Aktorja Cate Blanchett ka thënë se nuk ka bashkëpunuar me - TopicsExpress



          

Aktorja Cate Blanchett ka thënë se nuk ka bashkëpunuar me filmbërësin legjendar, Woody Allen, me qëllimin që të fitojë Oskar. Kritikët e konsiderojnë 44-vjeçaren si njërën nga favoritet për ta fituar çmimin Oskar për performancën e saj në filmin “Blue Jasmine”, mirëpo ajo thotë se arsyeja që e ka pranuar rolin ka qenë dëshira për të punuar me regjisorin e famshëm. “Nuk mendoj se dikush fillon bashkëpunimin me Woodyn duke menduar për rezultatin”. “Mendoj se shumëkush pranon menjëherë kur dëgjon se Woody Allen dëshiron të punojë me ta. Përveç se është një filmbërës dhe një autor i shkëlqyer, ai është një dramaturg i jashtëzakonshëm”, ka deklaruar aktorja. Cate Blanchett ka fituar Oskar në vitin 2005 për rolin dytësor në filmin “The Aviator”, ku luan krahas Leonardo DiCaprios.
Posted on: Thu, 22 Aug 2013 08:16:50 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015