A do t’na pyesi Allahu rreth çështjes së - TopicsExpress



          

A do t’na pyesi Allahu rreth çështjes së tekfirit…? PYETJE : Selam alejkum hoxh. Kohet e fundit degjojme shume prej hoxhallareve dhe mases së thjeshte te muslimanve te thone: Nuk do na pyesi Allahu rreth çështjeve të tekfirit, mirepo do na pyesi per veprat dhe fjalet tona, ku dhe do na marri ne llogari per to, prandaj duhet te rregullojme vetvetet tona njehere, para se me gjykuar mbi hukamet dhe njerëzit me iman ose kufer? A Ka mundesi te na tregoni sa e sakte eshte nje thenje e tille? Allahu ju shperblefte me te mira. PERGJIGJE : Bismilahli ue Elhmamdulilah ue Salatu ue Selamu ala Nebijihi el Kerijm ue ala Alihi ue Sahbihi ue men Ualah. Ue bad: Kjo thenje ne te vertete eshte nje nga llojet dhe idet e irxhas, e cila eshte perhapur shume ne mesin e muslimaneve ne kohen tone aktuale, nen petkun e selefizmit?! Shkaku dhe rrjedhoja per te cilen eshte shfaqur nje thenje e tille tek muslimanet, eshte xhehli i drejtuesve te tyre rreth rendesise, rrolit dhe vendit qe ka meseleja e tekfirit ne akiden e ehli sunetit dhe xhematit. Zakonishte ata qe gabojne ne kete teme shume te rendesishme kane probleme serioze me njohjen dhe realitetin e imanit dhe te kundertave tija, sic eshte shirku dhe kufri i madhe me te gjitha llojet e tyre, edhe pse ndoshta degjon apo lexon prej personave tille, se ata i perkrahin menhexhit te selefve dhe jane pauses te denje te tyre??!! Prandaj eshte me rendesi te madhe te dihet dhe te mesohet prej muslimanve se tekfiri eshte nga bazat e akides tek ehli suneti, dhe nuk ka pse te friksohet besimtari nga mesimi i çështjeve të tekfirit, pasi tekfiri eshte nga dijet me te rendesishme ne fene islame, ashtu siç edhe fikhu, usuli, tefsiri dhe hadithit kane rendesine e tyre ne islam. Perkundrazi kerkohet prej muslimaneve ti kushtojne rendesi çështjeve te imanit dhe te kundertave te tija, si kufri dhe shirku i madhe, pasi tekfiri rrjedhon dhe vjen si pasoj e ketyre temave madhore te akides, ne menyre qe te dine dhe te mesojne si te perballen me dyshimet e hauarrixheve dhe murrxhiave ne lidhje me kete teme te rendesishme te akides, me qellim qe te behet sa me i qarte qendrimi i ehli sunetit ne lidhje me meselet e imanit, kufrit dhe tekfirit. Nuk ka dyshim qe fjalet rreth tekfirit per rendesine dhe rrolin qe kane dhe luajne ne jeten e muslimanit, duan trajtim te drejte e te sakte, pasi i gjithe problemi qendron ne ate se shume prej hoxhallërve sote gabojne ne çështjet e tekfirit, pasi nuk dine se si ta trajtojn kete teme, dhe kur behet njeriu kafir ne menyre te veçante dhe ne menyre te pergjithshme, dhe ne cilat mesele behet tekfir veçmas ose ne menyre te pergjithshme. Prandaj i sheh ose i degjon apo lexon se shume prej nxënësve dijes thone: Nuk behet njeriu kafir pa u plotesuar kushtet dhe u larguar pengesat e tekfirit? Keshtu ne menyre te pergjithshme pa dhenë kurrfare shkoqitje dhe shpjegimi ne lidhje me kete rregull tek ehli suneti! Kjo eshte nje thenje e sakte, bile nje nga rregullat dhe bazat e tekfirit tek ehli suneti, por a vlen perdorimi i ketij rregulli ne çdo raste, fjale ose veper? Sigurishte qe