Delegatët e Konferencës së Pezës nuk ishin bajraktarët e - TopicsExpress



          

Delegatët e Konferencës së Pezës nuk ishin bajraktarët e Veriut dhe çifligarët e Jugut, por intelektualë e patriotë Delegatët e Konferencës së Pezës nuk ishin bajraktarët e Veriut dhe çifligarët e Jugut, por intelektualë e patriotë Nga Doc. Kadri DINGU Vijon... Në monografinë e tij historiani Bernard Fischer “Shqipëria gjatë Luftës 1939-1945” trajton “krijimin e lëvizjes nacionalçlirimtare” në Shqipëri. “Të Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar”. “Në shtator të vitit 1942, - shkruan autori, - Hoxha ftoi të gjithë bajraktarët e Veriut, çifligarët e bejlerët e Jugut, dhe liberalët e republikanët që kishin kundërshtuar Zogun në një Konferencë në Pezë... Në të morën pjesë njëzet vetë, përfshi këtu edhe disa udhëheqës çetash, disa individë të emërtuar si patriotë të pavarur dhe si përfaqësuesit e Partisë Komuniste. Mbas mosmarrëveshjes politike me Kupin që kundërshtonte përdorimin e termit partizan si dhe yllin e kuq, i cili u tërhoq nga këto me pranimin që kthimi i Zogut të lihej në vartësinë e vullnetin e popullit më vonë si dhe kritikat e disa komunistëve brenda radhëve të Partisë, që akuzonin Hoxhën për “sekretarizëm”, se nuk paska pranuar të bëjë kompromis më të madh, se nuk donte të përfshinte në Front të gjithë elementët liberalë, siç kishte bërë Titoja. Por në sajë të punës që bëri Hoxha që tërhoqi pas vetes Kupin, Pezën dhe Baba Fajën, tre prej udhëheqësve kryesorë të qëndresës shqiptare, dhe në bazë të kompromiseve të ndryshme, Konferenca e Pezës hodhi bazat e Lëvizjes nacionalçlirimtare në Shqipëri. Konferenca zgjodhi një Këshill të Përgjithshëm, ku në të bënin pjesë shtatë komunistë... Këshilli i Përgjithshëm miratoi propozimet lidhur me mënyrën e kryerjes së Luftës dhe krijimin e strukturave administrative, të cilat u hodhën në platformën themelore, që përfshinte: 1 – Luftë pa kompromis kundër pushtuesve fashistë dhe tradhëtarëve, për një Shqipëri të Lirë, të Pavarur dhe Demokratike. 2 – Organizimi i të gjithë shqiptarëve në një Front për çlirimin Kombëtar, pa dallim feje, klase, bindje politike e krahine. 3 – Këshillat nacionalçlirimtarë të ngriheshin kudo si organe të bashkimit e të mobilizimit të popullit me luftë dhe si organe të pushtetit popullor. 4 – Kryengritja popullore e armatosur duhej të popullarizohej e të përgatitej për fazën e saj të fundit, si rrjedhojë llogjike të luftës partizane. Reformat shoqërore nuk përmendeshin me synim që kjo platformë të mbështetej nga masat popullore. I mbështetur në këtë program autori më poshtë trajton funksionet e Këshillit të Përgjithshëm dhe të Këshillit Nacionalçlirimtar, në zonat e çliruara dhe të okupuara si organe të bashkimit politik dhe të pushtetit. Më gjerësisht ai ndalon në organizimin dhe funksionimin e çetave komuniste: “Detyra kryesore mbetej kalimi i çetave të vogla komuniste në çeta më të mëdha e të shumta në numër (në kuadrin e LNÇ, duke siguruar kontrollin politik dhe ushtarak të partisë). Çetat ishin ndërtuar sipas modelit jugosllav me 50 deri 60 vetë me një bërthamë komuniste të ardhur nga qyteti. Çetat komandoheshin nga dikush që nuk ishte anëtar partie, i cili ia linte kompetencat ushtarake komandantit me përjashtim të rasteve, kur urdhrat ishin në kundërshtim me vijën e partisë dhe me interesat e luftës për çlirimin kombëtar, dhe kur ai tradhëtonte. Me fjalë të tjera komandantët jo komunistë ishin të lirë të bënin vetëm atë që u thuhej”. Më tej autori flet për rolin e celulave të Partisë dhe të komisarëve politikë, si dhe për detyrat e njësiteve territoriale si detashment të vetëmbrojtjes të përbërë nga vullnetarë. “Programi i rekrutimit rezultoi mjaft i suksesshëm, aq sa në fund të vitit 1942, sipas Historisë së PPSH, numri i partizanëve kishte arritur në 2000, përveç një numri të madh njësitesh territoriale dhe guerrile. Këta grupe ishin bërë aq aktivë sa që forcat italiane, mbasi kishin frikë nga Shqipëria, rrallë herë i gjenin forcat partizane e për rrjedhojë atë ndërmerrnin raprezalje ndëshkimore si djegie fshatrash, pushkatime, të cilat ndihmonin në suksesin e partizanëve dhe në shtimin e radhëve të tyre”. (Faqe 181-141). Mendoj se autori e ka trajtuar saktë programin e Frontit që u miratua në këtë Konferencë, por ka bërë edhe disa interpretime të gabuara, megjithëse për këto ai nuk na jep asnjë të dhënë se ku është mbështetur. Së pari, në Konferencën e Pezës nuk kanë marrë pjesë bajraktarë të Veriut, çifligarë e bejlerë të jugut dhe individë të emërtuar “si patriotë” të pavarur! Le t’i drejtohemi dokumentave të Konferencës që thonë të vërtetën. Në këtë Konferencë kanë marrë pjesë 17 delegatë (dhe jo 20). 