50 fakte interesante per Ajnshtajnin Albert Ajnshtajn është - TopicsExpress



          

50 fakte interesante per Ajnshtajnin Albert Ajnshtajn është shkencëtari më i famshëm që ka jetuar ndonjëherë. Një prej arritjeve që ktheu faqen e historisë së shkencës ishte ekuacioni E=mc2. Ai fitoi çmimin “Nobel” në vitin 1921 për punën në lidhje me efektin fotoelektrik dhe zhvilloi Teorinë e Relativiteit. Kontributi i tij ndryshoi radikalisht pikëpamjen e botës. Para Ajnshtajnit, disa gjëra besoheshin si të vërteta. Mes tyre ishin dhe ligjet e gravitetit dhe trupave në rënie, të përmendur më parë nga Isak Njutoni. Albert Ajnshtajn është një prej mendjeve më të mëdha të shekullit të 20-të. Disa prej ideve të tij për shkencën, natyrën dhe besimi mund t’ju habisin. Jo më kot është zgjedhur Personi i Shekullit nga revista “Time”. 1. Ajnshtajni ishte një bebe e shëndoshë me një kokë të madhe Kur nëna e Albertit, Pauline e lindi, koka e tij ishte kaq e madhe dhe e shtrembëruar, sa ajo kujtonte se mos ishte i deformuar. Ngaqë fundin e kokës e kishte shumë të madhe, familja mendoi mos ishte monstër. Megjithatë, ndërsa javët kalonin ata e kuptuan se ishte një fëmijë gati normalë me të tjerët. Thuhet se gjyshja e tij ka klithur “është i shëndoshë, është i shëndoshë”, kur e ka pritur të lindte. Ndryshe nga përshtypja e parë, Alberti u rrit normalisht, vetëm se ishte pak i ngadaltë. 2. Ajnshtajni kishte vështirësi në të folur Kur ishte fëmijë, Ajnshtajni fliste rrallë. Kur e bënte, fliste shumë ngadalë. E mendonte të gjithë fjalinë në kokë dhe e pëshpëriste para se ta thonte. Këtë e bëri rregullisht deri në moshën 9-vjeçare. Prindërit trembeshin mos ishte i vonuar, por sigurisht më vonë doli se frika e tyre ishte pa baza. Kjo është quajtur sindroma e Ajnshtajnit. 3. Barsaleta me Ajnshtajnin Një historian ka krijuar një barsaletë. Prindërit e tij ishin të shqetësuar se nuk fliste fare. Kur një mbrëmje foli dhe tha “Supa është e nxehtë”, prindërit e pyetën pse nuk kishte folur më parë. Ai i përgjigjet: “Sepse gjithçka ishte në rregull”. 4. Ajnshtajni është frymëzuar nga një busull Kur Ajnshtajni ishte pesë vjeç dhe i sëmurë në shtrat, babai i tregoi diçka që i ndezi interesin në shkencë: një busull. Ndërsa qëndronte i shtirë, babai i nxori një busull të thjeshtë xhepi. Ajo që i interesonte Ajnshtajnit të ri ishte se sa herë që kutia ndërronte pozicion, gjilpëra kthehej në të njëjtin drejtim. Ai mendoi se duhet të kishte ndonjë forcë në atë që konsiderohej si hapësirë boshe që e bënte gjilpërën të lëvizte. Ky incident i zakonshëm në shumë “fëmijërira të famshme”, është përmendur shpesh në shumë rrëfime të jetës së tij. 5. Ajnshtajni ngeli në provimin e hyrjes për në kolegj Në vitin 1895, në moshën 17-vjeçare, Albert Ajnshtajn aplikoi për të hyrë në Shkollën Politeknike Federale Zvicerane (Eidgenössische Technische Hochschule). Ai kaloi provimin e matematikës dhe të shkencës tek provimi i hyrjes, por ngeli tek të tjerat. Ndër lëndët ku nuk shkonte mirë ishte historia, gjuhët e huaja, gjeografia dhe të tjera. Ajnshtajni duhet të regjistrohej në një shkollë tregtare para se ta ribënte provimin dhe më në fund u pranua tek i njëjti universitet një vit më vonë. 6. Ajnshtajni kishte një fëmijë të paligjshëm Në vitin 1980, letrat private të Ajnshtajnit kanë zbuluar diçka të re për gjeniun. Kishte një vajzë të paligjshme me