Horoskopi ditor, 25 korrik 2013 Dashi Zjarri i pasionit do - TopicsExpress



          

Horoskopi ditor, 25 korrik 2013 Dashi Zjarri i pasionit do rindizet gjate kësaj dite për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do e keni me te lehte te flisni hapur me partnerin dhe t’i shprehni dëshirat tuaja. Beqaret do ndihen ne forme dhe gati për te kërkuar dashurinë. Bëjini sytë katër sepse mundësitë nuk do mungojnë aspak. Financat nuk do jene problematike, por ju duhet te vazhdoni ti menaxhoni me kujdes ato. Demi Nuk do bini për çdo gjë dakord me atë qe keni ne krah sot, por serish marrëdhënia mes jush do jete e ngrohte dhe jo problematike. Beqaret nga ana tjetër do jene me më shume fat dhe do ndihen me te plotësuar se kurrë. Personi qe ata do takojnë do iu përshtatet ne perfeksion. Financat do jene gjate gjithë kohës te qëndrueshme. Nuk do keni për çfarë te shqetësoheni ne këtë plan. Binjaket Planetët do iu ndihmojnë gjate kësaj dite qe ta bindni partnerin te beje ato qe ju dëshironi. Dialogu dhe bashkëpunimi do mbizotërojë gjithë kohës. Beqaret do jene specialiste te joshjes do bëjnë për vete cilindo qe do pëlqejnë. Me shume gjasa do ndryshojnë edhe status. Financat do jene te mira kështu qe mund te merrni edhe ndonjë vendim te rëndësishëm. Gaforrja Ambienti ne jetën tuaj ne çift do jete shume i ngrohte sot. Do filloni te mendoni për disa projekte te përbashkëta te cilat do iu afrojnë edhe me tepër me njeri-tjetrin. Beqaret do kenë ndryshime te rëndësishme ne jetën e tyre sentimentale. Ne planin financiar nuk është momenti i duhur për te filluar operacione te mëdha po për te bere investime. Luani Duhet te jeni shume te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite sepse përndryshe do keni debate te zjarrta me te. Nëse toleroni edhe pak me tepër gjerat do shkojnë akoma me mire. Beqaret do argëtohen pa fund nen praninë e miqve te tyre te ngushte dhe nuk do e ndiejnë mungesën e dikujt tjetër ne krah. Ne plani financiar tregohuni te arsyeshëm dhe menaxhojini me kujdes ato te ardhura qe keni. Virgjeresha Dite shume e qëndrueshme dhe aspak problematike kjo e sotmja për te dashuruarit. Nëse partneri iu propozon te provoni eksperienca te reja, mos refuzoni. Beqaret do kenë një surprize ne momentin qe me pak e presin. Ka mundësi qe gjithçka te marre një tjetër drejtim për ta. Financat do jene te mira, prandaj mund te bëni edhe ndonjë shpenzim me tepër sot. Peshorja Kushtojini me tepër vëmendje atij qe dashuroni sot nëse doni qe gjerat mes jush te shkojnë me se miri. Nëse do përgatisnit ndonjë surprize te këndshme ai do ndihej edhe me mire. Beqaret me mire te qëndrojnë edhe sot vetëm sepse përndryshe do përballen me zhgënjime. Ne planin financiar nuk duhet te rrezikoni me shume sesa duhet duke kryer shpenzime marramendëse. Akrepi Marsi, planeti i dëshirave dhe seksualitetit do ndikoje se tepërmi ne jetën tuaj sentimentale sot. Dita do jete e mrekullueshme dhe e mbushur me emocione te forta. Beqaret me shume gjase do kenë një takim te rëndësishëm. Tregojeni veten ashtu si jeni, mos kërkoni te imitoni dike tjetër. Klima ne sektorin e financave nuk do jete e ngrohte. Kujdes! Shigjetari Do e joshni pa fund atë qe keni ne krah sot dhe atij as qe do i shkoje ne mendje te shohë dike tjetër. Për te ju do jeni muza me e bukur dhe me e dëshiruar. Beqaret do ndihmohen nga Venusi, perëndesha e dashurisë. Një miqësi e hershme do shndërrohet ne diçka me tepër. Ne planin financiar duhet ta shtrëngoni paksa rripin qe te mos keni vështirësi. Bricjapi Nëse nuk jeni shume te sigurte për jetën tuaj ne çift dhe hezitoni te merrni vendime te rëndësishme, me mire mos hidheni asnjë hap dhe flisni hapur me partnerin. Beqaret nuk do jene ende gati te krijojnë një lidhje serioze dhe do i humbin te gjitha mundësitë qe do iu jepen. Ne planin financiar do jeni me pak rigoroze ne menaxhimin e te ardhurave qe keni. Ujori Nuk do jeni ne humor te mire gjate kësaj dite dhe do debatoni ashpër me personin qe keni ne krah. Kujdes sepse nëse edhe ai nuk do jete ne qejf mund te keni probleme te mëdha. Beqaret do takojnë një person me te cilin do iu linde menjëherë dëshira për te krijuar një lidhje. Ne planin financiar ka ardhur koha te përballeni drejtpërdrejt me problemet qe do iu dalin. Peshqit Jeta juaj ne çift pritet te ketë ndryshime te mëdha gjate kësaj dite. Do tregoheni me te hapur me atë qe keni ne krah dhe gjithçka do shkoje për mrekulli. Beqaret me shume gjasa do fillojnë një lidhje serioze dhe do ndihen me ne fund te plotësuar. Financat nuk do jene aspak problematike, madje për disa mund te ketë edhe ndonjë përmirësim te vogël.
Posted on: Thu, 25 Jul 2013 06:37:45 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015