1. Enver Hoxha (intelektual), 2. Ymer Dishnica (intelektual), 3. Koço Tashko (intelektual), 4. Mustafa Gjinishi (intelektual), përfaqësues të PKSH. 5. Ramadan Çitaku (intelektual), 6. Nako Spiru (intelektual) përfaqësues i Rinisë Komuniste, 7. Nexhmije Xhuglini (intelektuale) përfaqësuese e të Rejave dhe e grave antifashiste, 8. Myslim Peza, 9. Haxhi Lleshi, patriotë, 10. Baba Faja Martaneshi, klerik patriot, 11. Abaz Kupi, ushtarak nacionalist zogist të katër drejtues çetash, 12. Ndoc Çoba, 13. Ramazn Jarani intelektualë nacionalistë, 14. Halim Begeja (intelektual) përfaqësues i Rinisë Nacionaliste, 15. Skënder Muço (intelektual) e 17. Aziz Çami ushtarak, të cilët erdhën me vonesë. Që të gjithë i miratuan vendimet e Konferencës. Ndërsa Kamber Qafmolla nuk mori pjesë në Konferencë. Në këshillin drejtues zgjodhën 7 persona: 1. Enver Hoxha, 2. Ymer Dishnica, 3. Mustafa Gjinishi, të tre komunistë, 4. Myslim Peza, 5. Abaz Kupi, 6. Ndoc Çoba e 7. Kamber Qafmolla, që të katër nacionaliste patriotë pa parti. Kryetar u zgjodh në mungesë Kamber Qafmolla, i cili nuk mori pjesë në asnjë mbledhje të Këshillit. Më vonë ai u tërhoq duke e justifikuar këtë me arsye shëndetësore. Gjithashtu me këtë konferencë nuk është zgjedhur kryetar nderi Mehdi Bej Frashëri, siç shkruhet në faqen 286. Siç dihet janë të gabuara të dhënat që jep autori për përbërjen e delegatëve që morën pjesë në Konferencë si dhe këshillit që u zgjodh aty. Gjithashtu, autori nuk na jep asnjë të dhënë se në cilat burime është mbështetur për kritikat që qenkan bërë brenda partisë për sektarizëm, lidhur me pjesëmarrjen në Frontin nacionalçlirimtar. Dokumentat vërtetojnë se është Enver Hoxha ai të cilit i takojnë meritat kryesore për përgatitjen e zhvillimin e Konferencën e Pezës dhe që, me gjithë kushtet e rënda të luftës, ka bërë disa takime me disa nacionalistë patriotë, si politikanë, intelektualë, klerikë, ushtarakë, që u bashkuan në Frontin Nacionalçlirimtar dhe që luftuan së bashku me popullin për çlirimin e vendit që nga pushtuesit fashistë. Së dyti, është e vërtetë se aty u hodhën bazat e Lëvizjes nacionalçlirimtare, por njëkohësisht edhe të Luftës Nacionalçlirimtare (siç duket autori këtë emërtim e ka marrë nga raportet e emisarëve ushtarakë anglezë që kanë qenë në Shqipëri gjatë Luftës). Këto dy nocione janë të lidhura me njëra-tjetrën, po kanë përmbajtje të ndryshme. Në Shqipëri-Lëvizja Nacionalçlirimtare u shndërrua në Luftë Antifashiste Nacionalçlirimtare. Së treti, autori çetat partizane i quan “çeta komuniste”. Ky është një politizim i skajshëm. Thuhet se ato qenkan ndërtuar sipas modelit jugosllav. Historia e Popullit Shqiptar vërteton se çetat e komitëve shqiptarë që kanë luftuar kundër okupatorëve të ndryshëm që kanë shkelur vendin tonë janë shumë të vjetra e me përvojë më të pasur se të vendeve të tjera të Ballkanit. Këto pasaktësi e gabime janë si rrjedhojë e mos studimit nga autori i dokumentave arkivore të fondit të LANÇ. Ai është mbështetur në arkivat e botimit të vendeve perëndimore që flasin për vendin tonë ku ka pasur të dhëna e interpretime të gabuara e politizime të skajshme, që e mohojnë ose shtrembërojnë të vërtetën historike të luftës që bëri populli shqiptar kundër okupatorëve fashistë gjatë viteve 1939-1945, për çlirimin e vendit. - See more at: sot.al/dossier/delegat%C3%ABt-e-konferenc%C3%ABs-s%C3%AB-pez%C3%ABs-nuk-ishin-bajraktar%C3%ABt-e-veriut-dhe-%C3%A7ifligar%C3%ABt-e-jugut-por#sthash.mFc7E120.dpuf
Posted on: Sat, 21 Sep 2013 05:20:40 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015