Dinamo ka dalë për herë të parë për këtë sezon në fushën - TopicsExpress



          

Dinamo ka dalë për herë të parë për këtë sezon në fushën me bar artificial të ish-kompleksit, ku faza përgatitore ka nisur zyrtarisht. Në orën 19:00, Dritan Mehmeti ka pasur në stërvitje 34 futbollistë. Sipas të gjitha gjasave, pak lojtarë do të qëndrojnë nën urdhrat e teknikut. Kreu i pankinës blu thuajse i ka hedhur piketat, ndërsa të larguarit do të jenë shumë. Lojtarët e larguar ua kanë lënë vendin emrave të rinj që i janë bashkangjitur skuadrës. Qendërmbrojtësi Renato Lusha i është bashkuar dje Dinamos. Dy sezonet e fundit ai ka qenë pjesë e Ilirisë. Ndërkaq, Ervin Malasi dhe Ergys Mersini kanë pasur dje një takim paraprak me administratorin Ismet Saliaj për sa i përket së ardhmes së tyre. Mallakastrioti Malasi është parë dje në seancën e pasdites. Duket se parimisht është arritur një akord mes drejtuesve dhe futbollistit. E njëjta situatë është edhe për Mersinin.
Posted on: Tue, 23 Jul 2013 14:29:09 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015