Bashkësia Islame në Podujevë Komunikatë për - TopicsExpress



          

Bashkësia Islame në Podujevë Komunikatë për opinion Bashkësia Islame në Podujevë, shfaqë shqetësimin e vet për dukurinë e kërcënimeve dhe kanosjeve ndaj imamëve dhe punëtorëve në këtë institicion. Rasti i sotëm i kërcënimit të imamit, ish-Kryetarit të KBI-së në Podujevë z. Idriz Bilallit, është shqetësues per institucionin tone dhe popullatën në tërësi.. Veprimet e këtilla nuk përkojnë me besimin burimor Islam, traditën Shqiptare dhe si të tilla janë të dëmshme për imazhin madhështorë të Islamit dhe institucionin e Bashkësisë Islame në Republikën e Kosovës.. Bashkësia Islame në Podujevë dënon ashpër dhe fuqishëm kërcënimin ndaj imamit z. Idriz Bilalli dhe familjes së tij si dhe kërkon nga institucionet kompetente që sa me pare të tillët të vihen para drejtësisë. Bashkësia Islame ne Podujevë, shfaqë fuqishëm besueshmërinë e vet në institucionet tona shtetërore. Podujevë 26.09.2013 KBI-PODUJEVE
Posted on: Thu, 26 Sep 2013 16:58:15 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015