Hoeness do të padisë mediat për shpifje 61-vjecari u akuzua - TopicsExpress



          

Hoeness do të padisë mediat për shpifje 61-vjecari u akuzua javën e kaluar nga Prokuroria e Mynihut se u është shmangur taksave, ndërsa në muajin Mars u arrestua dhe më pas u la i lirë me kusht për shkak të profilit të tij të lartë sportiv dhe politik. Presidenti i Bajern të Munich, Uli Hoeness, i cili është hetuar për evazion fiskal, siguroi se do të ndërmarrë hapat e duhur ligjore për t’iu kundërpërgjigjur akuzave për fshehjen e 100 milionë Eurove në një llogari të fshehtë bankare ne Zvicër. 61-vjecari u akuzua javën e kaluar nga Prokuroria e Mynihut se u është shmangur taksave, ndërsa në muajin Mars u arrestua dhe më pas u la i lirë me kusht për shkak të profilit të tij të lartë sportiv dhe politik. Revista “Shtern” me qendër në Hamburg, ka bërë publik një raport sipas të cilit Hoeness ka kryer operacione të fshehta financiare nëpërmjet numrit të tij të llogarisë në Zvicër, por që është hedhur poshtë në mënyrë kategorike nga numri një I klubit bavarez. Në këtë raport thuhet gjithashtu se me emrin e Hoeness lidhen edhe tre llogari të tjera bankare në Zvicër. Duke përfituar nga prania e tij në një turne golfi në Bavari, që po zhvillohej për bamirësi, Hoeness tha se ka ngarkuar një avokat të tijin në Hamburg për t’iu kundërpërgjigjur kësaj cmendurie mediatike duke hapur një proces gjyqësor atyre që dizinformojnë publikun me qëllim dëmtimin e figurës së tij.” Vendimi, nëse cështja do të shkojë në gjykatë, pritet të merret në fund të shtatorit. Hoeness u la i lirë në mars pasi pagoi 5 milionë euro si garanci. Në muajin prill në një intervistë për një revistë gjermane ai pranoi se kishte kursyer miliona euro nga taksat, falë sekretit bankar zvicëran.
Posted on: Thu, 08 Aug 2013 17:55:14 +0000

Trending Topics



stbody" style="min-height:30px;">
Attention Business Owners! Did you know that President Obama has

Recently Viewed Topics




© 2015