Deco pezullohet 1 vit për doping Deco ish futbollisti i famshëm - TopicsExpress



          

Deco pezullohet 1 vit për doping Deco ish futbollisti i famshëm i Barcelonës është pezulluar për një vit nga futbolli nga ana e Gjykatës Superiore të Drejtësisë Sportive për përdorim dopingu sipas sajtit brazilian “Globoesporte”. Deco ka rezultuar fillimisht pozitiv në një test antidopinbgu pas ndeshjes mes Fluminesne dhe Boavistas në fillim të këtij viti i cili ka evidentuar prezenca të gjurmëve të një diuretiku, substanca që përdoren për të fshehsur dopingun si dhe një hormoni emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Gjithsesi pezullimi një vejçar nuk do ta godasë shumë portugezin të paktën në aspektin e karrierrës sportive pasi ky dënim vjen një muaj pasi ish mesfushori i Portos, Barcelonës dhe Chelsea lajmëroi zyrtarisht tërheqjen e tij nga futbolli i luajtur.Mbetet engimë nëse ky vendim i tij erdhi si pasojë e moshës apo dëmtimeve të shumta apo ishte një zgjedhje për ta lënë lojën para se ta nxirrnin që aty por në fund të Gushtit 36- vjeçari që kishte shpenzuar 3 vitet e fundit të karrierrës me Fluminensen vari këpucët në gozhdë. Pasi rezultoi pozitiv gjatë testit me Boavistën, pavarësisht se mbrojtësit ligjorë të tij pretenduan se prezenca e substancave ilegale ishte shkaktuar nga një tabletë vitaminash, Deco u dënua me 30 ditë skualifikim, por më pas prokurorët vendosën ta tërheqin akuzan pasi dënimi i gjykatës u konsiderua shumë i butë. çështja u rihap me një rast të dytë në fillimn të Shtatorit, pak më shumë se një javë pasi Deco ishte tërhequr por procedimi kishte mbetur pezull deri më sot kur dolën në dritë edhe prova të reja. Pavarësisht se dënimi dëmton imazhin e Decos ai nuk e prek atë si ndëshkim i mirëfilltë pasi e ka lënë futbollin, një episod i kësaj çështje të hapur që në fillim të vitit por që u mbyll vetëm tani tregon se se sa i shpejtë është sistemi brazilian i drejtësisë sportive.
Posted on: Fri, 27 Sep 2013 18:12:30 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015