pergjigj’ja e drejte e nje nxensi të dijes te mirfillte do te jete se ky rregull nuk vlen ne gjithçka prej çështjeve fetare. Kjo pasi dihet me domosdoshmeri nga feja islame se ka gjera qe njihen tek te gjithe muslimanet, ku çdo kush mund te beje tekfir mbi to, edhe pse nuk mund te jete nxenes dije, doktor sheriati apo gjykates ose dijetar ne islam, siç eshte gjykimi atij njeriu qe shan Allahu apo Profetin dhe Fene islame, pasi te gjithe e dine tashme qe eshte kufer dhe te nxjerr prej fese ne menyre automatike , dhe nuk besoj te kete njeri normale me dije qe nuk thote se sharja e Allahut eshte kufer, se kjo eshte malume min dini biderure. Ne nje pyetje drejtuar Shejkh bin Bazit i thuhet: A lejohet per nje muslimane te thjeshte te bej kafir dikend tjeter? Shejkhu pergjigjet duke thene: Lejohet te bej kafir njeriu i thjeshte, dhe nuk eshte kushte te jete dijetar ai qe ben tekfir, por duhet te kete dije per temen dhe meselen qe ben tekfir. Shiko Talikat Shejkh Bin Baz Ala Keshfu Shubuhat. Pra, e shikon fjalen e Shejkhut rrahimehullah rreth kesaj teme te rendesishme si dhe po aq te rrezikshme. Kjo eshte ajo qe themi ne besojme dhe therrasim tek ajo. Dhe nuk eshte kushte per ate qe bene tekfir te jete dijetare apo doktorre sheriati ose gjykates, pasi te tilla kushte nuk njihen tek ehli suneti. Prandaj thenja e shume hoxhallareve se nuk lejohet te bej tekfir vetem se dijetari apo gjykatsi ose nxensi i dijes, duke e pergjithesuar fjalen e tyre per cdo teme fetare sheriatike, eshte krejtesisht dhe teresishte e gabuar, pasi nje kushte i tille nuk eshte i njohur tek selefet. Nga ana tjeter nese do te lidheshe ceshtja e tekfirit me diploma, shkolla dhe universitete, atehere mos harrojme se kemi shume prej murrxhiave qe kane diploma dhe deshmi doktorrate, te marra neper universitete te ndryshme islamike, mirepo ata jo vetem se jane murrxhia dhe e kane mbyllur meselen e tekfirit absolutishte, sikur mos te ekzizstoj fare ne fene tone madhore, por ne realitet njerez tille meritojne te quhen pasardhesit e xhehmive, pasardhesit e xhehm bin sefunait, edhe pse kane deshmi te shumta universitare apo pretendojne se jane ne akiden e selefve??!! Mirepo kjo nuk do te thote njekohesishte ti hapesh dyert e tekfirit kujdo xhahili, ashtu sic bejne dhe veprojne sot gulatet e tekfirit, me pretekstin se nuk njihet nje kushte I tille tek selefet?? Keshtu qe duhet mesuar njehere e mire qe selefet kane vene kushte qe te behet tekfir me dije dhe tevertetohet se nje veper ose fjale ose bindje dhe besim i gabuar eshte kufer ose shirke me argumente perkatse te sakta nga kurani dhe suneti si dhe ixhmaja e dijetareve. Keshtu qe ka dallim te madhe mes ketyre dy kushteve, per ate qe kupton. Ne lidhje me kete themi qe muslimani duhet te njohe qendrimin e ehli sunetit mire ne çështjet e tekfirit , dhe te mesoje se qendrimi i selefeve ne kete teme shume delikate dhe problematike eshte i mesem, midis murrxhiave qe ndalojne nga tekfiri ne menyre absolute duke mos gjykuar me kufer edhe mbi ata qe vine me kufer dhe shirk te hapur, pasi ka arritur gjendja tek shume hoxhallar ne trojet shqiptare te thone: Ai qe shan Allahun ose