I nderuar Auron Une jam larg vendit prej 12 vjetesh tashme por - TopicsExpress



          

I nderuar Auron Une jam larg vendit prej 12 vjetesh tashme por nuk kam pushuar nje dite te mendoj per vendin ku kam lindur. Nuk vuaj nga nacionalizmi por vuaj per ata qe jane lene pas dore dhe kur fillojne te buzeqeshin dikush del dhe ju ngrin ate buzeqeshje qe thuajse eshte e trishtueshme per popullin tone te shumevuajtur. Une doja te shkruaja ju per disa gjera qe nuk me mundojne vetem mua por edhe ju edhe shume te tjere qe e shohin kulturen e Shqiperis nga nje kendveshtrim tjeter. Ju jeni nje nga ata qe keni ngritur emrin e Lord Byron ne Shqiperi ne nje piedestal tjeter dhe kjo eshte nje arritje madhe kulturore. Te gjitha projeketet qe ju jeni perfshire, nuk mund te them pervec te faleminderit qe dikush ne te vertet mundohet te rrisi interesin per vendin tone I cili nuk eshte me histori te lavdishme por ka histori teper interesante. I dashur Auron une doja te te thoshja se pari: ju lutem konsideroni ndertimet qe po behen buze detit. Ato duhet te behen me planifikime ne akordim me infrastrukturen dhe te arrihet nje balance e duhur ne cdo krahine turistike. Nuk ka ardhur ende koha qe Shqiperia te ndaloj teduket si kantier ndertimi? Nuk ka ardhur koha qe njerez qe duan te pasurohen ne kurriz te kultures dhe bukuris se vendit, dhe tu thuhet mjafte me? Nuk ka ardhur koha qe politikanet te udhehiqen nga parimet humane dhe civile qe te pushojne te kene nevojen e bisnesmeneve duke plotesuar deshirat e njerezve qe nuk e dine se sa ushqim kane gelltitur poshte? Sa kohe ju duhet politikaneve te bashkohen nen cadren e dashuris per vendin/popullin/ dinjitetin e tyre/ pavaresine e tyre dhe femijet e tyre qe te sigurojne nje te ardhme ku barazia dhe civilizimi I vendit do te dominoje? Po ashtu I dashur Auron doja te te thoshja dicka rreth edukimit te njerezve ne Shqiperi- Ju me mire se kush do tjeter vlereson antikitetin. Po ashtu si ju Lord Byron vdiq ne Greqi per te shpetuar Greqin nga Otomanet. Ju ashtu si une e dime qe Lord Byron ishte edukuar qe te ishte nje zoteri po ashtu dhe John Hobbhouse dhe Edward Lear dhe te tjere si keta. Keta zoterinj qe ishin aristokracia Angleze, ishin edukuar ne Oksford ku dhe sot e kesaj dite ka si qellim te edukoj njerezit se si te jeshe nje xhentelmen dhe se si te jesh nje zonje. Ashtu si ju dhe une e di qe Anglezet edukonin femijet e tyre me dashurin per Lashtesin Greke dhe Romake. Anglezet kane qene shume larg ketyre dy vendeve por si ne asnje vend tjeter te qenit zoteri eshte bazuar mbi ate cfare ndodhte ne Greqin e Lashte. Kurse ne qe jemi ngjitur me Greket dhe jo per fajin tend ose timin ky lloje edukimi nuk koncpetohet ende. A thua qe Rilindja e Shqiperis do te ngrej dhe aspiroj keto vlera te demokracis se vjeter Greke? Thua qe ka ardhur koha qe Shqiptaret qe aspirojne Bashkimin Europian te behen pjese e saj jo duke ju lutur por duke e merituar sepse Romaket dhe Greket e Lashte kane lene gjurme ne cdo pellembe te tokes Shqiptare? Le te shpresojme qe kjo faze e re do te ngrihet mbi shtratin e vjeter por do inspiroj te rinjte qe te mendojne te kontribojne ne vendin e tyre! Le te shpresojme qe te rinjte te mos inspirojne te shkojne ne Amerike ku rruget nuk jane shtruar me flori/ dhe me e keqja eshte se nuk jane shtruar fare dhe me e keqja akoma eshte se na presin ne qe ti shtrojme ( thenie e nje italiani qe emigroj ne Amerike ne fillim te shekullit njezete). ( nje mesazh I derguar Auron Tares direct)
Posted on: Sun, 04 Aug 2013 18:25:32 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015