CKA NA SOLLI QEVERIA! Kjo Qeveri i ka ditët e numëruara. Nuk - TopicsExpress



          

CKA NA SOLLI QEVERIA! Kjo Qeveri i ka ditët e numëruara. Nuk mund të vazhdojë më tutje. Nuk ka pasur edhe një Qeveri më të dobët në Kosovë që prej çlirimit të vendit. Për më shumë se një dekadë, kjo qeverisje e tashme i ka kaluar të gjitha parashikimet e pesimistëve më të mëdhenj. E ka shkatërruar Kosovën. E ka dëshmuar paaftësinë. Pushteti drejt ndëshkimit! Është e qartë! Vetëm çështje javësh është vazhdimi i kësaj strukture udhëheqëse në Kosovë. Qeveria Thaçi i ka tejkaluar të gjitha qeveritë në rajon për kequdhëheqje, skandale, afera, korrupsion, keqmenaxhim, shkelje të të drejtave të njeriut, ndërhyrje në gjyqësor, ndërhyrje në lirinë e mediave, ngushtim të hapësirës për shoqërinë civile, akuzim të vazhdueshëm të opozitës. Nuk mund të gjendet as edhe një strukturë e tillë qeverisëse nëpër rajon, e lëre më në Evropë, për nga paaftësia, padija dhe mungesa e përkushtimit. Për dy vjet e gjysmë, Qeveria Thaçi 2 thelloi krizën në Kosovë. Realisht, ky grup i njerëzve nuk u mor fare me qeverisje. Asnjë projekt të vetëm zhvillimor nuk filloi e as nuk përfundoi përgjatë këtyre dy vjet e gjysmë. Asnjë iniciativë për përmirësimin e jetës së qytetarëve nuk ndodhi gjatë kësaj periudhe. Nuk ndodhi konsolidim i institucioneve qendrore për të vendosur sundimin e ligjit në të gjitha aspektet e jetës në Kosovë. Përkundrazi, kriza në Kosovë arriti nivelin më të lartë të deritashëm. Qeveria e Kosovës u rrit përnga numri i Ministrave, por u zvogëlua mundësia e qytetarëve për të pasur jetë më të mirë. Administrata publike u stërmbush nga kjo Qeveri, por u bllokua mundësia e qytetarëve për vetë-iniciativë dhe prosperitet. Numri i skandaleve dhe aferave korruptive i rrit dukshëm, por nuk u zhvillua sistemi ligjor për të kapur dhe dënuar të korruptuarit. Kjo është Qeveria për “Kosovën Evropiane”! Kjo është Qeveria Thaçi 2, e cila jo vetëm nuk përmirësoi situatën e përgjithshme, por solli në minimum mundësitë e qytetarëve për të jetuar në Kosovë. I vuri në situatën më të keqe të mundshme që prej përfundimit të luftës çlirimtare në qershor të vitit 1999. I vuri në siklet jetese një përqindje tejet të lartë të popullit të Kosovës. I vuri në buzë gremine një numër shumë të madh të bizneseve kosovare. Thjesht, blloki gjithçka që do të mund të paraqiste përmirësim të jetës në Kosovë. Kjo është Qeveria më banale e mundshme. Kjo është Qeveria më e stërkequr që Kosova ka parë ndonjëherë. Rajoni (e lëre më Evropa) e kanë kaluar këtë histori të keqe të qeverisjes dekada më herët. Problemi kryesor në Kosovë vazhdon të jetë fakti se qeverisja e këtushme është duke shkuar mbrapa. Nuk po ecën me trendin normal të zhvillimit shoqëror. Tek e fundit, të gjitha shoqëritë janë të paragjykuara të zhvillohen. Mund të kenë probleme, mund të kenë sfida të mëdha, por ecja para është e padiskutueshme. Thjesht, modernizimi i jetës që po ndodh domosdoshmërisht ka ndikimin edhe në zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë. Mirëpo, Qeveria e Kosovës po shkon në drejtim të kundërt me ecjen normale zhvillimore. Dhe, kjo sjell krizën. Kjo, në fakt, thellon krizën e përgjithshme. Derisa qeverisja nuk është në përputhje me ecjen shoqërore, normalisht se ecja shoqërore ngadalësohet. Bllokimi i plotë i zhvillimit shoqëror nuk mund të ndodh. E kundërta mund dhe duhet të ndodh: largimi i kësaj Qeverie tentim-bllokuese. Janë të pakta, pothuajse barazi me zero, që njerëz të kësaj strukture qeverisëse do të mund të ndalen për një çast dhe të mendojnë për dëmet që janë duke i shkaktuar vendit. Janë inekzistente gjasat që këta njerëz të tërhiqen vetvetiu, si proces i reflektimit të gjendjes së përgjithshme ku e kanë sjellë vendin. Ky do të ishte veprim normal, porse nuk ndodh kështu. Sepse, kjo Qeveri nuk është normale. Është qeveri e pistë. Po të ishte ndryshe, nuk do të sillnin gjendjen e këtillë. Ku çdo gjë është një rrëmujë. Çdo gjë është mashtrim, vjedhje, manipulim. E leje me mos te flasim per Komunen e Prizrenit!
Posted on: Wed, 07 Aug 2013 01:42:42 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015