Profetin dhe Fene e Tij nuk behet kafire ne menyre te veçante, derisa ti ngrihet argumenti se ndoshta eshte xhahil. Ndersa disa te tjere thone: Edhe pas ngritjes se argumentit nuk behet kafir njeriu tille derisa ta kuptoje argumentin etj, dalalete dhe gabime fatale e trashanike, te cilat nderrmeren me emrin e akides së ehli sunetit dhe selefeve, ku realiteti eshte se selefet jane krejtesishte te distancuar nga ide dhe besime tilla qe I pershkruhen atyre??? Per mendimin tim eshte turp i botes te mbrohet nje mendim i tille me emrin e selefeve, pasi nje thenje e tille eshte shpifje ndaj selefeve, se njihet tashme boterishte ixhmaja e ehli sunetit e trans. nga Is’hak Ibn Rrahauejhi, Kadij Ijadi dhe Ibn Tejmija etj, mbi kufrin dhe rriden nga islami te çdo njeriu qe shane Allahun, Profetin dhe Fene Islame. Ne nje pyetje drejtuar Shejkh Bin Bazit i thuhet: A justifikohet me xhehel ai njeri qe shane Allahun? Shejkhu pergjigjet duke thene: Nuk ka justifikim me xhehel ne kete pike, pasi nje gje e tille eshte malume mine dini bederure. Ktheju Shiritit El Ijman Uel Kufer. Nga ana tjeter ehli suneti jane te mesem ne çështjen e tekfirit edhe me hauarixhet, qe bejne tekfir te tepruar, jashte rregullave dhe normave te kuranit, sunetit dhe ixhmas umetit, ku nxjerrin nga feja kedo dhe fusin ne fe kedo, per shkak te injorances së tyre absolute ne lidhje me trajtimin e temes së tekfirit. Ndersa ne si pauses te ehli sunetit e mesojme tekfrin siç mesojme çështjet e imanit dhe te kundertat e islamit, pasi tekfiri lidhet me te. Ashtu siç mesojme te kundertat e namazit dhe abdesit kushtet dhe shtyllat e tyre. Prandaj nuk eshte rreziku ne tekfir siç pretendojne disa, por rreziku eshte ne teprimin e tekfirit, duke mos marre parasysh plotesimin e kushteve dhe pengesat qe ka tekfiri. Dhe kjo eshte ajo qe ka ndaluar ehli sunetit te bej tekfir ai i cili nuk ka dije, pasi tekfiri eshte e drejte e Allahut dhe Profetit te Tij. Mirepo asnjehere teprimi i disa xhahilave musliman ne lidhje me çështjet e tekfirit nuk duhet te na pengoj nga berja tekfir e atij qe e meriton nje gje te tille, qofte hakim apo njeri i thjeshte, e jo me te na ndaloje nga berja tekfirit të tyre! Pra ashtu siç nuk mund te heshtim ndaj rrezikshmerise se murrxhiave ne lidhje me tekfirin, po ashtu luftojme edhe ekstremizmin ne tekfir te hauarrixheve ose tepruesve ne tekfir ne kohen tone. Duhet mesuar gjithashtu se nuk ka kurrfare kundershtimi midis mesimit te çështjeve të tekfirit dhe regullimit te veteve tona, kjo ngase selefet kane qene njerezit me prefekte dhe te rregullte ne fene, imanin dhe vetet e tyre, mirepo jane po ata qe na e kane percjellur ne mesimin e fese ne teresi, ku prej ketij mesime dhe kesaj dije eshte çështja e tekfirit. Nuk ka dyshim qe Allahu do na pyesi per veprat dhe fjalet bindjet dhe besimet tona, por mos harro se Allahu do na pyesi per gjithçka qe e dime ne lidhje me fene tone, qofshin ato te lidhura me tekfirin apo me çështje te tjera fetare, ku dhe do na marre ne llogari se çfarë kemi punuar me dijen tone, dhe a ja kemi treguar ate te gjithve si dhe qysh e kemi percjellur dijen qe Allahu na ka dhuruar me dhuntine e Tij