ish-studenten Mileva Marić, të cilën më vonë e martoi. Në vitin 1902, një vit para martesës, Mileva lindi në familjen e prindërve në Berne, një vajzë me emrin Lieserl, të cilën Ajnshtajni kurrë nuk e pa dhe për të cilën nuk dihet gjë. 7. Ajnshtajni propozon një “kontratë” të çuditshme Pasi ai dhe Mileva u martuan, patën dy djem, Hans Albert dhe Eduard. Suksesi akademik dhe udhëtimet nëpër botë kishin çmimin e tyre. Ai u distancua nga gruaja e tij dhe për disa kohë çifti u përpoq të merrej me problemet. Ajnshtajni propozoi një “kontratë” të çuditshme për të jetuar me Milevën. Kushtet ishin që rrobat të ishin të pastra dhe të hekurosura, që t’i çonte tre vakte të ngrohta në dhomë, që dhoma dhe studioja të ishin të pastra, përveç tavolinës së punës, që ajo të pushonte së foluri kur ai t’ia kërkonte. Ajo pranoi dhe ai i premtoi se do ta konsideronte të huaj çdo grua tjetër. 8. Ajnshtajni nuk shkonte mirë me djalin e madh Pas divorcit, marrëdhënia e Ajnshtajnit me djalin e madh u lëkund. Hansi fajësonte të atin për ndarjen nga Mileva dhe pasi Ajnshtajni fitoi Çmimin Nobel dhe paratë, se i dha asaj vetëm interesat dhe jo shumën e madhe të çmimit. Grindjet mes tyre u shtuan kur Ajnshtajni kundërshtoi martesën e djalit me Frieda Knecht, sepse ajo ishte “më e madhe dhe e shëmtuar”. Kur ata u martuan, Ajnshtajni i kërkoi djalit të mos bënin fëmijë, pasi kjo do ta bënte divorcin edhe më të vështirë. Edhe mamaja e Ajnshtajnit e kishte kundërshtuar martesën me Milevën. Kur i biri emigroi në Amerikë, ata mbetën të ndarë. 9. Ajnshtajni, i preferuari i grave Kur Ajnshtajni u divorcua me Milevën në vitin 1919 (tradhtia cilësohet si një nga shkaqet), ai u martua me kushërirën, Elsa Lowenthal. Në të vërtetë ai donte të martohej edhe me vajzën e Elsës nga një martesë e mëparshme, Ilse, 18 vjet më e re se ai, por ajo e kundërshtoi. Ndryshe nga Mileva, shqetësimi kryesor i Elsës ishte të kujdesej për burrin e saj të famshëm. Ajo i dinte dhe i toleronte tradhtitë dhe lidhjet dashurore të tij, të cilat zbulohen më vonë tek letrat e tij. Fillimisht e tradhtoi me sekretaren, Betty Neumann. Korrespondenca e tij tregon se ishte i lidhur me gjashtë gra, mes tyre dhe një spiune ruse. 10. Edhe pse pacifist lufte, sugjeroi ndërtimin e bombës atomike Në vitin 1939, i alarmuar nga shumimi i Gjermanisë naziste, Leo Szilard e bindi Ajnshtajnin t’i shkruante një letër presidentit amerikan, Franklin Roosevelt, ku e paralajmëronte se Gjermania naziste po zhvillonte një bombë atomike dhe i sugjeronte Shteteve të Bashkuara të zhvillonin bombën e tyre. Letra e Ajnshtajnit dhe Szilardit konsiderohet si një nga arsyet që Roosevelti filloi “Projektin Manhattan” për të zhvilluar bombën, edhe pse më vonë u zbulua se bombardimi i Pearl Harbor në vitin 1941 e bindi më shumë qeverinë se sa letra e tyre. Edhe pse ishte fizikan i shkëlqyer, ushtria e konsideronte si rrezik sigurie dhe nuk e ftuan në projekt. 11. Truri shëtiti në kavanoz për 43 vjet Pas vdekjes në vitin 1955, truri i Ajnshtajnit u hoq pa lejen e familjes nga Thomas Harvey që kreu autopsinë. Ai e mori trurin në shtëpi dhe më vonë u pushua nga puna për shkak se refuzoi ta dorëzonte organin. Shumë vite më vonë, kur Harvey mori leje nga Hansi ta studionte trurin, i dërgoi copëza disa shkencëtarëve në të gjithë botën. Njëra prej tyre ishte Marian Diamond nga Universiteti Berkeley, e cila zbuloi se ai kishte më shumë qeliza në atë pjesë të trurit që ishte përgjegjëse për sintetizimin e informacionit. 