Historiku i “Qemal Stafës” Projektuesi i “Qemal - TopicsExpress



          

Historiku i “Qemal Stafës” Projektuesi i “Qemal Stafës” ishte arkitekti i ri nga Firence, Xherardo Bozio, i cili projektoi edhe një stadium olimpik me një kapacitet prej 15 mijë vendesh, mëse i mjaftueshëm për Tiranën, që në fundin e viteve ‘30 numëronte më pak se 60 mijë banorë. 1939 nis ndërtimi i stadiumit të ri olimpik të Tiranës. Ndërtimi i tij vazhdoi për 3 vjet dhe u ndërpre në gushtin e vitit 1943, pak ditë pas kapitullimit të Italisë fashiste. 1946 përurohet stadiumi i ri i Shqipërisë që mban emrin “Qemal Stafa”. Komunistët e ardhur në pushtet kërkuan me ngulm përfundimin e punimeve, pasi në të do të zhvilloheshin Lojërat e para Ballkanike të pasluftës, më 1946. Qeveria shqiptare angazhoi 400 punëtorë, të ndihmuar nga 150 vullnetarë të përditshëm, duke investuar, sipas të dhënave të shtypit të kohës, rreth 300 mijë franga shqiptare për përfundimin e punimeve në stadium. 1962-1965 shkallët e drunjta zëvendësohen me shkallët e betonit. Shkak bëhet thyerja e tyre në një derbi mes Partizanit dhe Tiranës. Kjo detyroi tifozët të rrethojnë fushën. Fatmirësisht asnjë tifoz nuk u vra në atë incident. 1973 nis shtimi i kapacitetit të stadiumit, duke ngritur tribunën “Karshi”. Kostoja e tyre ishte 2.8 milionë lekë dhe për herë të parë në të u vu një tabelë elektronike, e cila u ble në Hungari dhe është ende pjesë e impiantit. Poshtë tribunës së re u ndërtua një hotel me 100 vende fjetje për sportistët, ku përfshiheshin edhe palestra dhe një restorant. 1996 në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” u vendos për herë të parë një sistem ndriçimi. Projektorët, të cilët u vendosën nga inxhinierë suedezë, kishin një fuqi ndriçuese 1200Lux dhe ishin të shpërndarë në katër kulla.
Posted on: Sat, 07 Dec 2013 12:45:56 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015