Madheshtore ne menyren perfekte ashtu siç na e kekron amaneti fetare, apo e kemi fshehur dijen? A nuk ka marre Allahu premtimin prej atyre qe kanë dije qe te thone te drejten dhe hakun dhe jo ta mfshehin ate ku thote: Dhe ne morem premtimin prej tyre qe ti tregojne njerezve te drejten e jo ta fshehin ate. Po ashtu ka thene: Dhe tregoju atyre o (Muhamed) lajmin ose ndodhin e atij qe i dhame prej dijes tone, mirepo ai devijoj dhe u distancua prej sajٚارً , ku u be pauses i shejtanit dhe u be prej te humburve shkatëruarve (Gauin). Shembulli i tij eshte si shembulli i qenit. Pra shiko se si Allahu e ka krahasuar Belamin ne kohen e Musait me qenin, pasi ai kishte dije, mirepo nuk e tregoj te drejten rreth Musait dhe e fshehu ate, ku doli bashke me popullin e tij te beje dua kunder Musait duke e ditur qe Musau eshte i derguari Allahut dhe ne te drejte. Keshtu qe me duket pak absurde dhe jonormale te thuash fol per çfarë te duash ne qeshtjet e fese, vetem per tekfirin jo, ashtu siç thuhet sot, po a nuk eshte tekfiri prej fese, a nuk lidhet me te kundertat e imanit? Kjo i bie te mesosh namazin pa ditur te kundertat e tij. Pastaj Allahu ka thene hyni ne fe tersishte dhe besoni gjiçka ne te , dhe mos u beni si ata qe besojne nje pjese te librit e mohojne nje pjese tjeter te tij. Prandaj hoxha duhet me i trajtuar te gjitha çështjet fetare me drejtesi vellai im dhe jo te fshehi njerezve hakun, duke ju shmangur apo bere teuile te kota apo per interesa personale , posti etj. Ndersa nga ana tjejter duhet me ditur se njerezit janë ne grada te ndryshme ne dije, dhe Allahu do te pyesi ata sipas dijes qe kane, se eshte e pa pranushme ti veme njerezit ne nje grad te gjithe apo me i ngarkuar ata me shume se mundesite e tyre. Thote Allahu : Thuaj o (Muhamed) a jane te barabarte ata qe dine dhe ata qe nuk dine. Po ashto thote: Me te vertete Allahu i ngrine ne grada ata te cilet besuan prej jushe dhe atyre qe i eshte dhene dije. Gjithashtu thote: Me te vertetë Allahut i frikesohen dijetaret. Ndersa ne hadith Profeti ka thene: Do te pyetet njeriu ne diten e gjykimit rreth kater gjerave… midis tyre permendi dijen e tij se çfarë ka bere me te. Hadith i sakte. Ajo çka duhet mesuar eshte se shkaku kryesor i perhapjes se kesaj ideje qe e permende pyetsi ne fjalet e tija eshte: Se murxhiat, e kane perdorur nje fjale te tille per te mbrojtur pushtetaret, duke i justifikuar me çdo lloje teuili edhe pse ata kane rene ne kufer te qarte (Beuah) ku nuk mund te permbaj teuil? Mirepo nese dikush tjeter perveç hukamve do binte ne nje nga te kundertat e islamit, ai gjykohet me kufer dhe rride nga feja ne menyre absolute dhe te preme, pa u justifikuar apo bere teuil? Kesaj i thone qe te kundertat e islamit dhe imanit vlejne per kedo qofte, perveç hukameve? Kushtoji rendesi kesaj pike, se prandaj akuzohen njerezit e hakut sote prej dijetareve si tekfirsa dhe irrhabijin?! Me ane te ketij shpjegimi te tregohet ty vella gabimi i thenjes së tyre: Se Allahu nuk do na pyesi rreth çështjeve të tekfirit, mirepo do na pyesi per veprat dhe fjalet tona? Pasi ketu nuk behet fjale për tekfirin e hukamve apo njerëzve ne pergjthësi me