12. Saga e trurit të Ajnshtajnit Në fillim të viteve 1990, shkrimtari Michael Paterniti, udhëtoi për në Kaliforni bashkë me doktorin Harvey për të takuar stërmbesën e Ajnshtajnit. Ata udhëtuan nga New Jersey me makinë të madhe familjare, ndërkohë që truri i Ajnshtajnit tundej brenda një kavanozi në bagazh. Paterniti disa vite më vonë shkruajti për eksperiencën e tij në librin “Në makinë me zotin Albert: Një udhëtim nëpër Amerikë me trurin e Ajnshtajnit”. 13. Ku ndodhet truri Në vitin 1998, 85-vjeçari Harvey ia dha trurin doktor Elliot Krauss, patologu i stafit në universitetin “Priceton”, pozicioni që Harvey kishte më parë. Ai thotë: “Pasi e ruajta trurin për dekada sikur të ishte një relike e shenjtë, dhe për shumë ashtu ishte, e lashë më në fund të lirë. Ia dhashë departamentit të patologjisë në qendrën mjekësore të “Princeton”, aty ku Ajnshtajni kaloi 2 dekadat e fundit. U lodha nga përgjegjësia që kisha. Tani jam më i qetë”. 14. Nuk donte ta lodhte mendjen më shumë nga sa nevojitej Përveç sportit të preferuar, lundrimit (sporti që kërkon më pak energji), Ajnshtajni i shmangej çdo aktiviteti çlodhjeje që kërkonte shkathtësi mendjeje. Siç tha ai për “New York Times”, “Sapo përfundoj projektet që kam në dorë, nuk dua të merrem me asgjë tjetër që kërkon punë mendjeje”. 15.Nuk ka mësuar kurrë të shkruajë anglisht Edhe pse jetoi për shumë vite në Shtetet e Bashkuara dhe i fliste mirë të dyja gjuhët, Ajnshtajni thotë se kurrë nuk ka mundur të shkruajë në anglisht, për shkak të “shqiptimit të pabesë”. Kurrë nuk e humbi theksin dallues gjerman “I vill a little t’ink” (I will a little think”) 16.Tymoste si oxhak Një anëtar për jetë i “Klubit të duhanxhinjve me llullë”, në Montreale, Ajnshtajni citohet të ketë thënë: “Duhani me llullë kontribuon në gjykimin më të qetë dhe objektiv të çështjeve njerëzore”. Një herë ra në ujë gjatë një ekspedite me barkë por arriti heroikisht të mos lëshojë nga dora llullën e tij. 17.Alkooli nuk ishte droga e preferuar Në një konferencë për shtyp me mbërritjen e tij në Nju Jork në vitin 1930, ai tha duke bërë shaka për ndalimin me ligj të alkoolit: “Unë s’pi, prandaj për mua njësoj është”. Në të vërtetë, Ajnshtajni ka qenë kritik i hapur ndaj “ligjeve që nuk mund të imponohen”. 18.E barazonte monogaminë me monotoninë “Të gjitha martesat janë të rrezikshme”, një herë i tha intervistuesit. “Martesa është përpjekja e pasuksesshme për ta bërë diçka të zgjasë nga një incident”. Njihej botërisht se ishte burrë jobesnik, që prirej të binte në dashuri me dikë tjetër pasi sapo kishte shkëmbyer premtimet. 19.Nuk mbante mend ditëlindjet Me besimin se datëlindjet ishin për fëmijët, qëndrimi i tij përmblidhet në një letër që i shkroi të dashurës Mileva Maric: “E dashur zemra ime e vogël ..., së pari urimet e mia të përzemërta për ditëlindjen tënde dje, të cilën e harrova përsëri”. 20. Nuk kishte shtetësi për 5 vite Ai nuk ishte shtetas i asnjë vendi për gati 5 vite! Që nga viti 1896 (kur refuzoi shtetësinë gjermane në moshën 15-vjeçare) deri në vitin 1901 (kur u bë zviceran). 21. Nuk donte të bënte provimet e gjimnazit Në kundërshtim me besimin popullor, ai nuk ngeli fare në shkollën e mesme. Ia doli shumë mirë deri në moshën 15-vjeçare. Nuk donte të vazhdonte atë vit që i kishte mbetur dhe provoi të bënte provimin e hyrjes për në kolegj, në të cilin ngeli, dhe gjithsesi u detyrua ta përfundonte gjimnazin. 