Fanella e Tevezit, ‘po shkon si hallva’ Tifozët e Juventusit - TopicsExpress



          

Fanella e Tevezit, ‘po shkon si hallva’ Tifozët e Juventusit janë treguar tejet te entuziazmuar me blerjen e re të klubit të tyre, pasi preferenca e tyre kryesore në dyqanin zyrtar ka qenë fanella legjendare me numër 10. Sulmuesi kaloi nga Manchester City te Juventusi për 9 miliionë euro plus 6 milionë të tjera varësisht prej performancës së tij. Edhe pse ka pasur zëra kontravers për numrin e fanellës, pasi atë e ka bartur Alessandro Del Piero, duket se kjo nuk i ka penguar aspak tifozëve të Juventusit. Il Corriere dello Sport raporton se 95 për qind e fanellave të shitura në tri ditët e fundit në dyqanin zyrtar të Juventusit në Torino kanë qenë fanella të transferit të ri, Carlos Tevez. Për dallim nga Tevez, thuhet se fanellën e sulmuesit tjetër, Niclas Bendtner, nuk e ka blerë asnjë tifoz i Juves
Posted on: Sun, 30 Jun 2013 11:26:24 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015