patedrejte, por behet fjale per dije, pasi shume prej muslimanve pyesin per çështje te tilla delikate, dhe eshte e papranueshme prej hoxhes ta fshehe dijen qe Allahu i ka dhene atij ne lidhje me kete pike. Po jam dakord qe duhet te perdoret hikmeti dhe duhet marre parasyhe koha ose vendi i duhur per te folur, si dhe te shihet gjendja e personit qe pyet, por te gjitha keto nuk tregojne qe ti shmangesh temes se tekfirit te hukameve apo kushdo qofshin ata, nen pretekstin se duhet me rregulluar vetet tona? Pasi çështjet e tekfirit vella nuk lidhen vetem me hukamet por lidhen me shume tema tjera fetare, siç eshte shembulli atij njeriu qe pretendon Profetsin apo thote se di gajbin apo merret me magjin apo talljen dhe sharjen e fese etj? A mos valle duhet te themi se duhet me rregulluar vetet tona dhe nuk duhet ti tregojme njerezve gjykimin e Allahut rreth këtyre çështjeve? Nese dikush do te thote po! Atehere kjo eshte krejtesisht absurde dhe kunder selefeve dhe parimeve te tyre ne akide, pasi ne e dime mire qe Ebu Bekri ata qe nuk dhan zekatin i luftoj dhe i nxorri nga feja siç e tregon nje gje te tille Ibn Tejmija. Po ashtu ata te cilet pasuan Musejlemen Kedhabin qe pretendonte se ishte profet, sahabet i quajten kafira dhe nuk thane se duhet me rregulluar vetet tona, pasi kjo eshte fe vellai im. E nese binden dhe pranojne njerez të tille se duhet me ja treguar te drejten popullit te thjeshte prej muslimanve ne lidhje me te tilla çështje te tekfirit, atehere cili eshte dallimi midis ketyre njerezve qe sahabet i gjykuan si kafira dhe kufrit te shume hukamve sot ne kohen tone, edhe pse kufri ka lloje te ndryeshme? Se fundi njerezit qe ti ruhen ekstremit te hauarrixhve ne çështjet e tekfirit, kalojne ne nje ekstrem tjeter i cili eshte po aq i keq dhe me shume bile, ekstremi i murrxhiave te cilet e mbyllen tekfirin, sikur mos te ekzistoj ne fene islame. Se fundi them: Asnjehere nuk hidhet poshte nje nga bazat e ahli sunetit, sic eshte meseleja e tekfirit ne pyetjen tuaj konkrete, per shkak se gjinden njerez te cilet kane akstreme dhe teprime ne ceshtjen e tekfirit, se perndryshe do te behemi pre e irrxhas dhe xhehmive, sic jane bere shume prej njerezve te shkolluar me diploma te ndryshme?? Gjithashtu nuk lejohet absolutishte zgjerimi ne ceshtjet e tekfirit, me pretekstin se murrxhiat dhe xhehmit e kane mbyllur fare kete mesele fetare, pasi do te behemi pre e akstremit dhe teprimit te hauarrixhve ne kete teme, sic jane bere shume prej gulatve tekfirit??? Keshtu qe bidati nuk luftohet me baidat tjeter, me te madhe apo me te vogel se I pari, por luftohet me dije. Prandaj ahli suneti kane thene: asnjeher nuk I rrezojme poshte usulet tona, dhe te devijojme apo menjanojme fene tone, per shkak se gjinden njerez tjere qe I keqperdorin usulet e fese islame, sic eshte ceshtja e tekfirit ne kohen tone aktuale. Kaq kisha ne lidhje me kete pyetje, edhe pse eshte folur shume shkurte por besoj se mjafton per ate qe do udhezimin. Allahu e di me se miri. U Pergjigje: Hf. Ibrahim Zaimaj Pershtati: Ahmed ebu Muhamed
Posted on: Sun, 24 Nov 2013 05:32:44 +0000

Trending Topics



a>

Recently Viewed Topics




© 2015