Barcelona thyen rekordin e klubit Tata martino e bëri atë që - TopicsExpress



          

Barcelona thyen rekordin e klubit Tata martino e bëri atë që askush në histori të klubit nuk e bëri. Nën drejtimin e strategut argjentinas Barcelona shënoi edhe fitorën e 7 rresht në La Liga, rekord të cilin e theu pas fitorës në udhëtim te Almeria me rezultat 0-2. Më heret Barcelona e Luis Van Gaaal dhe Tito Vilanova, kishin shënuar nga 6 fitore në start të ksmpionatit , por asnjëherë 7 fitore si Tata Martino. Ky i fundit padrejtësisht është kritikuar me mënyren e lojës, e nga ana tjetër hyri në histori te Barcelonës. Leo Messi kaloi Barcelonën në epërsi në minutën e 21′, por brazilianin e përcolli fat i keq pasi 7 më vonë pësoi lëndim në bicepsin femoral të këmës së djathtë dhe u desh të zëvendësohet në minutën e 28 me Xavi Hernandez. Mbrojtësi brazilian Adriano i cili din shumë mirë se si të shënoi gola realizoi për knockout e Almerias.Pas kësaj fitore Barcelona padyshim se është lidere e La Ligas, me bilanc maksimal 7 lojë 7 fitore dhe 21 pikë të tubuara.
Posted on: Sat, 28 Sep 2013 22:11:44 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015