22. Si gjithmonë i hutuar Ajnshtajni harronte gjithmonë çadrat. Sipas një prej grave të tij, ai gjithmonë humbiste gjëra, veçanërisht çadrat. Hutimi i tij në lidhje me gjërat e parëndësishme është i dokumentuar mirë. 23. Pse nxori gjuhën në foton e famshme Ishte ditëlindja e Ajnshtajnit dhe i mbytur nga një mori fotografësh. I lodhur prej tyre, ai nxorri gjuhën me shpresën se do t’ia prishte foton. (Sikur të ishte aktor në ditët e sotme do t’ia kishte tërhequr aparatin nga duart). Sigurisht që plani i tij doli huq. Meqë shkencëtari kishte një reputacion si njeri i çuditshëm, foto u konsiderua si një shembull tjetër i sharmit të tij gjaknxehtë dhe u bë një prej fotove të tij më të bukura. 24. Sa ishte kapaciteti i inteligjencës Kapaciteti i inteligjencës së Ajnshtajnit ishte 160. Njerëzit e konsideronin të zgjuar. Bill Clinton e ka më të lartë këtë shifër. E vërteta është se kuicet në internet për të vlerësuar inteligjentën u shpikën më vonë, kështu që Ajnshtajni kurrë s’e bëri. Është mirë të themi se ishte shumë më i zgjuar se ju dhe unë bashkë. 25. A besonte Ajnshtajni në Perëndinë Ajnshtajni ishte hebre; hebre nga populli i Perëndisë. Ai kundërshtoi natyrën e rastësishm të mekanikës kuatike dhe tha “Perëndia nuk luan me zare”. Ndër frazat më të njohura të tij janë: “Para Zotit jemi të barabartë në zgjuarsi, dhe të barabartë në budadallëk”, “Perëndia gjithmonë zgjedh mënyrën më të thjeshtë”, “Dua të di gjithë mendimet e Perëndisë; të gjitha të tjerat janë detaje”. 26. Pse nuk ishte prezent në çmimin “Nobel”? Nuk ishte i pranishëm në dhjetor të vitit 1922 për të marrë çmimin “Nobel” në fizikë sepse ishte në një udhëtim në Japoni. Gjatë kësaj kohe bëri shumë vizita ndërkombëtare. Kishte vizituar Parisin para dhjetorit dhe një vit më vonë vizitoi Palestinën. Pas zbulimit të fundit shkencor, në lidhje me valët dhe materien, në vitin 1924 ai bëri vizita të tjera, por këtë herë në Amerikën e Jugut. 27. Puna e parë që bëri Albertit kurrë nuk i është dashur të punojë derisa familja e tij u zhvendos në Milano, Itali. Atje gjeti punën e parë në një zyrë patentash zvicerane në Bern dhe qëndroi për shtatë vite, duke e përdorur kohën e lirë për të studiuar fizikë dhe për të shkruar artikuj për universitetet lokale. 28. Apekte të jetës që pëlqente Natyra dhe muzika zinin vendin e parë. Ajnshtajni pëlqente të shëtiste në natyrë. Shëtitjet e tij ishin koha kur mendohej dhe harronte gjithë botën. Dashurinë për muzikën e mori nga e ëma. Ai kurrë nuk hoqi dorë nga violina. Kur u bë shumë plak për të luajtur me të, ai ulej dhe dëgjonte muzikën e tij të regjistruar. 29. Mënyra e arsyeshme për t’u arsimuar Në një letër të cilën ia shkruante një vazje të re në vitin 1934, Ajnshtajni shkruan: “Ka aq shumë mënyra arsimimi në botë, veçanërisht në shkollat amerikane. Mënyra e vetme e arsyeshme për të mësuar është të bëhesh shembull, nëse ia dilni, një shembull paralajmërues. 30. Rekomandimi i Ajnshtajnit për gratë gjatë luftës Anjshtajni u rekomandoi grave patriotike amerikane të shkonin e të luftonin në front luftën e ardhshme. Ai e ndjeu t’u dërgonte këtë sugjerim, pasi kjo do të ishte “një risi në këtë sferë të mërzitshme të konfuzionit infinit”. 