Guardiola e Vilanova takohen në Barcelonë Disa muaj pas - TopicsExpress



          

Guardiola e Vilanova takohen në Barcelonë Disa muaj pas zënkës publike në distancë vjen edhe takimi i pajtimit. Tito Vilanova dhe Pep Guardiola kishin disa fjalë për t’i thënë njëri-tjetrit ballë përballë për t’u sqaruar njëherë e mirë dhe vendi ideal për këtë pajtim ishte pikërisht Barcelona. Trajneri i Bayernit udhëtoi drejt Spanjës me një avion privat dhe destinacioni pa asnjë ndalesë tjetër ishte apartamenti i tij. Aty fare pak më vonë mbërrin edhe Vilanova me makinën e tij Porche Cayenne. Pas gati 3 orësh takim privat, kokë më kokë pa praninë e askujt tjetër, Vilanova largohet nga banesa e Guardiolës dhe të njëjtën gjë bën edhe tekniku i bavarezëve pas 5 minutash. Dikush e çon Guardiolën në aeroport për t’u nisur sërish me një avion privat drejt Mynihut. Duhet të kenë thënë shumë gjëra mes tyre, por për momentin takimi mes dy njerëzve që kanë drejtuar Barcelonën në sezonet e fundit mbetet enigmatik. Pas largimit të Pep nga blaugranat një vit më parë, drejtimin e klubit e mori Tito. Raportet mes tyre më pas pësuan një ftohje deri në atë pikë sa nuk u takuan kur ishin në New York. Në fakt kur Vilanova vajti për trajtimin e parë nga sëmundja e rëndë, Guardiola shkoi dhe e vizitoi por nuk ndodhi një gjë e tillë në trajtimin e dytë. Gjatë verës, Pep deklaroi publikisht se nuk ishte faji i tij duke nënkuptuar se kishte diçka tjetër në këtë mes, por Tito iu përgjigj shumë shkurt duke thënë se mikun e tij nuk e kishte në krah në momentet që kishte nevojë.
Posted on: Tue, 22 Oct 2013 16:23:52 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015