Joakimi dhe Ana prindërit e Shën Marisë Edhe Anën (hebraisht - TopicsExpress



          

Joakimi dhe Ana prindërit e Shën Marisë Edhe Anën (hebraisht do te thotë hir) edhe Joakimin (hebraisht do te thotë Perëndia nxit), prindërit e Perëndilindëses, nuk i gjejmë në Ungjill, por në apokrifet dhe sidomos në Protoevangjelin e Jakovit (mesi i shek. të 2-të). Ky ruan një traditë shumë të vjetër, autentike të paktën për sa i përket bazës së saj. Kështu Kisha, edhe pse i hodhi poshtë apokrifet, pranoi disa rreth gjenealogjisë dhe rinisë së Shën Marisë, kështu që ato ndikuan në liturgjikë, himnologji dhe ikonografi. Veç kësaj, nga apokrifet merr material edhe Shkrimi i Shenjtë (p.sh. Jud. 9). Pra, çifti shpresëtar dhe i pasur, sipas të gjitha gjasave nga Jerusalemi, pasardhës të mbretit David (e diela pas Lindjes së Krishtit), edhe pse sterilë dhe të moshuar, vajtonin dhe luteshin që t’iu hiqej turpi i mosbërjes fëmijë. Atëherë mungesa e fëmijës konsiderohej si turp, për disa arsye të caktuara. Ana premtoi se do t’ia kushtonte Perëndisë fëmijën e famshëm që do të lindte, siç e lajmëroi engjëlli. Ajo lutej në kopsht, ai në mal. Dhe me të vertëtë, ajo mbeti shtatzënë (9 Dhjetor) dhe lindi Marinë (8 Shtator). Në moshën trevjeçare ia besojnë kryepriftit Zaharia, i cili e fut në të Shenjtat e të Shenjtëve të Tempullit të Jerusalemit (21 Nëntor). Ajo qëndron aty nën mbikqyrjen e priftërinjve për nëntë (ose dymbëdhjetë) vjet, duke u ushqyer nga engjëlli, derisa i dorëzohet Josifit (e diela pas Lindjes së Krishtit), i cili ishte i ve. Ai thuhet se është i biri i vëllait të Anës, si Saloma (3 Gusht) dhe Elisaveta (24 Qershor), të cilat thuhet se janë bijat e motrave të saj. Pra, ato ishin kushërira të para të Marisë dhe, rrjedhimisht, Pararendësi (7 Janar) ishte kushëri i dytë me Krishtin. Mirëbërësja Ana fjeti në moshën 69 vjeçare, ndërsa Joakimi në moshën 80 vjeçare. Kështu Virgjëresha mbeti jetime në moshën 11 vjeçare. Më 9 shtator, një ditë pas lindjes së Shën Marisë, bëhet mbledhje për nder të prindërve të saj, ndërsa sipas shumë dëshmive kremtohet sot fjetja e të dy prindërve të Nënës së Perëndisë. Së fundi, në skitën e famshme të Nënës së të Tërëshenjtës në Malin e Shenjtë ruhet këmba e saj e majtë, që bën mrekullira.
Posted on: Thu, 25 Jul 2013 06:23:05 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015