31. Shënimet e teorisë së relativitetit shiten 6 mln dollarë Në vitin 1944, letra e tij ku kishte shkruar teorinë e relativitetit herët në vitin 1905, u nxorr në ankand. Ajo mblodhi 6 milionë dollarë dhe sot manuskripti ndodhet në Librarinë e Kongresit. Në ditët e sotme me siguri do ishte shitur për më shumë, por në atë kohë kjo ishte një shifër rekord. 32. Njeriu më miqësor i kohës Ai lindi në Ulm të Gjermanisë, edhe pse familja u zhvendos në disa shtete të ndryshme për të jetuar, ai pëlqente më shumë qytetin e lindjes. Gjatë shëtitjeve të tij në qytet përshëndeste dhe u jepte dorën kujtdo që shihte. 33. Ajnshtajni President Në vitin 1952, Ajnshtajnit iu ofrua presidenca e Izraelit, për shkak të besimeve të tij, por e refuzoi. Rregulli i universit ishte provë për të që Perëndia ekzistonte. Ai gjithashtu ishte një pacifist, dhe botoi librin “Pse luftë?” 34. Ajnshtajni me dy shtetësi Në vitin 1940 Ajnshtajni u bë qytetar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Megjithatë ai e mbajti edhe shtetësinë zvicerane. Në vitin 1901, kur u bë qytetar zviceran, nuk e mbajti shtetësinë gjermane. 35. Kur e mori çmimin “Nobel” Në vitin 1921 Albert Ajnshtajn u shpërblye me çmimin “Nobel” për punën e tij të foto-elektricitetit. Shumë prej teorive të tij përfshijnë bombën atomike, trajtimin me rrezatim për të kuruar kancerin, zhvillimin e lazerit dhe eksplorimin në hapësirë. 36. Jetëgjatësia Albert ndërroi jetë në moshën 76-vjeçare. Ai u largua më 18 prill të vitit 1955. 22 vitet e fundit të jetës i kaloi në Institutin e Studimeve të Avancuara në Princeton, New Jersey. Në atë qytezë të vogël të kolegjit, Alberti ishte një fytyrë e njohur. Çdo ditë, zotëria i sjellshëm me flokët gri dilte nga zyra për në shtëpi dhe gjithmonë ndalej t’u fliste kalimtarëve. 37. Pamja karakteristike Ai njihej për mjekrën e bardhë si dëborë dhe flokët e çmendura. Por si ishin flokët natyralë? Ato ishin të zeza, ashtu siç dalin në fotografitë e moshës më të re. Duket qenë se në ato kohë të gjitha fotot ishin bardhë e zi, shumë kureshtarë e kanë vënë në dyshim këtë fakt, por ishin të zeza, tipike për hebrenjtë. 38. Vendet ku është arsimuar Ai është arsimuar në Mynih dhe më pas në Pavia, Itali. Por duke qenë se në vitin 1901, ku u largua nga Gjermania, kërkoi shtetësinë e Zvicrës, ai hyri në Istitutin Federal të Teknologjisë, në vitin e dytë të tentativës dhe studioi në mësimdhënie për fizikë dhe matematikë. 39. Martesa me Mileva Marec Në vitin 1901 mori shtetësinë zvicerane, por ky vit ishte edhe më i rëndësishëm për të, pasi u martua me të dashurën Mileva Marec. Ajo ishte studentja e tij në Zvicër. Ata patën dy djem, Alblert Ajshtajni i Riu, një inxhinier elektrik i cili gjithashtu shkoi në SHBA, dhe Eduard. Martesa përfundoi në divorc. 40. Kërkoi të largojë bombën atomike Ajnshtajnit nuk ia priste mendja se çdo të ndodhte në të ardhmen me bombat bërthamore. Në numrin e nëntorit të vitit 1945, ia adresoi këtë çështje revistës “Atlantic Monthly”; kërkesën e përsëriti në nëntor të vitit 1947. Në lidhje me bombën atomike sugjeroi që t’i dorëzohej një qeverie botërore të themeluar nga Rusia, SHBA-ja dhe Britania. Në kohën kur e shkroi, armët bërthamore nuk ishin kaq të fuqishme sa edhe sot. 41. Ajnshtajni refuzon paratë Universiteti “Princeton” i caktoi një shumë për rrogë. Atij i kërkuan ta vendoste vetë këtë shumë. Universiteti kishte vendosur për 10 mijë dollarë në muaj, por Ajnshtajni kërkoi vetëm 3 mijë dollarë. Ai gjithashtu refuzoi pensionin prej 7500 dollarësh në vit, duke e cilësuar si “shumë bujar”. Pensioni u reduktua në 6 mijë dollarë. Me to bleu një shtëpi modeste, ecte për në punë dhe kurrë nuk pati ndonjë makinë. 