Egenera Albania lindi nga përvoja sipërmarrëse e një kompanie - TopicsExpress



          

Egenera Albania lindi nga përvoja sipërmarrëse e një kompanie e cila, në Itali, është lider në sektorin e energjisë së rinovueshme, kursimit të energjisë, impainteve dhe automatizimit. Kompania falë përvojës së grumbulluar (know – how), është në gjendje të përmbushë nevojat e bizneseve, enteve publike, strukturave tregtare apo individëve në banesa, nëpërmjet ndërtimit të impianteve për prodhimin e energjisë nga burime të rinovueshme, të bëjë projekte për përmirësimin e shfrytëzimit të energjisë dhe të kryejë diagnoza energjetike (duke filluar nga matja në qendrat e konsumit, analiza e të dhënave të përftuara e deri tek implementimi i veprimeve korrigjuese). Një ekip i specializuar inxhinierësh ofron konsultime, projektim dhe mbikëqyrje të punimeve në sektorët e mëposhtëm: * Energji e rinovueshme * Kursim i energjisë * Diagnoza energjetike * Inxhinieri Automatizimi Ndër të tjera, Egenera Albania , realizon projekte dhe jep zgjidhje që synojnë minimizimin e nevojave energjetike të ndërtesave të reja, si dhe, kryen ndërhyrje në ndërtesat ekzistuese me qëllim kusimin e energjisë, duke u kujdesur për zgjedhjen e materialeve dhe teknikat e prodhimit. Dhe së fundi, kompania jonë është në gjendje të kryejë studime dhe të ndërtojë sisteme elektronike-kompjuterike, të cilat synojnë të krijojnë pajisje kontrolli automatike AMC (Automated Monitoring Console) dhe procedura të përmirësuara me FPGA prototype (fushat e zbatimit: sistemet e automatizimit që përdorin teknologjinë RFID dhe pajisje me mikroveprues). targetenergy.eu
Posted on: Wed, 13 Nov 2013 08:23:14 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015