

ËNDËRRA E QUDITSHME E MUHAMEDIT S.A.V.S. "Doli një ditë prej ditëve i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, e ne ishim në "Suf-fe” në Medine. U ngrit në këmbë e tha: "Me te vërtetë unë mbrëmë pashë një ëndërr të habitshme. - Pashë një person nga Ummeti (populli) im, të cilit iu prezantua Meleku (Engjëlli) i Vdekjes për t’ia marrë shpirtin... Por i erdhi (në ndihmë) atij Mirësjellja e tij ndaj prindërve, dhe e largoi Melekun e Vdekjes prej tij. - Pashë një person nga Ummeti im që ishte përfshirë nga dënimi i Varrit... E i vjen (në ndihmë) atij Abdesi që ai kishte marrë, dhe e shpëton atë nga ai dënim. - Pashë një person nga Ummeti im, të cilin e frikësonin shejtanët... E i vjen (në ndihmë) atij Përmendja e Allahut dhe ia largon shejtanët prej tij. - Pashë një person nga Ummeti im, të cilin e frikësonin Melekët e Dënimit... E i vjen (në ndihmë) atij Namazi i tij dhe e shpëton nga duart e tyre. - Pashë një person nga Ummeti im, të cilin etja e kishte përvëluar. Sa herë që përpiqej t’i afrohet ndonjë pellgu me ujë, largohej prej tij dhe pengohej...! E i vjen (në ndihmë) atij Agjërimi i Ramazanit që ai kishte bërë dhe e gostit me ujë, sa që ai e shuan etjen që e kishte kapluar. - Pashë një person nga Ummeti im dhe pashë pejgamberët të ulur nëpër grupe (mexhlise)... Sa bënte ky njeri t’i afrohej ndonjë mexhlisi prej këtyre mexhliseve, largohej prej tyre dhe pengohej...! E i vjen (në ndihmë) atij Gusuli i marrë nga xhunubllëku, e marrin për dore dhe e ulin pranë meje, mexhlisit tim. - Pashë një person nga Ummeti im, përpara tij kishte errësirë, prapa tij ishte errësirë, nga e djathta e tij ishte errësirë, nga e majta e tij ishte errësirë, sipër tij errësirë, poshtë tij errësirë. E ai rrinte i shastisur (nuk dinte nga të lëvizte), nga të ikte... E i vjen (në ndihmë) atij Haxhillëku e Umreja që ai kishte kryer dhe e nxjerrin atë prej errësirës në dritë. - Pashë një person nga Ummeti im, i cili me duart e veta ruhej nga flakët e zjarrta të prushit... E i vjen (në ndihmë) atij Sadakaja (lëmosha) e dhënë, bëhet pengesë midis tij e zjarrit dhe bëhet mbulesë mbi kokën e tij. - Pashë një person nga Ummeti im, i cili u fliste besimtarëve, por ata nuk i flisnin atij... E i vjen (në ndihmë) atij Lidhja farefisnore, e u thotë besimtarëve: "O besimtarë! Ky njeri ishte që e ka lidhur farefisin e tij me vizita të ngrohta.”E i flasin atij besimtarët dhe e takojnë atë, e edhe ai i takon ata. - Pashë një person nga Ummeti im që e frikësonin Zebanijet (melekët e zjarrit)... E i vjen (në ndihmë) atij Urdhërimi për mirë dhe ndalimi nga e keqja që ai kishte bërë në dynja (në këtë botë) dhe e vendosin te Melekët e mëshirës. - Pashë një person nga Ummeti im, të gjunjëzuar... Midis tij e Zotit kishte pengesë... E i vjen (në ndihmë) atij Morali i mirë dhe e merr për dore, dhe e fut ne audiencën e Allahut! - Pashë një person nga Ummeti im, të cilit Libri i zbret nga e majta e tij... E i vjen (në ndihmë) atij Frikësimi i tij nga Allahu dhe e merr Librin dhe vendos nga ana e djathtë e tij. - Pashë një person nga Ummeti im, të cilit iu pakësua peshorja e punëve të mira... E i vijnë (në ndihmë) atij fëmijët (pasardhësit e tij) që ai i kishte edukuar mirë (siç duhet) dhe ia rëndojnë peshoren e tij. - Pashë një person nga Ummeti im, i cili qëndronte në këmbë buzë zjarrit të Xhehenemit... E i vjen (në ndihmë) atij përjetimi i frikës së Allahut (dridhjet e zemrës së tij) dhe e shpëtojnë atë nga ajo gjendje dhe ai vazhdon rrugën për në Xhenet. - Pashë një person nga Ummeti im të hidhet në Zjarr... E i vjen (në ndihmë) atij Loti që ai kishte derdhur nga frika prej Allahut dhe e shpëton atë nga Zjarri. - Pashë një person nga Ummeti im që ishte në këmbë të Urës së Siratit... Dridhej si gjethet e palmës nga stuhia e fortë... E i vjen (në ndihmë) atij Mendimi i mirë që ai ka pasur për Allahun dhe ia qetëson dridhjet, e ai vazhdon në qetësi rrugën për në Xhenet. - Pashë një person nga Ummeti im që zvarritej mbi Urën e Siratit. Nganjëherë ecte në këmbë, nganjëherë binte; nganjëherë ecte këmba-dorazi, e nganjëherë kacavirrej... E i vijnë (në ndihmë) atij Salavatet (përshëndetjet dhe lutjet) që ai ka bërë mbi mua dhe e çojnë në këmbë të drejtuar dhe e shpëtojnë atë. - Pashë një person nga Ummeti im që arrin deri tek portat e Xhenetit... E dyert e tij i mbyllen, pa e lënë atë të futet në Xhenet...! E i vjen (në ndihmë) atij Dëshmia "La ilahe il-lAll-llah” (Nuk ka zot që adhurohet me të drejtë, përveç Allahut), dhe ia hapë dyert dhe ai futet ne Xhenet.” Ky hadith është marrë nga libri i dijetarit Ibnul Kaj-jim [rahimehullah], me titullin "El- Vabilus-Saj-jib”. Shejhu i Islamit, Ibën Tejmijeh, Allahu e mëshiroftë, e madhështonte shumë këtë hadith, dhe në vlerësimin e tij për të ka thënë: "Argumentet e vërtetësisë janë të dukshme për këtë hadith.”, pra e ka konsideruar të saktë.
Posted on: Fri, 13 Sep 2013 04:09:38 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015