42. Sa fëmijë pati Gjithsej Ajnshtajni pati tre fëmijë. Një vajzë, Lieserl, dhe dy djem, Eduard dhe Albert. Alberti i ri më vonë u bë profesor inxhinierie në universitetin “Berkley”. Djali i tij Eduart ishte skizofrenik. Gruaja e dytë kishte dy fëmijë, Ilse dhe Margot. 43. Ku ndërroi jetë Ajnshtajni vdiq në vitin 1955 në spitalin e “Princeton”. Truri iu hoq për studim dhe iu ruajt në Wichita, Kansas. Atje u vendos në laboratorin e doktor Thomas Harvey, ish-shefi patolog i universitetit “Princeton”. 44. Filozofi që e influencoi Në moshën 13-vjeçare Ajnshtajni studioi idetë e filozofit të shekullit të 18-të, Immanuel Kant. Ai pati një influencë të rëndësishme tek Ajnshtajni i ri me idetë e kohës, hapësirën dhe universin harmonik. Kant gjithashtu kishte edhe një sens të lig humori dhe nuk honepse asgjë pompoze. Të dyja këto karakteristika u përcollën tek Ajnshtajni. 45. Lënda që s’kuptonte Lënda që nuk duronte në shollën fillore ishte greqishtja. Për këtë arsye ra në depresionin fëminor. Gjatë kësaj kohe Alberti i ri kishte i kishte mësuar vetes latinisht, matematikë të avancuar dhe kishte zbuluar dashurinë për gjeometrinë. Më vonë në jetë ai njoftoi zbulimin e Euklidit, si një kënaqësi e madhe në jetë. Ai i referohet një libri për gjeometrin euklidiane si “i shenjtë”. 46. Teorinë e relativitetit e zbuloi në gjumë Në vitin 1905, gjëegjëza e fundit së teorisë së relativiteit u zgjidh në gjumë. Ajnshtajni citohet të ketë thënë për zbulimin e tij: “Në mendjen time shpërtheu në stuhi dhe me të erdhën edhe përgjigjet”. Një mik më vonë thotë: “Ai ka hyrë në mendimet e Perëdnisë dhe këto mendime zbulojnë planin e tij për universin”. 47. Ç’do të thotë E=mc2 Ajnshtajni e përmblodhi teorinë speciale të relativiteit në një revistë disa vite më vonë me ekuacionin legjendar E=mc2. Ky ekuacion përkthehet, Energjia=masa e shumëzuar me shpejtësinë e dritës në katror. Masa përmban sasi të mëdha energjie. 48. Çmimet e tjera “Nobel” 17 vite pas botimit të relativitetit, në vitin 1922 Ajnshtajni fitoi çmimin “Nobel” për Shërbimin ndaj Fizikës Teorike. Kishte disa arsye pse çmimin “Nobel” nuk iu dha aq shpesh. Relativiteti në atë kohë ishte mjaft kontroversal dhe teorik. Nuk mund të provohej. Fakti që gjykatësit nuk mund ta kuptonin ishte problem më vete. 49. Lëvizja “anti-Ajnshtajn” Gjatë viteve ’22 ishte krijuar një lëvizje masive “anti-Ajnshtajn”, e nxitur nga nazistët anti-semitikë të mbështetur nga Philip Lenard, i cili kishte influencë në panelin e gjykatësve që vendosnin për çmimet “Nobel” të vitit. Gjatë këtij viti Ajnshtajni kishte mbështetjen dërrmuese të komunitetit shkencor. Gjykatësit e çmimit “Nobel” më në fund kapitulluan nga presioni i komunitetit shkencor dhe e shpërblyen për Shërbimin ndaj Fizikës Teorike, në bazë të punës së kryer për efektin fotoelektrik. 50. Njeriu i shekullit nga “Time” Revista amerikane “Time”, në vitin 1999 e emëroi si “Personi i Shekullit”. Në kulturën e gjerë emri Ajnshtajnë është bërë sinonii i gjeniut.
Posted on: Fri, 04 Oct 2013 12:42:49 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015