Galliani: Penalltia e humbur nga Balotelli ishte çelësi... - TopicsExpress



          

Galliani: Penalltia e humbur nga Balotelli ishte çelësi... Nëse do ta kishte shënuar, ne do të kishim fituar. Ata nuk kishin asnjë goditje në portë gjatë gjithë ndeshjes, dhe sigurisht që nuk do të kishin patur me ne në epërsi, dhe me ta me një lojtar më pak. Ne sulmonim dhe sulmoni, por topi nuk hynte në portë. Duhet të ecim përpara tani. Gjëja pozitive ishte performanca e mrekullueshme e Kakásë. Kjo është jeta. Së shpejti nisemi për në Glasgow. Muntari tërhoqi një musukul, do të mungojë për pak kohë. Mexes ka një inflamacion me syrin e tij. Eksperienca ime më thotë që ai sdo të jetë gati për ndeshjen tjetër. Ka shumë për të luajtur ndaj Celtic, është një ndeshje e rëndësishme për progresin tonë në Champions League. Ishte një short i çuditshëm për ne. Kemi luajtur kundër Barcelonës 8 herë, dhe Messi ka luajtur gjithmonë, tani ai është i dëmtuar. Duhet të tregohemi të kujdesshëm edhe në ndeshjen me Ajax, por nëse fitojmë, nuk do të ketë asnjë problem. Ne luajmë mirë në Europë. Jam i sigurt se do të bëjmë mirë. Le të shpresojmë që sezonit të mbarojë më mirë se ssa fillojë. Historia legjendare e këtij klubi është shkruar nga Berlusconi që e mori nën kontroll kur ishte pranë falimentimit. Një sezon negativ mund ti ndodhë çdokujt. Fiorentina ka qenë jashtë Champions League për 5 vjet, dhe Interi i mbylli dy sezonet e shkuara në vendet e 7 dhe 9. Nuk ka nevojë ta dramatizojmë situatën. Nëse diçka e tillë ndodh, nuk do të vdesë askush. Ne kemi qenë në Champions League në 11 nga 12 vjetët e fnudit. Nuk ia vlen të flasim për dëmtimet. Pozita në kampionat ështue aty për ta parë të gjithë : 14 pikë në 13 ndeshje. Nuk më pëlqejnë justifikimet. Kemi një pikë më pak se sezonin e shkuar por çdo gjë duhet të shikohet në një kohë më të gjatë, dhe jo vetëm një sezon. Fansat kanë festuar për shumë gjëra në 28 vitet me Berlusconin. Kemi luajtur në 8 finale të Champions League, dhe nëse çdo gjë shkon keq, sezonin tjetër e nisim nga zeroja, ashtu siç e ka bërë Interi. Ata e përfunduan sezonin e shkuar në pozitën e 9, dhe shitën më shumë abonime sezonale se sa ne. Shtypi thoshte që Balotelli ishte goditësi më i mirë i penalltive në botë, dhe tani që ka huqur 2, thonë se ai nuk di se si të godasë. Ky është futbolli. Duhet të ngrëmë kokat edhe në kohëra të tilla. Duhet të jemi krenar për këtë klub që ka fituar kaq shumue. Duhet të kemi durim, Milani do të ringrihet përsëri. Tani drejt Glasgow, duam të hyjmë në fazën tjetër të Champions League.
Posted on: Sun, 24 Nov 2013 08:48:08 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015