Burri u zgjua në mëngjes. Hëngri mëngjesin bashkë me - TopicsExpress



          

Burri u zgjua në mëngjes. Hëngri mëngjesin bashkë me bashkëshorten e tij, i veshi rrobat dhe u bë gati të shkonte në punë. Kur hyri në dhomën e punës që t’i merrte çelësat gjeti pluhur të madh në tavolinë dhe në ekranin e kompjuterit. Doli me qetësi dhe i tha bashkëshortes: E dashur, mi sjell çelësat nga tavolina e punës. Bashkëshortja kur hyri në dhomë që t’i sillte çelësat, pa se bashkëshorti me gishtin e tij në tavolinën me pluhur kishte shkruar: Të dua grua ime. Kur donte të dilte nga dhoma vërejti në mes të ekranit të kompjuterit të shkruar me gishtin e tij: Të dua shoqe e jetës sime. Gruaja doli nga dhoma, i dha burrit çelësat dhe buzëqeshi në fytyrën e tij sikur po aludonte se mesazhi kishte arritur dhe se ajo do të kujdesej më tepër për pastërtinë e shtëpisë së saj. Ky është bashkëshorti i mençur, nëse gruaja e tij gabon, nuk sillet keq me të, madje gabimin e saj e trajton me mirësi. Pikëllimin e shndërron në gëzim. Kjo është dashuri dhe jetë e lumtur bashkëshortore
Posted on: Thu, 25 Jul 2013 02:12:32 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015