“Autostrada e lotëve”, ku janë zhdukur 50 femra në 30 - TopicsExpress



          

“Autostrada e lotëve”, ku janë zhdukur 50 femra në 30 vjet Ajo është pagëzuar më emrin ‘autostrada e lotëve’ dhe jo më kot. Një sekret i mistershëm rrethon një nga rrugët më të thella në Kanada, pasi gati 50 gra besohet se janë zhdukur atje në 30 vitet e fundit. Mendohet se zhdukjet misterioze pa lënë gjurmë të femrave në autostradën me numër 16, e cila shtrihet mes Prince George dhe Prince Rupert, në Kolumbian Britanike, janë vepër e një vrasës serial, preja e të cilit janë vajzat e reja. Por policia në asnjë rast nuk ka arritur të identifikojë ndonjë person të dyshuar për këto zhdukje dhe disa thonë se gratë e zhdukura kanë qenë thjesht viktima të terrenit të vështirë dhe shkretëtirës së largët të Kanadasë. Viktima më e fundit është 20-vjeçarja Madison Scott, e cila u zhduk në afërsi të rrugës famëkeq më 28 maj 2011, pasi kthehej nga një festë. Policia arriti të lokalizonte mjetin e saj në një zonë pyjore, por asnjë shenjë nga Scott, e cila rezulton ende e humbur. Edhe një vit më vonë, ndonëse prindërit e saj në përpjekje për të gjetur vajzën e tyre kanë ofruar një shpërblim prej 100 mijë dollarësh për informacione rreth saj, nuk ka asnjë gjurmë nga vajza. “Ajo me të vërtete po kthehej nga një festë dhe ndoshta mund ta kishte tepruar pak me alkoolin, por ne nuk mendojmë se ajo thjesht ishte e dehur dhe ra në liqen ku dhe u mbyt. Kjo nuk është në karakterin e saj”, – thonë të afërmit e 20-vjeçares së zhdukur.
Posted on: Tue, 13 Aug 2013 21:10:01 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015