E mbaj mend kur isha i vogel nje zonjushe me taka te kuqe - TopicsExpress



          

E mbaj mend kur isha i vogel nje zonjushe me taka te kuqe godiste fort tortuarin me hapat e saj, nuk ecte shpejt nuk nxitonte dhe kur djem me te medhenj se une e ngacmonin ajo perseri ecte ngadale me koken lart dhe takat qe puthnin cinenton, tak tak tak degjohej ajo cdo mengjes dhe cdo mengjes ishin te njejtet djem qe i hidhnin fjale por ajo nuk e kthente koken fare vetem tak tak tak degjohej, ishte nga ato zhurmat e vogla qe mbartnin nje heshtje thumbuese nga njera tjetra, nje dite nuk i kishte veshur takat por i mbante ne dore dhe vraponte me syte me lot, cfare i kishte ndodhur nuk e dija por dukej e trishtuar, kaloj shume kohe dhe nuk e pash me ate zonjushe me taka te kuqe, mungonte kercitja e takave te saj ne tortuar, mungonte bukuria e saj vrasese per zemrat, mbas shum kohesh e pash perseri, kishte ndryshuar dhe vitet kishin kaluar une nuk isha me ai djali vogel, nuk mbante me taka te kuqe por te zeza, nuk vishej me te bardha si dikur por me te zeza, hapat i bente te shpejte ndryshe nga dikur, mora vesh qe djali qe ajo dikur dashuronte kishte vrare veten, kuptova pse ata sy plot shkelqim ishin veshur me trishtim dhe pse e zeza zevendesoj te kuqen. ©
Posted on: Fri, 25 Oct 2013 11:52:53 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015