DIARREJA Diarreja nënkupton zbrazje të shpeshtë, të tepërt - TopicsExpress



          

DIARREJA Diarreja nënkupton zbrazje të shpeshtë, të tepërt dhe të hollë (të lëngshme) e zorrëve. Në mjekësi, diarreja definohet si një gjendje kur organizmi ka numër të shtuar të barkqitjeve gjatë një dite të vetme (ose mbi 3 barkqitje në ditë). SHKAKTARËT Diarreja mund të vijë si pasojë e shkaqeve të ndryshme. Disa prej shkaktarëve më të mëdhenj janë: - Infeksionet, si: Baktere nga uji ose ushqimi i kontaminuar, si E. Coli, Salmonella, Shigella, Clostridum, Vibrio cholerae; Viruset, si rotavirusi, enterovirusi ose virusi i hepatitit; Parazitët, që janë organizma të vogël që gjenden në ushqimin ose ujin e kontaminuar. Ju mund të prekeni nga agjenti infektues përmes kontaktit me ndonjë individ i cili e ka atë, ose mund ta merrni pas ngrënies së ushqimit të kontaminuar ose pirjes së ujit të kontaminuar. Nëse hani ushqim i cili ka qenë i gatuar në mënyrë jo të duhur ose që është kontaminuar pas gatimit, mund të merrni helmim nga ushqimi, gjë që mund të çojë në diarre. Fëmijët të cilët vizitojnë çerdhe të kujdesit ditor si dhe familjet e tyre janë më të prirë të jenë të ekspozuar ndaj agjentëve të sigurt infektues. Tek shumë njerëz të cilët udhëtojnë në vendet të tjera paraqitet e ashtuquajtura “diarreja e udhëtarëve”, zakonisht pas pirjes së ujit të kontaminuar. Diarreja infektuese është rrezik i pjesshëm në vendet në zhvillim ku është vështirë të mbahen uji i pistë dhe ujërat e zeza të ndara nga uji që shfrytëzohet për gatim, pirje dhe larje, dhe ku pajisjet joadekuate e bëjnë të vështirë të praktikohet higjiena e mirë personale. - Paaftësia për të tretur disa ushqime, përfshirë mos tolerancën për laktozë, vështirësitë në tretjen e sheqerit që gjendet në produktet me tharm; sëmundjet e zorrëve, paaftësia për të tretur grurin dhe disa drithëra të tjera; dhe problemet pankreatike, siç janë ata që shkaktohen nga fibroza cistike, e cila ndërhyn në prodhimin e disa substancave të rëndësishme tretëse. - Sëmundjet të cilat prekin traktin gastrointestinal si ato të lukthit, zorrës së hollë, zorrës së trashë, si sëmundja e Crohnit. - Sindroma irrituese e zorrëve, që mund të shkaktojë periudha alternative të diarresë dhe konstipacionit (kapsllëkut). - Largimi i një pjese të zorrës me anë të operacionit. Zorrët e shkurtuara mund të jenë të paafta për të absorbuar të gjithë substancën që ju e hani. Kjo emërtohet si sindromi i zorrës së shkurtër. - Largimi kirurgjik i fshikëzës së tëmthit. Rritja e bilës në zorrë mund të rezultojë me jashtëqitje të qullët. - Disa sëmundje të sistemit endokrin (hormonal), përfshirë çrregullimet tiroide, diabeti, sëmundja adrenale dhe sindromi Zollinger – Ellison. - Disa tumore të rralla që prodhojnë substanca shkaktare të diarresë. - Shpeshherë asnjë shkaktar i diarresë mund të mos gjendet. Por, derisa diarreja zgjat vetëm disa ditë, nuk është e nevojshme të gjendet shkaktari. - Shumë barna mund të shkaktojnë diarre. Barnat që mund të shkaktojnë diarre janë një numër i antibiotikëve , antacidet që përmbajnë magnez, laksativët, digitalinat, diuretikët, barnat për kemoterapi, agjentët që zbresin nivelin e kolesterolit, litiumi, teofilina, hormoni tiroid dhe kolkicina. Terapia e radiacionit për kancerin e prostatës ose tumoret në abdomen mund të dëmtojnë zorrët dhe të shkaktojë diarre. Helmet si insekticidet, kërpudhat psikodelike dhe arseni mund të shkaktojnë diarre si edhe mbipërdorimi i kafeinës ose alkoolit.
Posted on: Sun, 25 Aug 2013 20:41:16 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015